LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

50 prokurorë të Tiranës kundër kreut të PD/ Lulzim Basha “zbret” në KLP

14 Prill 2021, 14:08, Kronika CNA
50 prokurorë të Tiranës kundër kreut të PD/ Lulzim

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka kërkuar nëpërmjet Këshillit të Lartë të Prokurorisë ?ndëshkimin? publik të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kërkesën e Imerajt në formë peticioni e kanë firmosur edhe 50 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës.

Sot, KLP me shtatë vota pro dhe katër kundër ( z. Alfred Balla, znj. Esmeralda Keshi, znj. Nurihan Seiti dhe z. Vatë Staka ), u  vendos shtyrja e vendimmarrjes për mbajtjen e një qëndrimi publik, në mbledhjen plenare të radhës, për arsye proceduriale, të cilat lidhen kryesisht me administrimin nga ana e anëtarëve të një peticioni të nënshkruar nga 50 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, në mbështetje të kërkesës së drejtueses Imeraj.

E gjithë kjo lëvizje u bë, pas akuzave të Bashës kundrejt drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Sipas Bashës, Imeraj është ikonë e krimit dhe nuk duhej ta kishte kaluar Vettingun.

?Jam i angazhuar për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi, për Vetingun qe ka marrë goditje të rënda javët e fundit.

Problemi ynë nuk janë gjyqtarët dhe prokurorët që largohen se nuk plotësojnë kriteret, por ata të korruptuarit që mbeten në sistem për shkak të presionit që i bëhet komisionerëve të Vetingut siç është misioni ndërkombëtar i monitorimit në rastin e kryeprokurores së Tiranës që është një ikonë e korrupsionit dhe krimit?, është shprehur fillimisht Basha.

Pa kaluar shumë kohë ai sërish ka ?goditur?, prokuroren Imeraj.

?Kur e denoncova këtë, kërcitën telefonatat. Kryeprokurorja e Tiranës është ikonë e korrupsionit dhe krimit?, ka thënë Basha.

Por, sipas prokurores Imerajt, janë dosjet që ka në Prokurori që e çojnë Bashën të bëjë të tilla reagime.

Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë?, u kundërpërgjigj Imeraj./CNA.al

Lajmet e fundit nga