LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yuri Kim “shigjeton” mediat/ “Mbajnë anë politike, reporterët të mos bien dakord”

13 Prill 2021, 19:35, Politikë CNA
Yuri Kim “shigjeton” mediat/ “Mbajnë anë politike,

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një mesazh të fortë mbrëmjen e sotme për mediat dhe reporterët, teksa po afrojnë zgjehdjet e 25 prillit.

Kim tha se reporterët duhet ta bëjnë punën e tyre me profesionalizëm, integritet dhe etikë, ndërsa deklaroi se shumë media në Shqipëri anojnë nga një krah apo një tjetër.

Ajo i kërkoi gazetarëve të të përpiqen të paraqesin faktet sa më mirë të munden edhe nëse do i duhet të mos bien dakord me dikë thjesht sepse është nga partia që i pëlqen.

?Media është jashtëzakonisht e rëndësishme. Reporterët janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Duhet ta bëjnë punën e tyre me profesionalizëm, integritet dhe etikë. E di shumë mirë që shumë media këtu në Shqipëri anojnë nga një krah apo një tjetër. Mendoj se reporterët kanë përgjegjësinë që të përpiqen të paraqesin faktet sa më mirë të munden. Kjo do të thotë edhe që të mos biesh dakord me dikë thjesht sepse është nga partia që të pëlqen ty.

Duhet të bësh pyetjet e vështira. E kam thënë edhe në intervista të tjera më parë, kam respekt për reporterët që më bëjnë pyetje të vështira. Nëse kam thënë diçka qesharake, duhet të më sfidosh. Nëse kam thënë diçka që nuk është e qartë, duhet të më detyroni ta sqaroj; është detyra ime të përgjigjem dhe mendoj është detyra e reporterëve të kërkojnë përgjigje në emër të qytetarëve?, nënvizoi ambasadorja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga