Connect with Us

“Të thyej brinjët, vdeksh ishalla”/ Mamaja rreh barbarisht dhe godet me thikë djalin e mitur

Denoncim

“Të thyej brinjët, vdeksh ishalla”/ Mamaja rreh barbarisht dhe godet me thikë djalin e mitur

Publikuar

-

“Të thyej brinjët, vdeksh ishalla”/ Mamaja rreh barbarisht dhe godet me thikë djalin e mitur

Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar mbrëmjen e sotme një rast skandaloz të dhunimit të fëmijëve nga mamaja e tyre. Ngjarja është e rëndë dhe duhet theksuar fakti që nëna e fëmijëve vuan nga probleme të shëndetit mendor, nga bipolariteti.

Denoncimi është bërë nga babai i fëmijëve, i cili ka rrëfyer për emisionin Stop se me bashkëshorten ka probleme vite më parë. Ai tregon se sjellja e saj përkeqësohej akoma më shumë. Duke parë degradimin e situatës, vendosi të shkonte në polici dhe ta denonconte. Por, sikurse tregon, autoritetet policore i kërkuan prova për deklarimet e tij.

Në këtë pikë, denoncuesi është detyruar që të kryejë një veprim, sikurse dhe shprehet, “që nuk ka për t’ia falur vetes”.

Në bashkëpunim edhe me djalin e madh, panë nënën që të dhunonte djalin e vogël dhe nuk ndërhynë, me qëllim që ta filmonin për të pasur me prova sjelljet e dhunshme dhe agresive të zonjës në fjalë. Veprimet e kësaj të fundit shkuan deri në atë pikë sa djalin e madh e ka goditur edhe me thikë në shpinë.

Denoncuesi: Unë jam një qytetar nga Tirana, i jam drejtuar emisionit Stop për një problem që kam patur me ish-bashkëshorten. Jam baba i dy fëmijëve, njërit me moshë 28 vjeç, tjetrit me moshë 14 vjeç. Jam i divorcuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Gjykata ka vendosur që fëmijët t’i kem unë në ngarkim duke qenë se ish-bashkëshortja ose nëna e dy fëmijëve nuk është e aftë të kujdeset për fëmijët pasi është e sëmurë mendore, e dhunshme, ka një karakter asocial.

Shpesh për debatin më të vogël ajo ishte e dhunshme, godiste me çfarë të kishte në dorë. Fjalori kalonte në ekstrem, jashtë etikës normale të një njeriu normal, jashtë etikës së një gruaje normale. Në vitin 2006, u operua sepse pati një çrregullim hormonal dhe mjekët më këshilluan që duhet të vinte në jetë patjetër një fëmijë tjetër për t’i shpëtuar jetën nënës.

Dhe kështu ndodhi. Me lindjen e djalit të vogël situata u agravua sepse ky njeri u bë aq i dhunshëm, aq imponues, aq prepotent në të gjitha mënyrat e komunikimit saqë unë nuk munda më ta duroja. Ishte e dhunshme dhe në një moment të caktuar kur djali i vogël ishte 3 vjeç, më goditi me thikë djalin e madh. I nguli thikën në shpinë. Ka shkuar dhe në Hipotekë t’ju kërkonte që t’i bënin hipotekën e shtëpisë sepse ka thënë që ‘më është mbytur burri në det edhe s’ka varr prandaj nuk kemi dhe certifikatë vdekje’. Pjesa tjetër që është e rëndë shumë është ajo pjesa që djali u shkëput nga shkolla, humbi vitin shkollor dhe mua më takonin njerëz në rrugë dhe më thonin si e ke djalin, vdiq? E shkëputi nëna nga shkolla duke i thënë që ti je i sëmurë me kancer.

Duke qenë në këto kushte u detyrova të shkoj në polici. Kur është problemi për të denoncuar një femër, mua më anashkaluan. Më kërkuan fakte, mendonin që unë isha pjesë e interesit, që isha pjesë e konfliktit dhe më anashkalonin. Atëherë u detyrova, që kjo ishte gjëja më brutale dhe nuk ia fal vetes, shkoi djali deri në grykë të varrit sepse u detyrua që të ushtrohej dhuna nga e ëma dhe djali i madh të arrinte ta filmonte që të më besonin.

Për emisionin Stop ka folur në kushte anonimati edhe djali i vogël, sot 14 vjeç. Ai tregon se dhunohej nga nëna kur ishte 10 vjeç. Madje, është detyruar që të konsumonte edhe lëndë narkotike marijuanë nga nëna e tij kur kjo e fundit shkonte në Korçë tek bashkëjetuesi i saj.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Një situatë katastrofale që nuk ka ekzistuar më parë

Djali i vogël: Janë pafund gjëra që duhet t’i marrësh një nga një. Më abuzonte me dhunë çdo ditë. Nuk kishte arsye që e bënte, kapte godiste, bënte. Në qoftë se nuk bën këtë do të të vras, do të ngul thikën. Në Korçë shkonim disa herë, rrinim 2 javë tek shtëpia e atij. E piva si cigare.

Denoncuesi: Këto gjëra unë i kam të konfirmuara nga djali, kam ngelur shumë i prekur normalisht. Djalin, i dashuri ( i ish-gruas) ma ka droguar, i ka dhënë marijuanë, ka parë sherret që bëheshin atje në ato ndarjet e drogës. Djalin e kishte marrë e ëma dhe e kishte çuar në Korçë tek shtëpia e të dashurit.

Emisioni “Stop” disponon videot kur nëna ushtron dhunë dhe godet djalin e vogël. Në pamje shihen aktet e papranueshme, por edhe dëgjohet edhe fjalori vulgar i zonjës që vuan nga probleme të shëndetit mendor. Disa pjesë të kësaj video nuk janë transmetuar për shkak se kishin përmbajtje në shkelje të etikës. Në respekt të qytetarëve dhe ndjekësve, pamjet që ne sonte transmetojnë janë të mbuluara.

Djali i vogël: Hiqi duart!

Nëna: Unë të thyej brinjët, pusho, mbylle, mbylle, mbylle! Këtu komandoj unë, jo ti. Mallkuar qofsh! Aty! Do të mbys, do të mbys fare.

Djali: Hajde, hajde!

Nëna: Vdeksh ishalla! Më mirë të të kishte mbledh dheu!

Djali: Hajde mi hajde,hajde!

Nëna: Unë të shk***ej robt ty, rracës tate e të gjithëve..!

Djali: Hajde, hajde!

Nëna: Kaq po them, filmo ça të duash!

Djali: Hajde, hajde!

Nëna: Se po s’të.., ore e kupto, që ti je i mallkuar, si thotë hoxha atje në video.

Djali: Kush hoxhë?

Nëna: Hoxha, që thotë në video.

Djali: Kush hoxhë?

Nëna: Hoxha!

Djali: Hë pra kush hoxhë?

Nëna: Do zvarriten në zjarrin e xhenetit, kush sillet keq me prindërit, kshu..

Djali: Lene, Ersi lene!

Nëna: Ik, se ja ** robt!

Djali: Hajde, hajde!

Nëna: Unë të shkëly, s’ka polici, s’ka bir k**ve  të vijë këtu, se të ther, të ther me, ty, babën tat, rracën tate të ndyrë e të gjithë ça ka, ore kaq po them.

Djali: Po!

Nëna: Hë more hë, fol, fol, hë more, fol, ********

Djali: Hë!

Nëna: Frikacak, si baba jot je.

Djali: Ashtu jam!

Nëna: Si rraca jote e ndyrë, hë more hë…

Djali i vogël: S’jam duke të bë gjë.

Nëna: Xhind i ndyrë, ishe tu më sulmuar ë, xhind i ndyrë.

Djali i vogël: Hipokrite! Pranoje, që po më gjuaje kot!

Nëna: Ça po të gjuaja, u bë surrati jot me na pengu!

Djali i vogël: Kujt i bishe me thikë?

Nëna: S’ke shance ti!

Djali i vogël: Kujt i bishe me thikë?

Nëna: Tim biri!

Djali i vogël: Kujt i bishe me thikë?

Nëna: S’ke shance!

Djali i vogël: Mos më prek mua me dorë!

Nëna: La ilaha il Allah, Allahu mbrojtësi më i mirë, e di ça do me thënë  La ilaha il Allah, xhind i ndyrë, po s’të çova te hoxha të të mbysi fare, La ilaha il Allah. Do të vras, do ta marr frymën, do të vras thashë, xhind i ndyrë, palaço! Hajde, se ta tregoj unë..! /tvklan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi në Fiks Fare/ Agjencia e punësimit, mashtron me kontratat e punës

Publikuar

-

Nga

Bën kontrata të pavlefshme, qytetarët paguajnë biletën e kthimit si turistë, po ashtu nuk ju gjendet punë në bazë të kontratës.

“Aplikime Punësimi” është agjencia e cila ndodhet me seli në Tiranë dhe merr përsipër të pajisë me kontrata punësimi shtetas shqiptar që duan të punojnë jashtë Shqipërisë.

Një kontratë e tillë e nënshkruar në këtë agjenci kushton 300 euro, e cila merr përsipër punësimin e personit në shtetin pritës, brënda 3 ditësh nga mbërritja për një periudhë 1 vjeçare, por në fakt nuk ndodh ajo çfarë shkruhet, pasi këto kontrata janë të pavlefshme.

Këtë fakt e denoncoi një shtetase shqiptare e cila kishte bërë për gjithë familjen në këtë agjenci 4 kontrata punësimi për në Maltë. Edona Mjeshtri tregoi për Fiksin se kur u desh të priste biletën e vajtjes , përfaqësuesja e agjencisë u tha se duhet të prisnin edhe biletën e kthimit, biletë e cila vërtetonte se do qëndronin si turiste atje për 3 ditë, pra do shkonin në 6 mars dhe do ktheheshin në datën 9 mars. Ndërkohë që në bazë të kontratës duhet të punësoheshin për një vit, gjë e cila nuk ndodhi dhe kjo i detyroi të shkruajnë në një faqe në Facebook, “Shqiptarët e Maltës” dhe aty i ndihmuan dhe u gjetën punë.

LEXO EDHE:  Denoncimi i skandalit/ Lleshaj zhdoganon BMW-në luksoze

LEXO EDHE:  Denoncimi i skandalit/ Lleshaj zhdoganon BMW-në luksoze

Ajo thotë kjo kompani që i mashtroi dhe shpenzuan 5 mijë euro duhet të paktën t’ju kthejë lekët e kontrateve, pasi nuk e ka zbatuar kontratën që kanë nënshkruar. Ajo thotë po te ishte për të shkuar si turiste shkonte vetë, përse duhet të paguante një agjenci punësimi.

Gazetarët e Fiksit kërkuan të kontaktonin me përgjegjësen e zyrës e cila pranoi se personat paguan si turistë dhe për bileta kthimi dhe për qëndrim në hotel, por sipas saj kjo ka ndodhur kohët e fundit, pasi më përpara kontrata njihej.
Ndërkohë përgjegjësja, Marjana Balliu,pretendoi se denoncuesja Edona Mjeshtri ka hequr dorë vetë nga ndërmjetësimi, dhe për këtë ajo u zotua se do vinte në dispozicion të gazetarëve dokumentin, gjë e cila nuk ndodhi.Tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Do ia bëj me Lekët e mia”/ Premtimi i drejtorit të Ujësjellësit të Kukësit

Publikuar

-

Nga

Emisioni Stop në Tv Klan sot ka publikuar historinë e Shefqet Axhamit nga fshati Shtiqën i Kukësit. Axhami është ankuar në emisionin Stop pasi ai ka ndërtuar një banesë të re falë një fondacioni bamirësie nga Kosova, por prej vitit 2019 ai nuk ka as ujë dhe as energji elektrike.

Iu premtua nga Bashkia Kukës që do të kishte këto shërbime, por ai thotë se kanë kaluar 2 vite dhe nuk ka asnjë shërbim.

“Shoqata ka lidhur kontratën me Bashkinë e Kukësit. Unë që prej vitit 2019 jam lodhur duke shkuar në çdo institucion. Kam shkuar tek kryetari i bashkisë, tek Prefekti. Është një problem i madh, e ka marrë në shqyrtim dhe Avokati i Popullit“, thotë qytetari.

Emisioni Stop ka parë nga afër të gjithë zonën ku është ndërtuar banesa e zotit Shefqet dhe linja elektrike si dhe ujësjellësi nuk është shumë larg saj. Por duket se institucionet nuk kanë marrë parasysh kërkesat e qytetarit dhe ai vijon ende të ketë një godinë me të gjitha kushtet, por nuk mund të jetojë dot në të.

Gazetarët e emisionin kanë kontaktuar dhe me drejtorin e ujësjellësit dhe ai tha se shumë shpejt do ia lidhë ujin. Por nga ana tjetër për energjinë elektrike duhet të një investim, ndaj mund të pritet dhe pak kohë.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Një situatë katastrofale që nuk ka ekzistuar më parë

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj fëmijëve tek kopshti “Piter Pan”/ Dorëhiqet drejtoresha, pezullohen edukatoret

Drejtori i Ujësjellësit, Ilir Muçmataj: Është pak problem, se është 1 km distanca dhe ka probleme sociale aty. E kam fshatar atë, e kam nga fshati. E ka shumë larg, për Zotin! Do ia bëjmë, besoj, në muajin Maj, se kam shumë shtëpi. Unë do ia bëj me shpenzimet e mia, jo të shtetit. 90% do ia bëj në muajin Maj.

Pasi u zgjidh një nga dy probleme, Stop u interesua dhe për energjinë elektrike, por punonjësi i OSHEE ka thënë se shtëpia është shumë larg dhe problemi mund të mbetet dhe pa zgjidhje.

Punonjësi: Është shumë larg.

Gazetari: Kuptoj, por gjithmonë ka një zgjidhje.

Punonjësi: Momentalisht, nuk ka. Është diçka shumë e mirë, që e ka ndërtuar shoqata. Edhe ne do ta kishim ndihmuar si institucion, që është OSHEE, por është larg. Në bazë të rregullores, nuk e ndihmojmë dot.

Gazetari: Po mirë, i bie, që ai të mbetet pa energji elektrike?

Punonjësi: Kështu është bërë rregullorja.

Gazetari: Nuk është çështje dëshire, ai është një banor… Kjo bashki, që e ka banorin e saj, ai mund të jetë edhe në majë të malit.

Në fund drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra, i ka bërë dhe një thirrje publike kreut të Bashkisë Kukës, Safet Gjici, për të zgjidhur këtë problem. /Tv Klan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Stop interesohet për punonjësen e shkarkuar/ Kryebashkiaku Ervin Demo bën sjellje arrogante me gazetaren

Publikuar

-

Nga

Stop interesohet për punonjësen e shkarkuar, kryebashkiaku Ervin Demo bën sjellje arrogante me gazetaren

Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë një denoncim nga qyteti i Beratit. Bëhet fjalë për ankesën e zonjës Mimoza Xhani, e cila ka punuar si shefe e Inspektimit dhe Parandalimit në Zjarrfikëse ose Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Berat. Ajo tregon se prej 10 vitesh ka qenë punonjëse aty.

Në vitin 2017, Mimoza Xhani komandohet si drejtoreshë dhe me varësi nga Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së në Ministrinë e Brendshme. Sipas strukturës, sektorët e dy punonjësve Artan Merko dhe Dilaver Gremshi nuk ishin të përfshira dhe ata prej 2 muajsh nuk ishin në atë drejtori.

Zonja thotë se kërkon delegimin e saj në funksionin e mëparshëm, pasi ish-kryetari i Bashkisë Berat i kërkonte largimin e dy punonjësve të tjerë, që nuk ishin në kompetencën e saj.

Një vit pas vendosjes së drejtorit të ri, dy ish-punonjësit Artan Merko dhe Dilaver Grëmshi kishin bërë një kallëzim për zonjën Xhani, me pretendimin se nuk i kishte marrë në punë dhe për shpërdorim detyre.

Ajo thotë se menjëherë pas kësaj u pezullua nga puna në Tetor të vitit 2020, edhe pse Bashkia e Beratit duhet të mbante përgjegjësi, pasi struktura ishte e miratuar nga vetë ajo.

Mimoza Xhani: Unë jam punonjësve prej 10 vjetësh. Në 2017 jam komanduar drejtoreshë, përveç detyrës funksionale që mbaja. Kur fillova detyrën si drejtoreshë e komanduar më vihet një dispozicion organika e MZSH dhe në bazë të kësaj organike unë nuk kisha në organikë sektorët e dy punonjësve të shkurtuar nga kjo organikë. Varësia jonë është nga Bashkia Berat dhe Drejtoria e MZSH-së pranë Ministrisë së Brendshme. Sipas nenit 10 të ligjit 152/2015 janë një sërë detyrash. Unë i kam zbatuar korrektësisht. Në këtë nen nuk ka të përfshirë që unë si drejtore e komanduar të heq apo të shtoj në organikë punonjës. Problematika qëndron sepse në bazë të kësaj strukturë që kam në dorë, emrat e dy punonjësve të shkurtuar me organikë nuk janë të përfshirë në listë-prezencë, Artan Merko dhe Dilaver Gramshi. Kishin mëse dy muaj të shkurtuar nga organika. Për këto arsye, i kërkoj Drejtorisë së Përgjithshmë të MZSH dhe Bashkisë Berat në lidhje me dy punonjësit e shkurtuar nga organika se si duhet të veproja më vonë pasi ata nuk kishin marrë edhe urdhrin e largimit nga Drejtoria e Përgjithshme dhe këta nuk më kanë kthyer përgjigje, por nga Drejtoria e Përgjithshme më është thënë që vazhdo detyrën ashtu siç e ke gjetur, me atë strukturë që e ke gjetur. Në vitin 2019 delegohem në funksionin e mëparshëm, shefe e sektorit të parandalimit të zjarreve pasi nga kryetari i Bashkisë së mëparshme më kërkohej për largim nga puna të punonjësve të nivelit bazë, gjë që unë nuk mund ta bëja për arsye se nuk mund të shkelja kompetenca e drejtorit të përgjithshëm. Në vendin tim emërohet një drejtor tjetër dhe pas 1 viti të drejtorit tjetër, dy punonjësit e shkurtuar me organikë bëjnë kallëzim penal ndaj meje që pse nuk i kisha futur në listë-prezencë dhe në bordero sipas strukturës që kjo nuk ishte kompetencë e drejtorisë vendore. Në 16 Tetor 2020, pezullohem nga detyra për shpërdorim detyre. Se ku ndodhet shpërdorimi i detyrës, unë këtë nuk e kam kuptuar dhe nuk e kuptoj asnjëherë. Pasi mbarova procesin gjyqësor në Shkallën e Parë dhe çështja u pushua, unë i drejtohem kryetarit të Bashkisë. Kryetari i Bashkisë nuk më pranoi që të shpjegohesha dhe më përplasi derën në fytyrë. Dy punonjësit e shkurtuar në organikë janë rikthyer në detyrë sipas një strukture të re të ribërë në 2020 nga kryetari i Bashkisë. Sikur dhe një fije floku shkelje penale të kem, le të ndëshkohem penalisht deri në një. Vetëm dua të dali e drejta ime në shesh.

Qytetarja Mimoza Xhani shkon të takohet me kryetarin e Bashkisë dhe ai i thotë të bëjë shkresë, edhe pse ajo ka qenë disa herë aty dhe ka paraqitur shkresë.

Kryebashkiaku Demo: Kush të ngjiti ty këtu? Si moj ngjiteni ju? Po s’ke takim me mua. Se unë kam mbledhje, kam mbledhje.

Denoncuesja: Jam e detyruar, se për shkak të urdhrit tuaj jam pezulluar.

Kryebashkiaku Demo: Jo, moj me shkresë! Të gjitha me shkresë!

Denoncuesja: Po e kam bërë dhe shkresën.

Kryebashkiaku Demo: Më ço në prokurori, moj goc, tani! Qenke në detyrim me mu. Më lër rehat tani!

Denoncuesja: Ç’është kjo fotokopje?

Kryebashkiaku Demo: Me shkresë zonjë, me shkresë! Mos hajde më!

Denoncuesja:Ta kam bërë shkresën.

Kryebashkiaku Demo: Shumë mirë! Do të kthej unë përgjigje të shkruar!

Për problemin që shtron zonja Mimoza Xhani, ekziston një vendim i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, që detyron Drejtorinë e MZSH të pranojë në punë dy punonjësit e larguar, por gjithmonë duke u mbështetur tek shkeljet e drejtorit të mëparshëm. Emisioni Stop shkoi të takonte kryetarin e Bashkisë së Beratit Ervin Demo, por kryebashkiaku jo vetëm nuk ktheu asnjë përgjigje, por u tregua arrogant në komunikim me gazetaren, duke mos marrë përsipër as përgjegjësinë e situatës.

LEXO EDHE:  “Inceneratori i Elbasanit ka punuar vetëm 22 ditë”/ Bardhi: Në 10 ditë është ndezur vetëm dy herë

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj fëmijëve tek kopshti “Piter Pan”/ Dorëhiqet drejtoresha, pezullohen edukatoret

 

Kryebashkiaku Demo: Të lutem, thuaji kamerës të rrijë jashtë!

Gazetarja: Po unë bashkë me djalin jam.

Kryebashkiaku Demo: Jo, jo! Të lutem!

Gazetarja: Po kështu është puna ime. Unë nuk mund të hyj vetëm. Unë jam gazetare, hyj së bashku me operatorin.

Kryebashkiaku Demo: Shumë mirë, po mos hajde me dhunë në zyrë!

Gazetarja: Me dhunë? Më tha: hyr! (sekretarja)

Kryebashkiaku Demo: Hiqe pak mikrofonin brenda, të lutem!

Gazetarja: Dhe jo ironi..

Kryebashkiaku Demo: Dakord! Mbaje mikrofonin ndezur dhe më thuaj ca halli ke!

Gazetarja: Halli im është për një inspektore të Mzsh-së, që ka qenë drejtoreshë e komanduar dhe është pezulluar dhe nga detyra e inspektores. Të flasë me burimet njerëzore!

Kryebashkiaku Demo: Më thuaj, cili është shqetësimi juaj?

Gazetarja: Po! Kam ardhur për ankesën e saj. Meqë organika varet nga ju, varet direkt nga Kryetari i Bashkisë, pse është pezullkuar dhe është akuzuar për shpërdorim detyre, kur organika për dy punonjësit, që është akuzuar, ka qenë e miratuar nga ju?

Kryebashkiaku Demo: Stop një sekondë, e para e punës!

Gazetarja: E para e punës, mos më ngri mua zërin!

Kryebashkiaku Demo: Jo, të lutem!

Gazetarja: Mos më ngri zërin mua!

Kryebashkiaku Demo: Po të lutem më dëgjo mua këtu!

Gazetarja: Po, të dëgjoj, po mos më ngri zërin! Thuaj, të lutem më dëgjo dhe të dëgjoj!

Kryebashkiaku Demo: Të lutem më dëgjo, se qenke totalisht pa etikë!

Gazetarja: Unë pa etikë, apo ju, që flisni kështu?

Kryebashkiaku Demo: Buzëqesh me, patjetër me zemër.

Kryebashkiaku Demo: Unë e di, që ju doni të bëni shoë, po është turp. Është skandaloze.

Gazetarja: Unë dua të bëj shoë? Ju qënkeni arrogant, ironia në maksimum. Gjithsesi vazhdoni zoti Kryetar!

Kryebashkiaku Demo: Buzëqesh me.Po patjetër me zemër.

Gazetarja: Ju e dini shumë mirë si rast.

Kryebashkiaku Demo: Jo, nuk e di fare shumë mirë.

Gazetarja: Po mos e ngri zërin! Mos më ngrini mua zërin, e para e punës! Po bisedojmë.

Kryebashkiaku Demo: Tani shiko!

Gazetarja: Një pyetje, por nuk po ta bëj për rastin konkret!

Kryebashkiaku Demo: Jo, jo, jo! Nuk ke ardhur këtu, të më marrësh mua në provim! Të lutem! Jo, të lutem një sekondë!

Gazetarja: Po të flas në përgjithësi!

Kryebashkiaku Demo: O të lutem zonjë, se je fut në zyrë me dhunë!

Buzëqesh me. Patjetër me zemër! Jo, pra, se nuk ke ardhur këtu të më marrësh mua në provim! Të lashë në zyrë për mirësjellje.

Gazetarja: Më le të hyja, m’u përgjigj tani! Unë s’erdha të të shoh ty!

Kryebashkiaku Demo: Të lashë të hyje me mirësjellje. Erdhe me kamer, me mikrofon ndezur. Bravo të qoftë!

Gazetarja: Nuk po të pyes për rastin konkret! Po të pyes për një rast të përgjithshëm. A varet nga ju? Më the: ka një hierarki të dyfishtë. Nga kush varet?

Kryebashkiaku Demo: Jo ka varësi të dyfishtë.

Gazetarja: Po ka varësi të dyfishtë. Nga kush varet?

Kryebashkiaku Demo: Po ca pyetjesh janë këto tani, se s’po të kuptoj?

Gazetarja: Mimoza Xhani, sapo ishte këtu. Sapo ishte tek ju, për të kërkuar një përgjigje, se pse nuk është rikthyer në punë.

Kryebashkiaku Demo: Do ta marr unë përgjigje, ta jap unë.

Gazetarja: Po pse s’ia keni kthyer zonjës asnjëherë?

Kryebashkiaku Demo: Mimoza Xhani ka qenë në prokurori.

Gazetarja: Po, ka qenë në prokurori.

Kryebashkiaku Demo: Bravo!

Gazetarja: Është pushuar!

Kryebashkiaku Demo: Tani, kur shkon në prokurori, nuk shkon edhe për qejf. Do ta marr do ta shikoj vendimin e prokurorisë.

Gazetarja: Po pse s’e keni parë deri tani? Mund t’ia ktheni një përgjigje në kohë!

Kryebashkiaku Demo: Të detajuar!

Gazetarja: Të detajuar? Kthejani pra, në kohë!

Kryebashkiaku Demo: Me kënaqësi shumë të madhe. Sidomos ty, me kënaqësi shumë të madhe.

Gazetarja: Faleminderit! Jeni shumë i sjellshëm!

Kryebashkiaku Demo: Mirupafshim! Të fala!

Gazetarja: Dhe mbaj përgjegjësi herën tjetër!

Kryebashkiaku Demo: Të fala!

Gazetarja: Të fala paç!

Drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra paralajmëroi se Stop do të bëjë padi ndaj kryebashkiakut të Beratit Ervin Demo për shkelje administrative. /tvklan.al

LEXO TE PLOTE