Connect with Us

Finalja që nuk pritej, ja kur përballen Vllaznia e Skënderbeu për trofeun “e dytë”

Sport

Finalja që nuk pritej, ja kur përballen Vllaznia e Skënderbeu për trofeun “e dytë”

Publikuar

-

Një finale që nuk pritej teorikisht. Dy skuadrat më pak të favorizuara thyejnë parashikimet dhe shkojnë në finale e Kupës së Shqipërisë. Janë Vllaznia dhe Skënderbeu që kualifikohen pasi dolën triumfues në duelet direkte me eliminim ndaj Laçit dhe Teutës, me këto të dyja që ishin ekipet e favorizuara për t’u kualifikuar.

Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2020/21 do të luhet mes “Vllaznisë” dhe “Skënderbeut” dhe do të jetë e dyta në historinë e këtij kompeticioni, ndërsa është parashikuar që të zhvillohet më 30 maj.

Hera e parë kur këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën ka qenë në vitin 1965, ndeshje e fituar nga “Vllaznia”, me rezultatin 1-0.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Kishte probleme bastesh…”, trajneri i Dinamos befason me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Trajneri argjentinas, Marselo Zuleta është rikthyer të flasë për aventurën e tij në krye të Dinamos, e cila zgjati shumë pak.

Në vitin 2008, argjentinasi mori drejtimin e kryeqytetasve, teksa do i drejtonte në kualifikueset e kupave të Europës. Megjithatë aventura në krye të bluve zgjati vetëm 1 muaj, teksa ai u largua pas humbjes me skuadrën nga Bosnjë Hercegovina, Modrika Maksima. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Tercer Futbol”, Zuleta ka thënë se u largua nga Dinamo pasi kishte çështje bastesh dhe probleme të tjera.

“Shqipëria është një vend me futbollistë shumë të mirë. Megjithatë është një vend i vështirë për sa i përket sigurisë. Një vend i komplikuar, por për fat të mirë, unë shkova në një klub të madh, siç ishte Dinamo. U largova që atje, për disa parregullsi menaxheriale, ekipi ra, kishte çështje bastesh. Gjeta një ekip me shumë tifozë, dhe luajtëm në kualifikueset për kupat e Europës. Ishte një përvojë e mirë. Padyshim ishin më inferiorë se Greqia, por duke qenë se ishte një klub i madh në këtë vend, kishte shumë forcë. Në ekip kishim 4 argjentinas, që bënë mirë. Më vonë klubi kishte disa probleme, çështje bastesh dhe na duhej të largoheshim.”,  tha Zuleta.

LEXO TE PLOTE

Sport

Në Francë zbulojnë listën e kombëtares, Deshamp fal Benzema dhe e merr në Europian

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme, trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deshamp do të zbulojë listën zyrtare me 26 futbollistë aë do të grumbullohen për Europianin, i cili starton më datë 11 qershor. Sipas shumë mediave prestigjioze në Francë si Le Parisien apo edhe L’Equipe, tekniku Deshamp ka vendosur të rikthejë në kombëtare Karik Benzema.

Ky i fundit mungon në kombëtare prej vitit 2015 si pasojë e një skandali seksual. Megjithatë, duke parë formën e tij dhe faktit se sulmuesi i Real Madrid sapo u shapll lojtari francez i vitit, atëherë Deshamp po mendon ta falë dhe të harrojë ndasitë e së të kaluarës.

Sigurisht, më një si Benzema në majën e sulmit, kampionët e Botës do të forcoheshin më shumë dhe në këtë formë do të rrisnin shanset për të triumfuar edhe në Europian. Gjithsesi, për të konfirmuar lajmet e mediave franceze duhet të pritet derisa Deshamp të bëjë zyrtare listën.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Skedina e çmendur/ Shitësi i lodrave të seksit pret vetëm titullin e Atletikos

Publikuar

-

Nga

Një tifoz anglez po pret vetëm që Atletiko Madridi të fitojë titullin kampion ë Spanjë, që në llogarinë e tij të derdhen 13 mijë euro.

Karls Eduards, i cili është shitës lodrash seksi, ka vendosur një skedinë, duke zgjedhur 5 skuadrat që fitojnë titullin.

4 deri tani i ka kapur, ku bëhet fjalë për kampionët në 4 kategoritë e futbollit në Angli, Mançester Siti, Noruiç, Hall Siti dhe Çeltenham. Tashmë anglezi pret vetëm Atletikon, për të siguruar plot 13 mijë paund.

Një shifër e madhe parash, ndërkohë që Eduards ka luajtur vetëm 50 cent. Ai po pret me padurim përfundimin e kampionatit spanjoll, ku shpreson që titullin ta fitojë Atletiko, që një ndeshje nga fundi kryeson 2 pikë më shumë se Reali.

LEXO TE PLOTE