LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasadorja e SHBA përgënjeshtron propagandën e Bashës/ Nuk kam kandidat të preferuar

14 Prill 2021, 10:14, Politikë CNA
Ambasadorja e SHBA përgënjeshtron propagandën e Bashës/ Nuk

Ambasada e SHBA ka përgënjeshtruar propagandën e kreut të PD, Lulzim Basha pas deklaratës së Yuri Kim e cila u shpreh dje se shqiptarët duhet të votojnë ndryshimin.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA, thuhet qartë se ambasadorja Kim është shprehur se nuk ka asnjë kandidat të preferuar.

“A kemi një kandidat të preferuar? Jo, nuk kemi. Nuk është ky pozicioni i Shteteve të Bashkuara. Ajo për të cilën vrasim mendjen janë institucionet dhe proceset. Dhe, prandaj nuk flas për këtë kandidat apo atë kandidat, këtë apo atë parti, por flas për rëndësinë, rëndësinë kritike që ka që të sigurohemi që rregullat dhe proceset janë të ndershme, janë transparente, që fusha e lojës është e njëjtë për të gjithë, dhe që rregullat të zbatohen edhe në kohë, që të gjithë të kenë të njëjtat shanse. Kjo është ajo për të cilën kemi interes”, thuhet në postimin e ambasadës./CNA.al

Lajmet e fundit nga