LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha firmos tjetër marrëveshje/ “Një angazhim i përbashkët për biznesin e vogël dhe të mesëm”

14 Prill 2021, 11:35, Politikë CNA
Basha firmos tjetër marrëveshje/ “Një angazhim i

Kreu i Parisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shoqatën Kombëtare të biznesit të vogël dhe të mesëm ku firmosi edhe një marrëveshje.

Sipas tij, ky është një angazhim i përbashkët në mbështetjen e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm. Kreu i PD theksoi se ky biznes është shpirti i lëvizjes përpara të shoqërisë dhe se PD është shtëpia e sipërmarrjes së lirë.

?Për mua personalisht ka qenë një objektiv parësor që forcën politike që lindi me idealet e lirisë, demokracisë dhe tregut të lirë, Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi nga lëvizja e studentëve, pedagogëve dhe intelektualëve, që ka në ashtë interesat e të përndjekurve dhe pronarëve ta ktheja po kështu edhe në forcën politike të sipërmarrjes shqiptare.

Të sipërmarrjes së lirë shqiptare e në veçanti të sipërmarrjes së vogël e të mesme. Kam bindjen më të thellë se më këtë ne i bëjmë një shërbim të jashtëzakonshëm shoqërisë, i bëjmë shërbimin më të mirë ekonomisë shqiptare dhe qëllimit tonë madhor ringritjes ekonomike, zgjimit kombëtare ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe rritjes së pagave për shqiptarët.

Në këtë afërsi që kemi gjetur me njëri-tjetrin, në fakt sa herë jemi takuar në ditët më të vështira kur jeni goditur nga represion, dhuna dhe arbitrariteti qeveritar, ju kam thënë jeni në shtëpinë tuaj. Dhe sot ju them përsëri, mirë se vini në shtëpinë tuaj! Por dua ta bëjë farë të qartë, unë nuk e di nëse jeni demokrat apo socialist, apo nëse jeni pjesëtar apo votues të partive të tjera tradicionalisht?, u shpreh Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga