Connect with Us

Ditmir Bushati nuk përmbahet ndaj Ramës/ “Po strehon në PS ekzekutorë të financave”

Politikë

Ditmir Bushati nuk përmbahet ndaj Ramës/ “Po strehon në PS ekzekutorë të financave”

Publikuar

-

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Bushati: Na trondite me ikjen tënde të parakohshme

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit e ka lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë.

Gjatë një live në rrjetet sociale, Bushati tha se Rama ka futur në PS persona që e kanë krijuar karrierën politike në PD, duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI po me këtë mënyrë. Ai pretendon se tashmë këta persona ndodhen në PS dhe mund të ofrojnë vetëm blerjen e votave.

Socialisti deklaroi se kreu i qeverisë ka deformuar shtyllat kryesore të të majtëve, duke strehuar në listën e PS ato që i konsideron ekzekutorët e gjakderdhjes financiare të këtij vendi.

Në përgjigjen e tij, Bushati nuk i kurseu kritikat e forta për Partinë Socialiste, teksa tha se ka pranuar njerëz, që sipas tij, e kanë nisur karrierën politike në PD duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI duke blerë vota, dhe tani i ofrohen PS për të blerë vota.

Më tej, ish-ministri tha se tre janë elementët kryesorë për një parti politike, si organizimi, boshti i vlerave programatike dhe rregullat e bashkëjetesës, duke shtuar se për fat të keq në këto vite edhe në PS ka pasur deformime të tyre.

Planet e mia janë ato që i kam bërë publike dua të vazhdoj të kontribuoj në politikë. Dua të punoj për një PS, e cila ka në qendër të vëmendjes këto shqetësime që ngre unë, që kujdeset për interesin publik, që kujdeset për mirëqenien. Për një PS që është partia e intelektit, që është një parti që punon për ekonominë, për një shoqëri tregu. Këto janë ato shtyllat kryesore, që e mbajnë një familje politike së bashku. Tre janë elementet: organizimi, boshti i vlerave programatike dhe rregullat e bashkëjetesës. Kemi parë për fat të keq këto vite, qoftë në PS, deformime të këtyre elementeve. Me keqardhje kam konstatuar dhe identifikuar, si dhe ndarë shqetësimet e mia në forumet e PS.

Njerëzit duhet të dinë për çfarë votojnë, votojnë për një parti me një program të caktuar, një ekip që është i gatshëm të marrë në dorë fate te tyre dhe një lider në krye të këtij ekipi. Shqetësimi im kryesor ka qenë dhe mbetet me njerëz që e kanë krijuar karrierën politike në PD, duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI, duke blerë vota, dhe sot i ofrohen PS, për të blerë vota. Apo njerëz që e kanë nisur në Partinë Demokristiane dhe sot janë me PS. Ne nuk mundet ta banalizojmë apo zëvendësojmë rolin e aktivistit politik me rolin e një interesaxhiu, që i ofrohet një partie thjesht dhe vetëm për të marrë një vend pune. Unë do vijoj të bëj thirrje për respektimin e disa standardeve, për integritetin e tyre moral, profesional, dhe jo për të strehuar në listën e PS ato që i konsideroj ekzekutorët e gjakderdhjes financiare të këtij vendi. Mendoj se përmes vetëkorrigjimit PS do të ishte dhe do të jetë edhe më e fortë”, tha ish-ministri Bushati.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bomba” e Ristanit/ Basha fitoi 12 milionë dollarë nga humbja në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit 2021, shënuan një tjetër dështim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ajo çfarë e bën edhe më të turpshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve është fakti që kryeministri Edi Rama, pas tetë vitesh qeverisje me një mijë e një bëma dhe gjëma arriti të ruante pothuajse të njëjtat kuota me vitin 2017, ndërsa Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, edhe pse me një rritje të vogël në krahasim me 2017, sërish kishte një rezultat më të ulët se në 2013.

Rezultati katastrofik i zgjedhjeve të 25 prillit ka shtuar edhe zërat për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Mes zërave që kërkon largimin e Bashës është edhe Arben Ristani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Basha pro Ramës/ Të gjithë kundër studentëve

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit Kombëtar/ Aleanca ngre padi në Danimarkë ndaj Ramës dhe Veliajt

Por përtej kërkesës për largimin e Bashës një ditë më parë, Ristani ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

Sipas Ristanit, Lulzim Basha po e përdor partinë për biznes dhe PD është bërë si një ndërmarrje tregtare.

Nga studio e emisionit të “Të Paekspozuarit”, Arben Ristani po ashtu tha se Basha ka fituar 12 milionë dollarë në këto zgjedhje.

“PD është bërë si një ndërmarrje tregtare. Ka fituar 12 milionë dollarë, në këto zgjedhje zotëria”-tha Ristani.

Pas kësaj deklarate të Arben Ristanit, Lulzim Basha duhet të sqarojë ku shkuan 12 milionë dollarët?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Shqipëria mbështet paqen në rajon

Publikuar

-

Nga

Meta uron besimtarët për Fitër Bajramin dhe i bën thirrje për të mbrojtur demokracinë

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

Sipas Metës, Shqipëria do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”, shkruan Meta në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma dhe bandat/ Pse heshti deputetja e Bashës kur mori ofertat e krimit?

Publikuar

-

Nga

Grida Duma, e cila arriti të merrte mandatin për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit, ka folur sërish për banda dhe oferta.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Grida Duma ishte drejtuese politike në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, ku PD humbi edhe pse konsideroheshin si bastione të saj.

Pas humbjes Duma, është shfaqur duke folur për banda dhe oferta.

Të njëjtën deklaratë e ka përsëritur edhe mbrëmë në një emision televiziv, në Syri Tv.

E kam parë me sytë e mi atmosferën, se çfarë do të thotë kur një burri shteti i vjen oferta për të marrë peng biznesin, administratën për të përfshirë krimin, por që e refuzoi.  Edhe sot, Basha e ka pasur këtë mundësi.

Të vijë në pushtet përmes bandave, ka pasur oferta.

Nëse ka një pikë pozitive që duhet që Partia Demokratike të jetë krenare, është që ka një kryetar që nuk bashkëpunon me bandat për të ardhur në pushtet,”- është shprehur Duma.

Po cilat janë bandat? Pse Grida Duma nuk i ka dërguar në Prokurori, që në kohën kur i ka marrë këto oferta dhe ia ka prezantuar Lulzim Bashës?

PD dhe Lulzim Basha, çdo ditë dalin e thonë, se u janë vjedhur votat se është bërë masakër elektorale, por nuk japin prova, vetëm deklarata politike.

LEXO EDHE:  Koalicion i mundshëm me PS?/ Përgjigjet Kryemadhi

LEXO EDHE:  Tritoli i makinës në Vlorë/ Dalin detaje: Ditët e fundit Benzi përdorej nga gruaja

Grida Duma del dhe thotë se nuk i fituan zgjedhjet, pasi nuk pranuan ofertat e bandave.

Nëse janë reale këto që thotë, Duma, nëse ajo ka njohur banda, banditë dhe ofertat e tyre, por ka heshtur dhe nuk i ka denoncuar në organet e drejtësisë, atëherë duhet të jetë e para zonja Duma që duhet të hetohet.

Pas saj edhe Lulzim Basha, duhet të japë llogari para drejtësisë.

Se s’ mund të flasësh ditë e natë për banda, pazare dhe oferta dhe të vazhdosh sikur mos  të ketë ndodhur asgjë.

Grida Duma ose duhet të mbajë përgjegjësi për atë që deklaron dhe të japë prova tek organet e Prokurorisë, ose duhet të thotë që gënjen dhe mashtron, se s ‘ka takuar kurrë banda dhe se nuk ka marrë kurrë oferta prej tyre.

E kanë bërë standart të dalin në media e të përhapin terror në opinionin publik dhe më pas të hiqen sikur s’ka ndodhur asgjë.

Grida Duma, bën sikur s’ka thënë, asgjë, policia dhe prokuroria ,sikur s’kanë dëgjuar asgjë dhe gjithçka mbetet pa përgjegjësi thjesht në kuadrin e deklaratave politike./CNA.al

LEXO TE PLOTE