LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikimi i të dhënave/ Bushati: Ka sistem të madh monitorimi dhe përgjimi

13 Prill 2021, 18:01, Politikë CNA
Publikimi i të dhënave/ Bushati: Ka sistem të madh monitorimi dhe

Publikimi në media të disa listave ku pretendohet se Partia Socialiste ka përdorur databazën e portalit qeveritar e-Albania me të dhënat personale të qytetarëve ka krijuar debat të fortë, ndërsa kreu i SPAK, Arben Kraja tha këtë të martë se do të regjistrohet si çështje.

Analisti Andi Bushati i pranishëm në Euronews Albania thotë se shqiptarët janë në një monitorim dhe përgjim të hollësishëm, pasi të dhënat e tyre, po përdoren në mënyrë jo-ligjore.

?Unë mendoj se ka një sistem të madh monitorimi, gati jemi në një skenar ?Oruellian? të përgjimit të të gjithë njerëzve. Duke i marrë së pari kartën e identitetit, numrin e telefonit, vendbanimin dhe të gjitha këto shërbejnë, që dikush nga PS, ku aty thuhet si ?patronazhist?, që ka si detyrë t?i ruajë këta njerëz, t?i vëzhgojë nëse do dalin më 25 prill, t?i joshë, të punojnë me ta, t?i korruptojnë etj?, tha ai.

Z.Bushati thotë se të gjitha partitë në Shqipëri përdorin teknika të tilla, por për Bushatin mëkati më i madh i PS-së është se ajo po shfrytëzon të dhëna, të cilat mund të sigurohen vetëm nga ana e institucioneve shtetërore.

?Ky është sistemi që është ngritur. Pak a shumë të njëjtin sistem nuk e përdor vetëm PS, por e përdorin të gjitha partitë tona. Mëkati këtu i PS është që nga një sistem artizanal, e ka çuar në një manipulim industrial. Pra, ato të dhënat që në vëzhgojmë në databazën e PS janë të dhëna që mund të merren vetëm nga institucionet shtetërore dhe këtu fillon mëkati, sepse këtu jemi në kuadrin e një partie-shtet?, tha ai./ Euronews Albania

Lajmet e fundit nga