LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkesa publike e gazetarit/ Prangat e gabuara policit të Mamurrasit

14 Prill 2021, 09:36, Aktualitet CNA
Kërkesa publike e gazetarit/ Prangat e gabuara policit të Mamurrasit

Gazetari Arsen Rusta i ka bërë një kërkesë publike tre zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit.

Rusta kërkon t?i hiqen prangat policit të Mamurrasit të prangosur pasi për efekt të detyrës u vetëmbrojt.

Mes të tjerash gazetari i këkron zyrtarëve të lartë të policisë që të marrin në mbrojtje stacionin e Mamurrasit e çdo qyteti e qyteze.

Nga Arsen Rusta

Kërkesë publike!
I nderuar z.Ardi Veliu, i nderuar z.Tonin Vocaj, i nderuar drejtues z.Gjovalin Loka. Hiqni prangat policit të Mamurrasit të prangosur pasi për efekt të detyrës u vetëmbrojt. Kreu një shërbim, kontrolloi tek një lokal për lojëra fati.
Kur ndërroi turnin “gangsterët” banditë i prenë rrugën me Porche dhe nisën ta përçudnojnë, dhunojnëe përdhosin.
Polici? Përdori armën. Fillimisht qëlloi në ajër, pastaj duke u dhunuar sërish humbi kontrollin.Tani fati e deshi pa viktima. Po sikur polici të mos kishte përdor armën askush s?do e mësonte se mes qyteteve tona Far Ëest policët rrihen nga të fortit.
Po kurrë rrihen e dhunohen policat, po arsimtarët, mjekët, shërbyesit publik.
Të nderuar drejtor Veliu, Vocaj, e Lokaj. Mereni në mbrojtje stacionin e Mamurrasit e çdo qyteti e qyteze. Nëse ju nuk mbroni policët si do mbrojnë policët qytetarët?
Arma ka rregulla përdorimi por krimi s?ka rregulla për të dhunuar e hakmarrë!
Nga sot ai polic për maksimumi 60 mijë lekë rrogë ka: hasmëri të hapur, familje të kërcënuar, rrogë të munguar, e pranga në duar.
Kjo pasi shërbeu në drejtimin tuaj e uniformën e shtetit tonë.
Nëse ai ka shkelur më shumë ligjin bëjeni publike, por sa thoni zyrtarisht…. s?ka polic që do jap jetën për sigurinë e rendin.

Njoftimi:
Ngjarja ka ndodhur pasi punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Mamurras, në orët e paradites, kanë kryer kontroll në ambjentet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësi e policisë kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit N. V. (M.F), i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Mamurras. Pas sqarimit të situatës, personi është lënë i lirë.
Rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërrruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë D.M. ka qëlluar me armë duke plagosur personat e sipërpërmendur.

Lajmet e fundit nga