LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do marrë vetëm ca vota të PD, jo mandat”/ Murrizi “thumbon” Bujar Çelën: Nuk replikoj me manikina

14 Prill 2021, 17:45, Politikë CNA
“Do marrë vetëm ca vota të PD, jo mandat”/ Murrizi

Kandidati për deputet i PS në qarkun e Fierit Bujar Çela ka ironizuar deklaratën e kreut të Lëvizjes Demokratike Shqiptare Myslim Murrizi, teksa po fliste për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Murrizi një ditë më parë në një intervistë për CNA.al u shpreh se do të merrte një mandat në qarkun e Fierit, ndërsa për Çelën kreu i PLDSH do marrë vetëm disa vota nga PD por jo në nivelin e një mandati.

CNA.al kontaktoi me Murrizin, i cili ?thumboi? keq deputetin e PS duke deklaruar se do replikojë vetëm me deputetë dhe jo me manikina.

?Kush është Bujar Çela? Unë zakonisht komentet i bëj me deputet, Bujari çfarë punon? E ke parë ti ndonjëherë si deputet, ka folur ndonjëherë? Në Parlament paguhen 122 veta.

Ai nuk ka fol asnjëherë dhe unë nuk e njoh për deputet. Unë deputet njoh atë që ka folur. Aty ka dy kategori dhe kështu ka pasur për 30 vjet: Ka deputetë që flain ka dhe makinina që thjesht ngrejnë dorën për të votuar. Unë nuk preferoj të bëj replikë me asnjë lloj manekini, me deputetë po?, tha Murrizi për CNA.al.

Lajmet e fundit nga