Connect with Us

Dështon mitingu i Ferdinand Xhaferajt/ Demokratët braktisin takimin elektoral

Politikë

Dështon mitingu i Ferdinand Xhaferajt/ Demokratët braktisin takimin elektoral

Publikuar

-

Dështon mitingu i Ferdinand Xhaferrit/ Demokratët braktisin takimin elektoral

Takimet elektorale nga ana e Partisë Demokratike janë parë me shumë shqetësim për shkak se në një situatë pandemie, grumbullimet kanë qenë masive, pa snjë distancim apo masë mbrojtëse.

Por ndryshe nga herët e tjera, sot ra në sy takimi i kandidatit të PD Durrës Ferdinand Xhaferaj, i cili në një takim me banorët në zonën e plazhit është parë me një numër të limituar mbështetësish.

Një miting, i cili dështoi në mënyrë të papritur, por që për Xhaferajt u interpretua si një reflektim nga ana e tyre për të zbatuar masat anti Covid.

Zgjedhjet po afrojnë dhe PD arrin të gëzojë veten me thirrje të paramenduar, ku në çdo qytet ku do të shkojë Lulzim Basha, njerëzit njoftohen që të dalin në shesh me makina, për të krijuar iluzionin e shumë njerëzve.

LEXO EDHE:  Aksident në Durrës/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Deri tani, opozita ka qenë e vetmja që nuk ka zbatuar masat anti covid, duke u kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha: “Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të njihet kurrë”

Publikuar

-

Nga

Basha: "Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të njihet kurrë".

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit ishin një masakër elektorale dhe se rezultati i tyre nuk do të njihet kurrë.

Zoti Basha tha gjatë një tubimi në Durrës me përkrahës të opozitës se në zgjedhjet e përgjithshme krimi i organizuar tjetërsoi vullnetin e votuesve, Partia Socialiste shfrytëzoi gjerësisht burimet shtetërore dhe ndodhi shitblerja e votave për qeverinë dhe pavlefshmëria e fletëve të votimit në masë të madhe.

“Ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të ardhmen e tyre e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi” – tha kryetari i PD-së.

Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme flasin për një fitore të Partisë Socialiste me 74 mandate, Parti Demokratike dhe aleanca e saj morën 59 mandate, aleatja tjetër e saj që garoi më vete, Lëvizja Socialiste për Integrim mori 4 mandate, ndërsa Partia Social-Demokrate fitoi 3 mandate dhe shprehu gadishmërinë të bashkëpunojë me socialistët.

Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe BE, u bënë thirrje forcave politike dhe udhëheqësve të tyre që të pranojnë vendimin e votuesve, duke shpresuar në respektimin dhe certifikimin e rezultateve dhe funksionimiin efektiv të institucioneve demokratike të vendit, që dalin nga këto zgjedhje.

Përfaqësues diplomattikë nga Uashingtoni dhe Brukseli theksuan se mbështesin raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, sipas të cilit, zgjedhjet ishin të mirorganizuara nga administrate zgjedhore, fushata ishte gjithëpërfshirëse dhe dita e zgjedhjeve ishte e qetë.

Po ashtu vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve theksuan se partia në pushtet përdori burimet qeveritare në fushatë dhe mori avantazh nga kjo.

Por zoti Basha tha se gjatë një viti opozita u ka dëshmuar me fakte institucioneve ndërkombëtare krimet zgjedhore të Partisë Socialiste dhe të kryeministrit Rama, ndërsa dhe gjithë prokuroritë e vendit janë 180 padi për këto krime para dhe pas ditës së zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Agron Duka tregon aksionin e PAA-së për zgjedhjet e ardhshme

LEXO EDHE:  Agron Duka tregon aksionin e PAA-së për zgjedhjet e ardhshme

Kjo, sipas tij, është një sfidë edhe për drejtësinë e re edhe për KQZ-në, ku opozita kërkoi pavlefshmërinë dhe rivotimin në 9 nga 12 qarqe të vendit.

Një grup figurash të njohura të Partisë Demokratike i kanë kërkuar zotit Basha të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, dhe shpalljen e garës për kryetar të ri dhe forume të reja drejtuese.

Megjithatë kërkesat e tyre për dorëheqje të zotit Basha vijnë në një kohë, kur mandati i tij i rregullt skadon në korrik, kur priten edhe hapa të tjera në këtë drejtim.

PD dhe LSI kanë depozituar një seri ankesash në KQZ, duke kërkuar rivotim në 3/ 4 e qarqeve të Shqipërisë, për shkak të manipulimeve dhe presioneve të shumta, që ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve.

Partia Socialiste i ka hedhur poshtë këto akuza, duke pohuar se fitoi një mandat të tretë për të qeverisur vendin, pasi fitoi besimin e qytetarve për mirëqeverisje, dhe menaxhimin e krizave të pandemisë Covid dhe të tërmetit.

PS i ka bërë thirrje PD-së që të bashkëpunojnë për reforma me rëndësi për të ardhmen e vendit.

Në KQZ vazhdojnë të shqyrtohen kërkesat e opozitës. Edhe OSBE/ODIHR po përgatit një raport të plotë mbi zgjedhjet, ndërsa në raportin paraprak theksoi se procesi zgjedhor rezultoi të ishte i suksesshëm në përgjithësi, ndonëse vëzhguesit morën shumë pretendime për shitblerje votash, të cilat po hetohen.

Ata dënuan tensionimet dhe vrasjen e një personi në Elbasan dhe plagosjen e disa të tjerëve disa ditë para votimit.

Vëzhguesit pohuan se ministrat vazhduan fushatën me burime shtetërore, ndërsa nëpunësit e administratës, sipas tyre, patën presione dhe stimuj për të mbajtur anën e qeverisë./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Papagallët e Lulit/ I njëjti tekst në çdo deklaratë

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha po mundohet me çdo formë dhe mënyrë për të justifikuar humbjen e radhës që mori në 25 prill dhe dënimin e PD me katër vite të tjera në opozitë. Pas disfatës në zgjedhje, zërat për largimin e tij u shtuan nga dita në ditë, ku përveç ish përfaqësuesve të PD edhe qytetarët e thjeshtë demokratë po kërkojnë riformatim të partisë.

Frika e Bashës është e madhe, dhe për të mbuluart dështimin, ka nxjerrë papagallët e tij, të cilët në çdo dalje për media përsërisin të njëjtën deklaratë. Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Enkelejd Alibeaj apo Jorida Tabaku të cilët arritën të merrnin mandatin e deputetit dhe me “madhështë” përsërisin se vjedhjet janë të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi dhe se PD po nxjerr çdo ditë fakte të reja.

LEXO EDHE:  Kryemadhi bën llogaritë/ Ja pse më leverdis të futem në zgjedhje me Edi Ramën

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Ruçit/Do ngelemi pa Parlament!

Çdo ditë Partia Demokratike po bën publik gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimji Doshi-Rama-Rakipi”, thuhet në deklaratën e përsëritur të tyre.

Por mesa duket papagallët e Lulit ende nuk e kanë kuptuar se PD i ka shanset shumë të vogla, për të mos thënë zero që të vijë në pushtet nën drejtimin e Bashës.

Ky është një fakt, pasi ky i fundit në çdo proces zgjedhor ka dështuar dhe madje thellë, duke lënë pa asnjë përfaqësim demokratët dhe njerëzit që vërtet e duan partinë dhe kanë dhënë shumë për të pa asnjë lloj interesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi, grup armiqësor me rojen e shkollës

Publikuar

-

Nga

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi grup armiqësor me rojen e shkollës

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi  dhe shtetasit Pëllumb Nanaj.

Ky i fundit rezulton të jetë roje shkolle në Fier, por demokratët duket se e kanë futur në ‘listën e zezë’, pas humbjes së tyre.

Në shkresën që mban datën 31 mars, PD e akuzon këtë të fundit se ka bashkëpunuar me Subashin e Ruçin për të zhvilluar takimet elektorale në aborrin e shkollës.

Madje demokratët akuzojnë se ky i fundit është punësuar nga socialistët me qëllim për ti marrë votën me 25 prill.

Ndoshta Nanaj mund të jetë vërtetë një mbështetës i socialistëve, por të paktën demokratët t’i gjenin një bashkëpunëtorë më serioz Gramozit, jo rojen e shkollës, pasi mirë që humbin por nuk dijnë as të justifikohen duke rënë në nivel qesharak.

Më poshtë gjeni dhe denoncimimin e çuar në KAZ që CNA.al e ka siguruar nga juristët e PD./CNA.al


LEXO TE PLOTE