Connect with Us

Brdariç: Kujdes Skënderbeun, tani gjithçka është në dorën tonë

Sport

Brdariç: Kujdes Skënderbeun, tani gjithçka është në dorën tonë

Publikuar

-

Trajneri i Vllaznisë, Brdariç, u shpreh tepër i lumtur, për suksesin e arritur më sigurimin e një biletë për në finalen e Kupës. Shkodranët triumfuan me rezultatin 1-0 falë golit të Ardit Hoxhajt. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku Brdariç deklaroi:

SI PËRJETOHET PËRSONALISHT KY MOMENT? – Si fillim falenderit. Jam shumë i lumtur për klubin, për tifozët, për skuadrën. Ne e meritonim këtë fitoren. Kemi punuar shumë. Ajo që na ka mbajtur bashkë në ditët më të vështira, është që kemi qëndruar bashkë dhe kjo na diferencon nga ekipet e tjera dhe ishte çelësi për të arritur këtu.

STRATEGJIA- Në filozofinë time si dhe të drejtorit Djarmati, nuk është se suksesi vjen sot apo nesër, ne duhet të punojmë gjatë, është punë progresive. Ne duhet të rrijmë të qetë dhe të vazhdojmë përpara. Ramë poshtë dhe mbijetuam, tani jemi rikthyer dhe do të vazhdojmë përpara. Rruga është vetëm drejtë.

KUPA APO KAMPIONATIN? Deri tani kemi fituar. Pak ditë më parë të gjithë thonin që nuk mund të bënim dot asgjë. Jemi hedhur në sulm (në mënyrën metaforike), tani gjithçka është në dorën tonë.

SULMUESËT- E kam thënë dhe shumë herë të tjera, nuk jemi vetëm 11 lojtarë, jemi ekip i plotë. Të gjithë lojtarët sot bënë mirë, bënë presing lartë. U lodhën pak lojtarët e sulmit, për shkak të presingut, ndaj u detyruam t’i zëvendësonim. Por ata ishin lojtarët kyç të ekipit.

FINALJA- I kemi parë ndeshjet e Skënderbeut. Të gjithë menduan se Skënderbeu u rrëzua dhe do ta kishte të vështirë të ringrihej, por nuk ndodhi kështu. Duhet vlerësim maksimal. Përgatitje maksimale për çdo ndeshje. Rezultati i sotëm do të na ndihmojë shumë edhe për ndeshjet e ardhshme, për të arritur objektivat tona.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

VIDEO/ Fitore me aromë Champions League, Napoli kalon pengesën Fiorentina

Publikuar

-

Nga

Napoli ia del të kalojë pengesën Fiorentina dhe mjafton të fitojë ndeshjen e fundit ndaj Veronës në “Diego Armanda Maradona” për të siguruar kualifikimin në Champions League.

Ekipi i Gennaro Gattusos fitoi 0-2 në Firence. Vendasit rezistuan vetëm një pjesë. Napolit i bëri mirë pushimi dhe në minutën e 56-të gjeti golin e avantazhit.

Penallti për miqtë (e fitoi Amir Rrahmani), Lorenzo Insigne dështoi në tentativën e parë, por kapiteni përfitoi nga topi i rikthyer dhe e dërgoi atë në rrjetë. 11 minuta më vonë erdhi edhe goli i qetësisë.

Piotr Zielinski goditi drejt portës, topi u devijua nga një mbrojtës vendas dhe përfundoi në rrjetë. Përfundimisht 0-2 për Napolin, që siguron një sukses të madh për objektivin Champions.

Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani e filluan ndeshjen si titullarë dhe e luajtën të plotë atë. Tani është radha e “finales” që fundit ndaj Hellas Veronës, aty ku vlejnë vetëm tre pikët.

LEXO TE PLOTE

La Liga

VIDEO/ Fantastik Manaj, shqiptari realizon dopietë me Barcelonën

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj është duke kaluar një moment fantastik me Barcelonën B. Sulmuesi lushnjar, realizoi dopietë në përballjen ndaj Murcias, të vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Off”-it.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Fernandez në minutën e 24-t, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.

Në fragmentin e dytë të lojës, vjen dhe shpërthimi i bomberit shqiptar, i cili në minutën e 47-të, barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në të 64-t, rrëmben skenën me një shpërthim spektakolar nga mesfusha, afrohet bukur në hyrje të zonës dhe godet në mënyrë të kalibruar duke e dërguar topin në cepin e portës. Një gol i gjithi për t’u shijuar.

Barcelona B nuk arriti ta ruante këtë triumf, teksa në minutën e 82-të, vendasit barazuan shifrat me anë të Xemit. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Italia i ngre në piedestal futbollistët”, De Ligt: Në Holandë jam djalë i thjeshtë

Publikuar

-

Nga

Matthijs De Ligt ka dhënë një intervistë të gjatë për mediet holandeze dhe ka folur shumë mbi mënyrën e tij të thjeshtë të jetesës dhe mënyrës sesi i trajtojnë futbollistët në Itali dhe Holandë. Mbrojtësi i Juventusit tregon ndryshimin e madh.

“Nuk vishem me rroba të shtrenjta të dizenjuara vetëm për mua. Jam vetvetja dhe nuk do më shihni asnjëherë të shkoj në stërvitje me një kostum të dizenjuar vetëm për mua. Profesioni im është futbollist. Dua të jem yll në fushë. Ndonjëherë qeshim në klub për rrobat që vesh.

Por kjo nuk ka rëndësi për mua. Ndihem mirë për mënyrën sesi sillem dhe vishem. Gjëja më e rëndësishme është të bëj mirë në fushë. Atëherë të repsektojnë më shumë sesa kur vishesh me rroba të shtrenjta. Në Itali, pavarësisht nëse bën mirë ose keq, mbetesh hero për tifozët.

Këtu të ngrenë në piedestal dhe presin shumë nga ty. Në Holandë isha një djalë normal, që luan futboll. Në Itali futbollistët janë mbi shoqërinë. Më pëlqen vlerësimi që të japin këtu, por më pëlqen gjithashtu të eci në rrugët e Holandës i shpenguar dhe i pashqetësuar nga tifozët”, tregon De Ligt.

LEXO TE PLOTE