Connect with Us

Balla “plas bombën”/ “PD po shkruan raportin për mosnjohjen e zgjedhjeve”

Politikë

Balla “plas bombën”/ “PD po shkruan raportin për mosnjohjen e zgjedhjeve”

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një dalje për media tha se akuzat për databazën janë servirur nga një portal pranë Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Balla i bën thirrje SPAK dhe Prokurorisë që të hetojnë rreth kësaj çështje, si dhe personat të cilët kanë shpërndarë lajme të rreme të mbajnë përgjegjësi penale.

Sekretari i Përgjithshëm i PS thotë se kushdo që ka hedhur baltë mbi partinë e tyre do të përballet juridikisht me ta.

PD bën ca ngacmime që nuk kanë as peshë dhe as vlerë. PD duhet të kuptojë që zgjedhjet janë vendimi i popullit dhe jo i partive. Akuzat për databazën janë servirur nga një portal pranë PD. Çdo parti politike ka databazën e saj dhe bën sondazhe.

Thirrje SPAK ta hetojë këtë çështje, por edhe ata që shpërndajnë lajme të rreme. Për çdo kallëzim të rremë mbahet dhe përgjegjësi penale. Partia Demokratike është duke shkruar raportin për mosnjohjen e zgjedhjeve.

Ky është një plan i gjerë për alibinë e PD, për humbjen e zgjedhjeve. Unë ju thashë si funksionon ngritja e database në të gjithë partitë në të gjithë botën”, u shpreh Balla.

LEXO EDHE:  Qëndrimi i PD-LSI në Këshillin Politik: Hapje 100% të listave, nuk pranojmë asnjë ndryshim tjetër

Ne presim që në zgjedhjet e 25 prillit PS të sigurojë rreth 800 mijë vota shqiptarësh që janë të gatshëm të mbështesin Edi Ramën. Gjithë fushata zgjedhore organizohet e tillë në kohë. Nuk ka asgjë për tu shqetësues, është një formë organizimi që është shumë transparente, të dhënat që disponon e-albania janë të disponueshme për këdo.

Ne në Shqipëri kemi garantuar me ligj mbrojtjen e të dhënave personale. Gjithmonë jam i parimit se në momentin që fillon hetimi nga drejtësia shamata duhet të pushojë, mendoj se duhet nxitur institucioni i Prokurorisë ta hetojë këtë çështje deri në fund.

PS të gjithë sharësat me pagesë në protokollet e parave të PD dhe këdo tjetër që ka përdorur mediat për të hedhur baltë mbi PS do të përballet juridikisht. PS nuk prek asnjë të dhënë personale në mënyrë të jashtëligjshme”, deklaroi Balla/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Publikuar

-

Nga

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komision Zgjedhor të PD të kryesuar nga Jemin Gjana dhe disa anëtarë të propozuar prej tij për një drekë në restorant B.Vita pas piramidës.

Për këtë ka reaguar mbrëmjen e sotme edhe ish-deputeti Arben Imami, i cili tha se kjo gjë është e turpshme.

Sipas tij, dreka e sotme tregon se çfarë gare do të ketë dhe cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

“Unë nuk kam prova për këtë gjë, por njerëz të njohur më kanë garantuar se është kështu, por nuk është çudi. Është komisioni i tij, pse mos hajë drekë, por është e turpshme, tregon çfarë gare do të ketë, cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

E para e punës ky komision ka një detyrim. Jemin Gjana dhe të tjerët duhet të marrin një vërtetim që nuk kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Nuk kam dyshime për asnjë njeri, është detyrim si për çdo deputete.

LEXO EDHE:  President nga radhët e PD?/ Çuçi: Nuk pranojmë asnjë kandidaturë

LEXO EDHE:  Qëndrimi i PD-LSI në Këshillin Politik: Hapje 100% të listave, nuk pranojmë asnjë ndryshim tjetër

Veprimet që kryhen në një nivel kaq mikro, kaq të ulët në dukje, janë vendime të rëndësishme jo vetëm se kush do të drejtojë PD-në. Është injorancë e paparë edhe e mediave tona, edhe e gazetarëve, që thonë se ça ndodh brenda partive nuk më intereson, mua më intereson kush do të fitojë”, nënvizoi Imami./ CNA.al

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana dhe një fitore në 14 Qershor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ristani “dush të ftohtë” Bashës/ “Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë”

Publikuar

-

Nga

Ristani "dush të ftohtë" Bashës/ "Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë"

Arben Ristani anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike e ka krahasuar liderin e opozitës Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama.

“Në rast se do të vazhdojmë në gjendjen që jemi më një kryetar partie që i ngjan Ramës me mënyrën se si drejton partinë se si merr të gjitha pushtetet sepse kritika bazë që është ndaj Ramës është që ai po shnderrohet në një autocrat që ka mbledhur në dorë të gjitha pushtetet. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Partinë Demokratike prej kohësh”, u shpreh ai në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

Sipas Ristanit , Bashës i mungojnën tiparet e një lideri të vërtetë.

LEXO EDHE:  A e mbështet Berisha, Lulzim Bashën?/ Flet Astrit Patozi

LEXO EDHE:  Qëndrimi i PD-LSI në Këshillin Politik: Hapje 100% të listave, nuk pranojmë asnjë ndryshim tjetër

Lideri nuk mund të jetë gënjeshtar, nuk mund të jetë me vese. Lideri duhet të reflektojë tek ndjeksit e tij. E kam tek veset e karakterit, po u shqua që është gënjeshtar që është arrogant që nuk respekton rregullat sigurisht që cënon karizmën e tij. Dhe kjo ka ndodhur me Bashën. Rama jo vetëm që e mund por edhe e tall, jo vetëm Rama por edhe më gjerë”, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel/ Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme në BE, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ku nesër do të mblidhen krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shprehet se e kishte uruar kryeministrin shqiptar për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe kishte diskutuar me të lidhur me zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor.

“I lumtur që u takova sërish me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E Urova për fitoren në zgjedhje dhe diskutova me të zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor”, shkroi në Twitter Lajçak.

Ndryshe nga takimi i një dite më parë në Brdo të Sllovenisë, në takimin e Brukselit kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali me raportin e teknikëve të Bashës/Nuk u miratua nga “Task-Forca”

LEXO EDHE:  PD paralajmëroi protesta në Shkodër/ “Surprizon” PS, ja vendimi i papritur

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik./euronews

LEXO TE PLOTE