Connect with Us

Bujar Çela zbulon shifrën/ Ja sa e paguan LSI blerjen e votës

Politikë

Bujar Çela zbulon shifrën/ Ja sa e paguan LSI blerjen e votës

Publikuar

-

Fenomeni i shit-blerjes së votës/ Bujar Çela drejton gishtin nga LSI, mesazh qytetarëve

Kandidati për deputet i PS në qarkun e Fierit, Bujar Çela, në një prononcim për CNA.al, ka folur për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Për blerjen e votave, Çela drejtoi gishtin nga LSI, ndërsa e quajti partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi dhe të themeluar nga presidenti Ilir Meta, si llumin e politikës shqiptare.

Sipas tij, LSI paguan 500 euro për marrjen e kartave të identitetit, ndërsa për mitingje e gjëra të tjera 200 mijë lekë.

Përsëri vazhdon ajo historia e vjetër po e asaj që e prodhoi dhe e sajoi fenomenin e shit-blerjes së votës, ajo motra e të dyve e cila është një produkt i të dy palëve dhe të bashkohen në një forcë që e quajnë gjasme për integrim, por në fakt  është forca më llum i politikës shqiptare. Ata janë ata që qarkullojnë me 500 euro me marrje kartash, me 200 mijë lekë për mitingje e të tjera.

Edhe sot ishte një takim i LSI, një forcë gjigante e flamujve por që pa njerës, vetëm me mercenarë. Ata janë parti e lekëve të pafund të Ilir Floririt të cilat janë një materian i gjallë i SPAK për të çuar atë në drejtimin e duhur”, u shpreh ai për CNA.al.

Gjithashtu, socialisti ka dhënë edhe një mesazh për qytetarët, të cilëve i kërkoi të mos bëjnë më eksperimente që rëndojnë në kurriz të tyre.

LEXO EDHE:  Nga investimi në lokal tek puna në drejtësi/ Pasuria e gjyqtarit që u kërcënua në seancë

Unë qytetarët i kam aleatin e vetëm, nuk jam nga ata që përdor shumë median, flamurin dhe podiumet. Jam si qytetarët, qaj hallet me ta, jetojmë bashkarisht. Kur u mungon atyre uji, energjia, rruga më mungon edhe mua. Së bashku kemi arritur që të kombinojmë mirë, bashkëjetojmë bashkë dhe jemi një derë e hapur për të dy palët, ata për mua dhe unë për ata.

I bëj thirrje që në 25 prill ata do të votojnë për punët e bëra, për projektet e nisura edhe për të realizuar dëshirat e tyre për ta bërë Shqipërinë në të vërtetë ashtu sikurse kemi 30 vjet jo brohorasim, por ulërijmë duke thënë se e duam Shqipërinë si gjithë Europa, por jo në kushtet që duhet të hyjmë në Europë. Qytetarët duhet të na mirëkuptojnë, jo të na falin, të na vlerësojnë drejt, duke mos i krijuar Shqipërisë më eksperimente se boll kemi bërë eksperimente në kurrizin e tyre. Ne fitoren e kemi, vetëm se duam ta thellojmë atë”, theksoi Çela./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hapja e kutive të Beratit/ LSI: Dhjetëra raste të votimit të shumëfishtë

Publikuar

-

Nga

Hapja e kutive të Beratit/ LSI: Dhjetëra raste të votimit të shumëfishtë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka deklaruar se hapja e kutive të Beratit ka faktuar masakrën zgjedhore, siç e quan ai 25 prillin.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se janë evidentuar me dhjetëra raste të votimit të dyfishtë. Ndërkohë, sipas tij, KQZ ka futur duart në kutitë e materialeve zgjedhore.

Regimi i plotë:

Hapja e kutive te Beratit i nxjerr bojen totalisht masakres zgjedhore te 25 prillit!

Dhjetëra raste te votimit te shumefishte!

19 persona kane votuar 53 here kjo eshte konstatuar vetem ne disa kuti te hapura te Beratit.

Skandal, KQZ fut duart ne kutite e materialeve zgjedhore. Fut nga jashte materiale qe nuk jane ne kutine e materiale zgjedhore.

Raporti PEI i konfirmuar edhe nga numeruesit socialiste, dhe nga hapja e sotme e kutive, qe nuk ndodhet ne kutite e materialeve zgjedhore, eshte futur dorazi nga jashte nga ana e administrates se KQZ duke kompromentuar te gjithe procesin

Ne kutite e materialeve qe u hapen nga vete KQZ, shenohet qarte qe mungojne raporti dhe kuponat PEI, nderkohe, nga persona te KQZ jane futur ne listen e materialeve dokumente te cilat nuk ndodheshin ne kuti duke shkaterruar totalisht procesin!

Masakren zgjedhore nuk e mbulon dot më askush.

Denoncimi dhe çmontimi i masakres zgjedhore mafioze mision i shenjte dhe pa kthim!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qytetarët e shkëmbyen me një thes miell”/ Kadilli-Bashës: E ke djegur mundësinë për të kandiduar sërish

Publikuar

-

Nga

“Qytetarët e shkëmbyen me një thes miell”/ Kadilli-Bashës: E ke djegur mundësinë për të kandiduar sërish

Fatbardh Kadilli i cili është vetëshpallur për të marrë drejtimin e PD, ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemoratit Basha, ku tha se shpresa që ai ngjallte të shqiptarët vlente sa një thes miell, ndaj dhe qytetaret nuk e besuan.

I ftuar në Report tv, ai tha se Basha e ka djegur mundësinë e tij për të kandiduar sërish, ndërsa përmendi dhe kauzat që ai ka lënë në mes, që sipas tij e bëjnë të pabesueshëm për qytetarët.

Një politikan nuk ka çfarë të provojë më se provoi dy herë dhe dështoi. E ka mbyllur ciklin e tij politik.

Basha e ka djegur mundësinë e kandidimit në aspektin moral. Njerëzit ishin mësuar se 8 mandate dhe ndërron pushtetin.

Ky vend ka nevojë për njerëz që nuk lënë kauza në mes, që nuk i braktisin, nuk shpikin kauz për të forcuar veten.

Pse nuk e besuan njerëzit Lulzim Bashën, ishte i pabesueshëm, sepse një kauz e lënë përgjysme i jep një shembull të keq qytetarit.

Qytetarët e shëkmëbyen Lulzim Bsshën me një thes me miell, spese shpresa e Lulzim Bashës sa një thes miell vlente”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jemin Gjana “merr në mbrojtje” Bashën/ Në statutin e PD-së nuk është parashikuar dorëheqja

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri në datën 13 qershor. Ky vendim u mor mbrëmjen e djeshme nga Këshilli Kombëtar dhe Karyesia, ku në garë deri tani janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.

Ajo që bie në sy është se kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së u zgjodh Jemin Gjana. Ky i fundit, në një dalje për mediat nga selia blu ka marrë në mbrojtje Lulzim Bashën, duke deklaruar se në statutin e PD-së nuk është e parashikuar dorëheqja.

Do ia paraqesim pastaj kryesisë së partisë të dielën që do të mblidhet për të caktuar kandidaturat që ta miratojë bashkë me kandidaturat modelin që do operohet gjatë procesit të zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve ka një detyrim statutor. Në statut nuk ka detyrim dorëheqje. Pjesë të tjera janë detyrime individuale. Do plotësohet një formular me të cilat do konkurrohet në kryesi për t’u miratuar”, tha Gjana.

LEXO EDHE:  Ja skenarët pas 10 prillit/Nëse PD nuk regjistrohet në zgjedhje LSI kalon në opozitë

LEXO EDHE:  Gabimet në politikë dhe drejtuesi 'de facto' i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

Ditën e sotme grupi ‘Për PD-në’ reagoi në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike duke thënë se komisioni zgjedhor u ngrit në mënyrë të njëanshme, pa u konsultuar me anëtarët e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Sipas Grupit “Për PD” nuk do të ketë zgjedhje të lira për kryetar nëse Lulzim Basha nuk jep fillimisht dorëheqjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE