LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfehet Spartak Braho/ Tregon kritikën që i tha në sy Ramës për Rilindjen

13 Prill 2021, 06:52, Politikë CNA
Rrëfehet Spartak Braho/ Tregon kritikën që i tha në sy

Kandidati i PS për deputet, Spartak Braho ka treguar për herë të parë një kritikë që i ka bërë kryeministrit Edi Rama, për termin ?Rilindja?.

I ftuar në ?Koha për t?u zgjuar? në ?Neës24?, Braho tha se i kishte dhënë Ramës që periudha e Rilindjes kishte nisur që në shekullin e XIX, me rilindasit shqiptarë, Naim, Avdul apo Sami Frashëri.

?Kjo ka qenë, termi është i ri. Kur kemi drejtuar partinë tonë, ne e dinim në çdo pallat se si votohej. Tani meqë kemi hyrë me vrull në periudhën e digjitalizimit, janë mbajtur të gjitha shënim. Skam dijeni konkretisht. Ajo që duhet sqaruar, është më se e dobishme. Duhet të heqin mllefet. Nëse ka shkelje, duhet të përgjigjen. Prokuroria duhet ta hetojë. Kam përshtypjen se termi ?Rilindje? që përdori Rama ka të bëjë me një filozofi të re, që kërkonte të fuste tek modernizmi i të majtës. Rilindje nuk do të thotë ndryshim strukturash, emrash, por është filozofi. Se kam parë me shqetësim përdorimin e këtij termi, por ka pasur raste që ka krijuar dhe pakënaqësi, pasi mjaft militant me emër të PS janë spostuar, janë lënë mënjanë. Rama ka një filozofi të tijën të drejtimit. Për mua s?ka përbërë shqetësim. I kam bërë vetëm një vërejtje kur ka qenë rast; Rilindja nuk fillon në 2015, por në shekullin e XIX. Me Sami, Naim Frashërin, me rilindasit tanë. I thashë; Ke shkuar ndonjëherë në Frashër?! Ik njëherë atje.?, tha Braho./CNA.al

Lajmet e fundit nga