Connect with Us

Skandali me vjedhjen e të dhënave personale/ Shkullaku: Aksesin na e dha një person nga PS

Aktualitet

Skandali me vjedhjen e të dhënave personale/ Shkullaku: Aksesin na e dha një person nga PS

Publikuar

-

Gazetari Armand Shkullaku ka treguar se si arriti të sigurojë dokumentin sekret dhe çfarë të dhënash sensitive të shqiptarëve gjenden në serverat e PS, dhe keqpërdoren në shkelje të ligjit, për skandalin e vjedhjes së të dhënave personale të shqiptarëve nga Partia Socialiste.

Shkullaku u shpreh  në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se futja në sistem qe e vështirë dhe mënyra që ata përdorën ishte emri i partisë Socialste.

Historia nuk daton këto dy ditë. Kjo që ka ndodhur, nuk është një aksion që PS e ka ndërmarrë për fushatë. Kemi gjashtë muaj që jemi sinjalizuar, nga njerëz në PS, të cilët kanë qenë të shqetësuar ndonëse punonin aty, që nga serverat e PS kishte akses direkt në të dhënat e e-albania. Janë mbi 200 njerëz që punojnë atje. Ishte shokuese, që nuk mundet që askush të hyjë te të dhënat personale të mbrojtura. Të hyjë atje tek të dhënat e shtetit, për t’i përdorur. 910 mijë njerëz në Tiranë, të dhënat e të cilëve, janë numri i ID, numri i telefon, vendbanimi, janë në duar të disa të rinjve, që i përdorin për një infrastrukturë zgjedhore për PS.

Qe e vështirë futja në sistem, sepse personi që mund të të japë akses zbulohet menjëherë. Megjithatë dikush e mori riskun përsipër, sepse ngjarja ishte tepër e rëndë. Ne mundëm të futemi sikur të ishim një prej punonjësve të PS. Aty ka edhe emra si rasti i kreut të Shërbimit Informativ, nuk e di çfarë nevoje ka PS të dijë me kë është shefi i Shërbimeve. Atij i ekspozohet emri, numri i telefonit. Aty ka shef të krimeve, përbën një risk”, shtoi gazetari.

Shkullaku  shtroi pyetjen se përderisa kanë akses të hynë në të dhënat personale mund të hyjnë edhe tek tatimet. Sipas tij, të marrësh ID nga arkiva shtetërore për ti përdorur për politikë do të thotë se shteti ka rënë.

“Kjo ngre pyetjen, derisa na hyjnë tek të dhënat personale, mund të hyjnë tek tatimet? Disa gazetarë pranë qeverisë po mundohen të bëjnë humor, të thonë nuk ka asgjë e keqe, të thonë që cdo parti ka databazë. Sigurisht, cdo parti mund të ketë, por të marrësh ID nga arkiva shtetërore, për ti përdorur për një parti politike, shteti quhet që ka rënë. Imagjinoni sikur një parti politike në Francë, të hynte të merrte të dhënat e francëzëve dhe t’I përdortë për zgjedhjet. Kemi parë aferën me Cambridge Analytica dhe pamë se si u ngrit e gjithë bota. 

Nuk mund ti lejohet asnjë kompanie private që databaza e një klienti të vendoset në funksion të një partie. E keni parë që shënohet edhe vendi i punës? Nëse dikush nuk e ka të sigurtë votën, mund të ndikohet edhe tek vendi i punës. Aty ka persona që përshembull nuk duhet ta tregojnë vendbanimin e tyre. Një prokuror, përse duhet ta dijë një kriminel banesën e tij? Nëse dikush futet në të dhënat e një shteti dhe i përdor për qëllime të caktuara, quhet që shteti ka rënë”, tha Shkullaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Termet i forte ne Korçë

Publikuar

-

Nga

Shkundet Maqedonia nga dy tërmete/ Lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Nje termet i forte ka goditur sot ne mbremje Korcen. Epiqendra e tij ka qene ne Kostur te Greqise

Nuk raportohet per deme ne njerez. Forca goditese e termetit ka qene 4.7 balle e shkalles rihter. / cna.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërmet i fortë në Greqi/ Shkundet edhe Korça

Publikuar

-

Nga

Tjetër tërmet shkund Greqinë/ Lëkundjen ndjehen në Korçë dhe Tiranë

Një tërmet i fortë ka shkundur mesnatën e sotme Greqinë.
Mesohet se tërmeti kam pasur epiqendër Kosturin ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Korçë dhe zonat përreth.
Magnituda e tërmetit ka qenë 5.2 ballë.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  Këshilltari i Tony Blair komenton fushatën e PS-së/ Campbell: Rama gati për mandatin e tretë radhazi

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Zbulohet kandidati i PS, për Bashkinë e Lezhës

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE