Connect with Us

Gjenerali i Teatrit shqiptar/ Piro Mani feston ditëlindjen

Kultura

Gjenerali i Teatrit shqiptar/ Piro Mani feston ditëlindjen

Publikuar

-

Një nga personalitetet më të shquara në historinë e Teatrit shqiptar, Piro Mani feston sot ditëlindjen e 89-të të tij.  Mani ka qenë një regjisor dhe pedagog ku punoi për 25 vjet në Teatrin Kombëtar. Karriera e tij është mjaft e pasur ku numëron mbi 80 shfaqje dhe gjithashtu është nderuar me shumë çmime.

Mjeshtri i madh i regjisë dhe skenave masive, është angazhuar edhe në filma artistike. Ku gjithashtu ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

Piro Mani studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, “ Zonjusha 39 vjet”, Hijet e nates”, “ Pamje nga ura” etj.

LEXO EDHE:  Rokadë në komisariatet e Korçës dhe Pogradecit/ Zbardhen emrat e të larguarve dhe kush i zëvendëson

Prej disa vitesh jeton në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Kostumografia në film dhe teatër

Publikuar

-

Nga

Kostumografia në film dhe teatër

Kur artistët e kostumografisë në Hollivud kanë nevojë për një veshje të periudhës së Mbretëreshës Viktoria të gjysmës së dytë të shekullit XIX apo nga periudha e Mbretit Eduard të Anglisë në fillim të shekullit XX për një film të ri, zakonisht frekuentojnë koleksionisten e objekteve historike Helen Uffner. 72-vjeçarja me banim në Nju Jork ka ofruar kostume e veshje për më shumë se 1000 filma, produksione teatrale dhe sfilata mode gjatë 45 vjetësh. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Nina Vishneva njofton.

Një thesar i vërtetë me veshje të vjetra, ndër to kapelen e Rachel Brosnahan në serialin The Marvelous Mrs. Maisel, trikon që veshi Tom Hanks në filmin The Bridge of Spies, si dhe këmishën e natës me të cilën Angelina Jolie u shfaq në filmin The Original Sin. Veshje të tjera u shfaqën kohët e fundit në filmin ‘US vs Billie Holiday’ dhe ‘Ma Rainey’s Black Bottom’, i cili fitoi Oscar për kostumografinë më të mirë në 2021.

Helen Uffner është themeluese e kompanisë Vintage Clothing, koleksioni më i madh privat amerikan i veshjeve nga periudha të ndryshme. Dhjetëra mijëra artikuj veshmbathjeje dhe zbukurime shoqëruese nga periudha viktoriane e deri në vitet 1980.

Në 1982, Woody Allen po punonte për filmin Zelig dhe kishte shkuar për të kërkuar veshje e kostume në Soho të Nju Jorkut. Ekipi i tij erdhi tek apartamenti im dhe bleu të gjitha rrobat që kisha në zotërim,” tregon zonja Uffner.

Ajo filloi të grumbullojë objekte të periudhave të shkuara që në moshë të re. Kursente para nga puna si kujdestare për fëmijët e fqinjëve. Fillimisht filloi të blinte libra të vjetër, pastaj unaza dhe më në fund kaloi te veshmbathja. Ajo thotë se ky interesim rrjedh nga fakti që familja nuk kishte pasur objekte të vjetra të trashëguara në breza. Pjesa më e madhe e paraardhësve ishin zhvendosur nga Polonia në Belgjikë, shumë prej tyre kishin vdekur në kampe përqëndrimi.

LEXO EDHE:  Tregtonte mallra kontrabandë/ Arrestohet pronari i biznesit

LEXO EDHE:  Foto-Arjola feston ditëlindjen/ Erion Veliaj ka një urim special për të

Më pëlqejnë shumë gjërat e vjetra. Sikur dëgjoj prej tyre historitë e shkuara. Dikur këto ishin gjëra të dashura për dikë,” thotë ajo.

Zonja Uffner gjente thesare ndër zotërime të trashëguara dhe fillimisht i shiste. Por me kalimin e kohës iu bë e vështirë t’i nxirrte nga dora. Ajo filloi t’ua huazonte zotërimet e saj regjisorëve të filmave dhe organizatorëve të sfilatave. Pasi përfundojnë filmimet, aktorët duhet t’i kthejnë kostumet, por nuk ndodh gjithmonë.

Ofruam shumë veshje për filmin The Irishman. Dy prej artikujve do të përdoreshin nga personazhi i interpretuar nga Robert De Niro. Një palë pizhama dhe një robdisham. Nuk na i kanë kthyer,” tregon ajo.

Veshjet mund edhe të dëmtohen gjatë xhirimeve. Ekipi realizues i filmit Titaniku nuk mund të garantonte se veshjet do të ktheheshin të padëmtuara, prandaj zonja Uffner vendosi të mos ofrojë gjë nga koleksioni i saj:

Vendosa të mos jap për këtë film. Mësova më vonë se kishin dëmtuar shumë veshje”.

Falë realizimeve teatrale të Hollivudit, apo produksioneve televizive, si dhe sfilatave të modës, ka kërkesa të vazhdueshme për zotërimet unike në koleksionin e zonjës Uffner.

Për 45 vjet, zonja Uffner ka luajtur një rol kritik në mijëra filma, produksione teatrale dhe projekte të tjera. Pasioni i saj ka ndihmuar që klientët e saj të fitojnë katër çmime Emmy dhe një Oscar, si dhe vlerësime të tjera.

Pandemia e ka ulur kërkesën, por puna po rigjallërohet përsëri.

Zotërimet e saj gradualisht po rikthehen në vëmendjen e ekipeve realizuese që i sjellin pranë nesh përmes ekranit të filmit./euronews

LEXO TE PLOTE

Kultura

Koço Qendro, kolosi i teatrit shqiptar feston 94 vjetorin e lindjes

Publikuar

-

Nga

Koço Qendro, kolosi i teatrit shqiptar feston 94 vjetorin e lindjes

Aktori i madh shqiptar Koço Qendro sot feston ditëlindjen. Koço Qendro ka lindur më 15 Maj të vitit 1927.

Qendro është i njohur për kryerolin e tij si Harpagoni nga vepra e shkrimtarit të njohur francez, Molier, “Kopraci”. Në karrierën e tij artistike, Koço Qendro numëron mbi 120 role.

Me energjinë e tij dhe mimikën ekspresive edhe në moshën 94 vjeçare iu ka rezistuar sfidave të skenës.

LEXO EDHE:  Reshjet e dendura të borës/ Probleme me qarkullimin në Korçë

LEXO EDHE:  Tregtonte mallra kontrabandë/ Arrestohet pronari i biznesit

Harpagoni i Koço Qendros do të mbetet një nga rolet më brilante në teatrin shqiptar.

Disa nga rolet e tij më të spikatura janë:

Kopraci (2018)

Tre ditë nga një jetë (1986) – Kryeplaku i fshatit

Vendimi (1984) – Aleks Xinxa

Agimet e stinës së madhe (1981) – Aleks Lili

Përballimi (1976) – Sefedini

I teti ne bronz (1970) – Ballisti./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

Humbi betejën me COVID-19/ Djali i Guljelm Radojës: Babai s’mundi të më linte amanet

Publikuar

-

Nga

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të ”Artistit të Merituar” Guljelm Radoja, i biri Redi është rikthyer në Teatër, në skenën ku u rrit së bashku me të atin . Emocionet zgjohen, gati koha ka ndaluar aty, kur i ati e merrte në provat dhe ai çapkën kishte shpalosur talentin që trashëgonte nga i ati. Më duket e pabesueshme, nuk e kam pranuar ende largimin e itj, më duket se do të dalë sërish në skenë, do të shfaqet në teatër prapë e do ikin së bashku për në shtëpinë tonë’’- thotë Redi Radoja në një intervistë për News 24.

Djaloshi i cili jeton në Francë prej vitesh ku punon si pianist ka ndarë emocionet nejrëzore, ashtu siç ai e njihte babain, ndryshe nga publiku që e njeh nëpërmjet roleve të filmave të skalitur në mendjen e të gjithëve.

‘’Mjekët i bënë gjithcka, ministrja e Shëndetësisë më mori në telefon e më tha që nëse ne si familje do të donin ta kuronim jashtë shtetit, do ndërhynte ministria, por ne si familje menduam që të gjitha shërbimet po i kryheshin këtu në spitalin e Durrësit ku po kurohej nga disa mjekë. Babai pësoi dy herë goditje autoimunitare . Nuk mundi të më lërë një amanet, por ne flisinim me sy, pasi ai s’pati më fuqi të komunikonte me ne’’- thotë Redi.

Guljelm Radoja njihej si qytetari rebel, aktori i pakompromis. Guljelm Radoja ishte duke kryer prova ndërsa Redi jo më shumë se 5-vjeçar merr nga ambientet e rekizitave një beretë të cilën e çon në shtëpi. Arrestimi i gjyshit të tij për agjitacion e propogandë ka lënë gjurmët në jetën e familjes.

‘’Babai ishte i thjeshtë, popullor , nuk i ka pëlqyer pompoziteti e ndoshta për këtë arsye na la manet që edhe ceremoninë e varrimit ta kishte private, pa u kryer homazhe.’’-zbulon ai.
Djali i dy artistëve, pasi nëna e tij është një violençeliste e njohur, Redi thotë se ishte babai i tij që i kërkoi të mos e ndiqte në rrugën e aktrimit. Prej disa vitesh ata banojnë në një banesë sociale të dhënë nga Bashkia pasi shtëpia ku jetuan të gjithë jetën i kaloi ish-pronarit. Duket se dalja i pastrehë nuk u përjetua mirë nga familja e Guljelmit i cili rrallë e më rrallë është parë në teatër vitet e fundit. Daljet publike i takonin në Durrës, homazheve dhe përcelljes së miqve të tij . ‘’Nuk e thërrisnin më, brezi i tij ka patur probleme’’- thotë i biri.

LEXO EDHE:  Foto-Arjola feston ditëlindjen/ Erion Veliaj ka një urim special për të

LEXO EDHE:  Rokadë në komisariatet e Korçës dhe Pogradecit/ Zbardhen emrat e të larguarve dhe kush i zëvendëson

‘’Vëmendja e qeverisë ndaj artistëve të këtij kalibri ka munguar. Nuk ka qënë e duhura’’- shton ai.

Në kinematografi Guljelm Radoja ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj. Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

LEXO TE PLOTE