LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi tregon qarqet ku do marrë mandate, ja kush janë dy qytetet surprizë

13 Prill 2021, 18:06, Politikë CNA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi tregon qarqet ku do marrë mandate, ja kush

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslim Murrizi foli për fushatën elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ndërsa tregoi edhe risitë e kësaj fushate.

Si një parti e re në këto zgjedhje, Murrizi në një intervistë për CNA.al u shpreh optimist se do të arrijë të marrë mandat të sigurt në Fier dhe Tiranë, ndërsa shtoi se është shumë afër marrjes së një deputeti edhe në Korçë dhe Durrës.

Ndërsa për qarkun e Lezhës dhe të Dibrës, Murrizi tha se do të jenë surpriza e këtyre zgjedhjeve.

?Unë nuk mbahem sikur shoh filxhan, filxhan sheh Mona, por unë do të marr mandate në Fier, Tiranë, jam shumë afër mandatit në Korçë, Durrës, do të luaj fort dhe do të ketë surpriza në Lezhë dhe Dibër. Nuk do të ketë qark të Shqipërisë që LDSH nuk do të ketë vota në 5197 qendra votimi që ka Shqipëria?, tha Murrizi.

Kreu i PLDSH komentoi edhe skandalin për publikimin e të dhënavë, ndërsa akuzoi partitë politike se po mundohen të manipulojnë rezultatet e zgjedhjeve.

?Prej 31 marsit 1991 në Shqipëria kanë plasur një sërë skandalesh, e aq më shumë në prag zgjedhjesh. Për mua, kushdo që kërkon të helmojë opinionin qytetarë me sondazhe falso apo të intimidojë qytetarët shqiptarë duke i bezdisur dhe u shkelur çdo të drejtë elementare, duke i marrë në telefon dhe duke i pyetur për kë do votoni, jeni të kënaqur me hasanin apo hysenin, shqiptarët  dhe çdo qytetar i vendeve të lira dhe demokratike siç është Shqipëria nëse janë tëkaqur me qeverinë dhe nëse duan tjetër kandidat apo jo e vendosin  në 25 në kutinë e votimit?, tha Murrizi.

Në fund, Murrizi u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që në 25 prill të dalin të dënojnë me votë politikanët aktualë që për 30 vite janë tallur me shqiptarët.

?Ftoj shqiptarët të ndërshkojë me votë palaçot që janë sjellë në mënyrë të pështirë çdo katër vjet?, tha Murrizi për CNA.al.

Lajmet e fundit nga