LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shit-blerja e votës/ Rama tallet me LSI-në: Çfarë do bëjnë ata që bubrojnë ditët e fundit

13 Prill 2021, 20:11, Politikë CNA
Shit-blerja e votës/ Rama tallet me LSI-në: Çfarë do

Në prag të zgjedhjeve të 25 prilit, kryeministri thotë se i vetmi shqetësim për këto zgjedhje është fenomeni LSI.

I ftuar në emisionin ?Përballë? të gazetarit Lutfi Dervishi, Rama foli për shitblerjen e votës.

?Shqetësim lidhur me zgjedhjet nuk shoh si proces, është ai shqetësimi i zakonshëm se çfarë do të bëjnë ata që bubrojnë në ditët e fundit për hesap të LSI dhe dihet se ca aktiviteti zhvillojnë. Por përtej kësaj nuk shoh ndonjë problem?, u shpreh ai.

Megjithatë, sipas tij, fenomeni i shitblerjes së votës në vend po zvogëlohet dhe partitë e mëdha nuk e bazojnë rezultatin tek shitblerja e votës.

?Shitblerja e votës po shkon në zvogëlim nga zgjedhje në zgjedhje, sa më shumë zgovelohte lsi aq me shume zvogëlohet edhe shitblerja?, theksoi kryeministri.

Ai komentoi gjithashtu edhe programin e Partisë Demokratike, për të cilin deklaroi se është i parealizueshëm.

?Është program absurd, është njësoj si programi i Rapush Xhaferrit?, tha Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga