Connect with Us

Vrasja e Klodian Rashës/ Caktohet trupa gjykuese, autori kërkon ndryshim të akuzës

Kronika

Vrasja e Klodian Rashës/ Caktohet trupa gjykuese, autori kërkon ndryshim të akuzës

Publikuar

-

Vrasja e Klodian Rashës/ Caktohet trupa gjykuese. Autori kërkon ndryshim të akuzës

Gjykata e Tiranës ka caktuar trupën gjykuese që do shqyrtojë çështjen ndaj ish efektivit Nevaldo Hajdaraj i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Seanca e parë e kësaj çështjeje do zhvillohet më 29 prill në orën 12:30, me kryesuese gjyqtaren Armela Hasantari.

Hajdaraj ka kërkuar edhe ndryshim të akuzës, nga ajo e vrasjes me dashje, në vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

LEXO EDHE:  Masakroi me thikë gruan/ Çifti pronarë të një byrektoreje në Durrës

Sipas prokurorisë Nevaldo Hajdaraj e ka kryer krimin me dashje dhe për këtë ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Nga

Kris arma në Shkodër/ Çfarë po ndodh?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji, në Tiranë.

Mësohet se gjatë një konflikti ka mbetur i plagosur me armë një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Dyshohet se si pasojë i plagosuri ka humbur jetën, ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për shkaqet e konfliktit.

LEXO EDHE:  Të shtëna në godinën e një gazete/ 4 të vrarë e 20 të plagosur

LEXO EDHE:  Ngjarjet kriminale në vend/ Lala: Policia ka dështuar, u bë akt terrorist në mes të Tiranës

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Bosi i kriptomonedhës turke fshihet në Shqipëri”/ Artan Hoxha: Nuk ekspozohet kollaj

Publikuar

-

Nga

Bosi i kriptomonedhës turke fshihet në Shqipëri/ Artan Hoxha: Nuk ekspozohet kollaj

Gazetari Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e milionerit të kriptomonedhës turke Faruk Fatih Özer, i cili është shpallur në kërkim dhe mendohet se fshihet në Shqipëri.

Hoxha tha në emisionin “Opinion” se shtetasi turk nuk është larguar nga Shqipëria, ndërsa tregoi se policia ka kryer kërkime në 7 baza.

Fillimisht, gazetari pretendon se Faruk Fatih Özer ka ardhur në Tiranë, dhe më pas ka ikur drejt Durrësit dhe Vlorës.

Sipas tij, autoritetet kanë vendosur shpërblim 10 mijë euro për kapjen e shtetasit turk.

Në Shqipëri ai është thjeshtë një person në kërkim, është fshehur, është ndihmuar nga persona të tretë. Sot mesa jam informuar është vënë një shpërblim. Vlera e shpërblimit është 10 mijë euro, por ki paraysh që vlera që ai ka marrë nga mashtrimi është 2 miliardë euro.

Ky në fakt ka krijuar një kompani monedhe të vetën, nuk është se është përfshirë me bitcoinin e famshëm. Ka thithur 391 mijë klientë, fondi në total diku te 2 miliardë, ai e ka mbyllur në datën 19 prill dhe ditën  tjetër bashkë me një pajisje pajisje në formën e një hardisku, e cila ka një shumë rreth 108 mijë dollar në kriptomonedhë të koduar dhe fillimisht është dyshuar se ai ka shkuar në Tajlandë, por më pas është mësuar se ai ka prerë në biletë për në Tiranë.

Janë bërë kontrolle në Tiranë. Janë gjurmuar të paktën 7 baza në Tiranë, ai ka ndryshuar shpeshherë vendodhjet. Është akoma në Shqipëri, fillimisht ishte në Tiranë, ka shkuar në Durrës, pastaj në Vlorë. Operacioni është në bashkëpunim me punonjës të policisë turke dhe është përfshirë byroja e hetimit. Është operacion me përmasa të gjera nën mbikëqyrjen e autoriteteve turke. Ata kanë thënë që nuk është person që ekspozohet kollaj.

Shqipëria ka një avantazh që ka pak pika të kalimit kufitar, por ka një disavantazh në emërtimin e adresave. Në Turqi është një nga mashtrimet më të mëdha, 2 miliard dollarë”, theksoi Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Mos e gëzofshi sezonin çuna!”/ Artan Hoxha del me reagimin e fortë pas atentatit në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Gazetari Artan Hoxha ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, pas atentatit të sotëm në Vlorë ku mbeti i plagosur shtetasi Bledar Birçaj 40-vjeç.

Hoxha shkruan se “çunat problematikë” e inauguruan sezonin pranverë-vjeshtë 2021 të “Bishti Kalldremit”, nën moton e vjetër, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”.

Ndërsa shton se vlera e jetës së një shqiptari është ulur në koston e një karikatori AK-47.

LEXO EDHE:  U vra në mes të Tiranës/ Klodiana Lala zbulon detaje tronditëse për Hekuran Billën: Noizy e vizitonte në burg

LEXO EDHE:  Të shtëna në godinën e një gazete/ 4 të vrarë e 20 të plagosur

“Ne mezi po prisnim qe, bashkia dhe qeveria të hapnin sezonin turistik maj-shtator 2021, me nje ceremoni pompoze në Lungomaren e Vlores….

ndersa “çunat problematike” e inauguruan sezonin pranvere-vjeshte 2021 të “Bishti Kalldremit”, nen moton e vjeter, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”…

Mos e gezofshi sezonin “çuna”!!!

Eshte “merita” juaj qe, vlera e jetes se nje shqiptari eshte ulur në koston e nje karikatori AK-47…”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE