Connect with Us

Rikthehet Kupa e Shqipërisë/ Memelli befason me deklaratën para ndeshjes

Sport

Rikthehet Kupa e Shqipërisë/ Memelli befason me deklaratën para ndeshjes

Publikuar

-

Skënderbeu rikthehet të luajë në fushën e blertë, teksa ditën e nesërme do të sfidojë skuadrën e Teutës në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, e programuar me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Në vigjilje të kësaj sfide, ka folur trajneri i korçarëve, Migen Memelli përpara mediave duke analizuar këtë përballje:

Sfida ndaj Teutës – “Do t’i shikojmë ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi nesër përballë Teutën, një skuadër që ka bërë mirë në kampionat. Ne do t’i japim rëndësi Kupës, për të shkuar në finale.”

Lufta në dy fronte – “Nuk e di a e ka Skënderbeu potencialin për të luftuar në të dyja frontet, por ajo që është se cilësia e lojtarëve dhe angazhimi që ata kanë na japin të drejtën që të tentojmë. Pa diskutim mua më intereson që lojtarët të jenë të ndërgjegjshëm që kemi një ndeshje të radhës për të luajtur dhe asgjë më tepër.”

Rotacion dhe grup lojtarësh më shumë – “Teuta ka luksin të bëjë rotacion dhe ne do ta analizojmë se çfarë kanë bërë mirë apo keq në dy ndeshjet e fundit. Sigurisht pastaj do të shohim edhe mundësitë tona për të ecur përpara në Kupë.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Marash Kumbulla tregon ndeshjen më emocionuese në karrierën e tij

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla është në përfundim të vitit të tij të parë me Romën, teksa mbrojtësi ka lënë shumë përshtypje pozitive.

Ato që e kanë penguar të kenë një vazhdimësi më të mirë ka qenë COVID-19 dhe dëmtimi. Megjithatë, Kumbulla ia ka dalë edhe pse në një komunikim me fansat në rrjetet sociale thekson se periudha e infektimit me koronavirus, ka qenë më e vështira.

“Çfarë mendova në momentin e parë që Roma më bëri ofertë? Wow. Momenti që më gëzon më shumë dhe bën që zemra të rrahë fort është kur futem në një stadium plot me tifozët.

A kam pasur frikë ndonjëherë? Po, ka ndodhur dy vite më parë kur u dëmtova. Ndërsa momenti më i vështirë i karrierës ishte kur u infektova me COVID-19. Ndeshja më emocionuese? Ndeshja me Milanin, kur shënova gol dhe dolëm 3-3″, shprehet Kumbulla.

LEXO TE PLOTE

Sport

Partizani humbet Jasir Asanin për ndeshjen me Vllazninë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani, humbet sfidën me Vllazninë.

Anësori i kuq u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 58-të dhe plotësoi numrin e katër të tillëve, çka sjell edhe pezullimin e tij në sfidën e rëndësishme ndaj shkodranëve.

25-vjeçari mëngjarash është golashënuesi më i mirë i Partizanit këtë sezon, me 9 rrjeta të realizuara deri më tani.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Në Spanjë projektohet Real Madridi i ri

Publikuar

-

Nga

Ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është favoriti për ta zëvendësuar Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit, nëse tekniku francez vendos të largohet. Raul Gonzalez, momentalisht trajneri i Real Madrid Castilla gjithashtu mbetet kandidat.

Lojtarët si Sergio Ramos, Luka Modric dhe Karim Benzema do i japin mundësi lojtarëve të talentuar si Kylian Mbappe, Erling Haaland, Eduardo Camavinga dhe David Alaba, me “Los Blancos” që synojnë ta dominojnë Evropën sërish.

Prioriteti kryesor i Realit mbetet Mbappe dhe Erling Haaland. Ndërkaqq, Alaba ka arritur marrëveshje me Real Madridin, me kontratën që i skadon në verë dhe thuhet se do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me vlerë 12 milionë euro për sezon.

Camavinga, talenti i Rennes gjithashtu shihet si lojtari i duhur për ta përforcuar qendrën e mesfushës. Ndërkohë, Real Madrid është duke vëzhguar edhe situatën e Paul Pogbasë, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022 dhe United është i hapur ta shesë. Reali i sezonit tjetër do jetë shumë ndryshe nga ky i sotmi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE