Connect with Us

“Po qesh pak o burrë”/ Rama tregon ndryshimet që pësoi pas tërmetit, ja ç’mendoj kur zgjohem

Politikë

“Po qesh pak o burrë”/ Rama tregon ndryshimet që pësoi pas tërmetit, ja ç’mendoj kur zgjohem

Publikuar

-

“Po qesh pak o burrë”/ Rama tregon ndryshimet që pësoi pas tërmetit, ja ç’mendoj kur zgjohem

Në vijim të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Librazhd.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për veten, për ndryshimin që pësoi pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019. Po ashtu kreu i qeverisë tha se gjëja e parë që mendonte sa zgjohej në mëngjes nga gjumi ishte se sa shtëpi do të ndërtoheshin dhe sa vaksina do të bëheshin.

Gjatë fjalës së tij, ai tregoi disa nga mesazhet që i vinin nga miqtë e tij në telefon, të cilët i sugjeronin atij që të qeshte.

“Është kënaqësi e veçantë. Kur pash sot kalanderin e lëvizjes dhe aty ishte shënuar aty një takim me të rinjtë në Librazhd, mendova se është momenti i duhur, për të mbajtur jo një fjalë tipike fushatë, por para jush një fjalë personale. Ka disa ditë që miq të ndryshëm më shkruajnë; “Po qesh o burrë, mos dil kaq i ngrysur, punët janë mirë, ne do të fitojmë”. Sigurisht që do të fitojmë në 25 prill. Por më besoni, nuk është e lehtë të qeshësh. Nuk është e lehtë të jesh i pangarkuar dhe të dukesh i freskët sikur ke fjetur gjumë 10 orë, sepse për mua u bë më shumë se një vit që ka qenë në kohë jashtëzakonisht e vështirë.

Qysh nga momenti që mora lajmin se ra një tërmet dhe minutë pas minute merrja lajmet e dëmeve të jashtëzakonshme, ndryshimi në jetën time aty lart në majë ishte shumë i madh. Sepse nga ai moment e deri më sot unë asnjëherë nuk arrijë dot që të ndajë veten time, besojeni ose jo, nga ata të cilët presin të kthehen në shtëpi. Nga nxënësit që presin të rikthehen në shkollën e tyre. Dhe nga ata më të moshuarit, gjyshet dhe gjyshërit tuaj që presin të çlirohen nga armiku i padukshëm.

E gjithë kjo kohë për mua nuk ka qenë koha e një kryeministri në zyrë që bën plane e detyrat e tij, por ka qenë shumë më tepër se kaq. Koha e rreshtimit me zemër e mish e shpirt, krah për krah të gjithë atyre që në asnjë mënyrë nuk duhet të ndihen vetëm. Kur sapo hap sytë gjëja e parë që mendoj është; sa shtëpi do të hapen sot për ta, sa vaksina do të bëhen sot.”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bomba” e Ristanit/ Basha fitoi 12 milionë dollarë nga humbja në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit 2021, shënuan një tjetër dështim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ajo çfarë e bën edhe më të turpshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve është fakti që kryeministri Edi Rama, pas tetë vitesh qeverisje me një mijë e një bëma dhe gjëma arriti të ruante pothuajse të njëjtat kuota me vitin 2017, ndërsa Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, edhe pse me një rritje të vogël në krahasim me 2017, sërish kishte një rezultat më të ulët se në 2013.

Rezultati katastrofik i zgjedhjeve të 25 prillit ka shtuar edhe zërat për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Mes zërave që kërkon largimin e Bashës është edhe Arben Ristani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Urdhër i prerë/ Zbardhen vendimet e Ramës për Shkodrën

LEXO EDHE:  Ish-kryekomunari që u shpërblye nga Rama/ Nuk flet kurrë, por përfiton miliona

Por përtej kërkesës për largimin e Bashës një ditë më parë, Ristani ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

Sipas Ristanit, Lulzim Basha po e përdor partinë për biznes dhe PD është bërë si një ndërmarrje tregtare.

Nga studio e emisionit të “Të Paekspozuarit”, Arben Ristani po ashtu tha se Basha ka fituar 12 milionë dollarë në këto zgjedhje.

“PD është bërë si një ndërmarrje tregtare. Ka fituar 12 milionë dollarë, në këto zgjedhje zotëria”-tha Ristani.

Pas kësaj deklarate të Arben Ristanit, Lulzim Basha duhet të sqarojë ku shkuan 12 milionë dollarët?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Shqipëria mbështet paqen në rajon

Publikuar

-

Nga

Meta uron besimtarët për Fitër Bajramin dhe i bën thirrje për të mbrojtur demokracinë

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

Sipas Metës, Shqipëria do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”, shkruan Meta në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma dhe bandat/ Pse heshti deputetja e Bashës kur mori ofertat e krimit?

Publikuar

-

Nga

Grida Duma, e cila arriti të merrte mandatin për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit, ka folur sërish për banda dhe oferta.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Grida Duma ishte drejtuese politike në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, ku PD humbi edhe pse konsideroheshin si bastione të saj.

Pas humbjes Duma, është shfaqur duke folur për banda dhe oferta.

Të njëjtën deklaratë e ka përsëritur edhe mbrëmë në një emision televiziv, në Syri Tv.

E kam parë me sytë e mi atmosferën, se çfarë do të thotë kur një burri shteti i vjen oferta për të marrë peng biznesin, administratën për të përfshirë krimin, por që e refuzoi.  Edhe sot, Basha e ka pasur këtë mundësi.

Të vijë në pushtet përmes bandave, ka pasur oferta.

Nëse ka një pikë pozitive që duhet që Partia Demokratike të jetë krenare, është që ka një kryetar që nuk bashkëpunon me bandat për të ardhur në pushtet,”- është shprehur Duma.

Po cilat janë bandat? Pse Grida Duma nuk i ka dërguar në Prokurori, që në kohën kur i ka marrë këto oferta dhe ia ka prezantuar Lulzim Bashës?

PD dhe Lulzim Basha, çdo ditë dalin e thonë, se u janë vjedhur votat se është bërë masakër elektorale, por nuk japin prova, vetëm deklarata politike.

LEXO EDHE:  Myslimanët revoltohen me Ramën: Je islamofob

LEXO EDHE:  “Njeri i ditur, burrë i paqtë”/ Rama sjell në vëmendje bisedat me Luan Hajdaragën, “acarimet” me Nanon e Metën

Grida Duma del dhe thotë se nuk i fituan zgjedhjet, pasi nuk pranuan ofertat e bandave.

Nëse janë reale këto që thotë, Duma, nëse ajo ka njohur banda, banditë dhe ofertat e tyre, por ka heshtur dhe nuk i ka denoncuar në organet e drejtësisë, atëherë duhet të jetë e para zonja Duma që duhet të hetohet.

Pas saj edhe Lulzim Basha, duhet të japë llogari para drejtësisë.

Se s’ mund të flasësh ditë e natë për banda, pazare dhe oferta dhe të vazhdosh sikur mos  të ketë ndodhur asgjë.

Grida Duma ose duhet të mbajë përgjegjësi për atë që deklaron dhe të japë prova tek organet e Prokurorisë, ose duhet të thotë që gënjen dhe mashtron, se s ‘ka takuar kurrë banda dhe se nuk ka marrë kurrë oferta prej tyre.

E kanë bërë standart të dalin në media e të përhapin terror në opinionin publik dhe më pas të hiqen sikur s’ka ndodhur asgjë.

Grida Duma, bën sikur s’ka thënë, asgjë, policia dhe prokuroria ,sikur s’kanë dëgjuar asgjë dhe gjithçka mbetet pa përgjegjësi thjesht në kuadrin e deklaratave politike./CNA.al

LEXO TE PLOTE