LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sinovac 100% e sigurt”/ Rakacolli: E morëm më lirë nga Turqia!

13 Prill 2021, 10:47, Sociale CNA
“Sinovac 100% e sigurt”/ Rakacolli: E morëm më lirë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar në komisionin e Ekonomisë se kryeministri Edi Rama ka meritë të veçantë për sigurimin e vaksinave.

Ajo tha se vaksina kineze u mor përmes distributorit turk për shkak se u gjet në një kohë më të shkurtër ndërsa theksoi se është marrë me një kosto më të ulët se sa po të merrej direkt nga Kina.

?Kemi parasysh një gjë që unë e thashë më një fjali. Sfida më e madhe është sigurimi i vaksinave. Nuk ka vaksina për të gjithë botën në të njëjtën kohë. Është meritë e veçantë e kryeministrit sigurimi i vaksinave. Kemi dashur në një kohë sa më të shkurtër të sigurojmë doza vaksinash. E rëndësishme është edhe kosto. Kostoja për ardhjen nga Kina do ishte më e madhe se sa vlera që i morën nga Turqia. Arsyeja pse i morën nga Turqia është se i gjetëm në një kohë shumë të shkurtër. Ato do të jenë të pranishëm deri në fund të majit. Deri në fund të majit do kemi dhe më tepër se 500 mijë persona të vaksinuar. Në lidhje me efikasitetin kemi dashur të sigurojmë një vaksinë të sigurt. Në lidhje me përqindjet e rezultateve kanë të bëjnë me vendin ku është përdorur, grupin ku është përdorur. Nëse bëhet një studimi i cili ka njerëz të vaksinuar, ku incidencë e sëmundjes është shumë e lartë, mundësia për të marrë është më e madhe. Diferenca që dalin nga studimet kanë të bëjnë me vendet ku janë përdorur. Efikasiteti I vaksinës kineze nuk është më i vogël?, deklaroi Rakacolli.

Ajo tha se vaksina kineze është e sigurt dhe nënvizoi se është 100% e sigurt. Sipas saj, personat që e kanë marrë atë vaksinë nuk kanë humbur jetën për shkak të saj.

?Ato që kanë bërë vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca kanë pasur testin dhe shenjat klinike. Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit që ka përgjegjësi për llojet e vaksinave që kanë hyrë në Shqipëri e ka parë me shumë vëmendje. Sinovac është efikase. 100% ata që e kanë marrë nuk kanë humbur jetën. Sa i përket kohës kur formohet anti-trupat nuk mund të kërkojmë përgjigje të prera. Nuk dihet sa zgjat imuniteti. Jo çdo person i ka aftësitë imune njësoj.

Fakti që kanë nevojë edhe për dy doza vaksinash, edhe koha e marrjes së tyre është e ndryshme. Gjatë kësaj kohe duhet që njerëzit të vazhdojnë të respektojnë masat parandaluese. Sa i përket faktit të nevojave duhet pasur parasysh se janë bërë marrëveshje me prodhuesit dhe distributorët. Fakti që janë bërë dy akte normative për të njëjtën vaksinë është bërë për faktin që është diçka e pazakontë për sistemin tonë legjislativ. Kështu është vepruar edhe me vaksinat e tjera. Edhe me Pfizer?, u shpreh Rakacolli./CNA.al

Lajmet e fundit nga