LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosja e policëve/ Nisen me urgjencë drejt Mamurrasit Ardi Veliu, Tonin Vocaj dhe FNSH

13 Prill 2021, 12:59, Kronika CNA
Plagosja e policëve/ Nisen me urgjencë drejt Mamurrasit Ardi Veliu,

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, dhe grupe të FNSH në Shkodër, janë nisur me urgjencë drejt Mamurrasit, aty ku u plagosën dy policisë dhe një qytetar.

FNSH Shkodër ka shkuar për t?i ardhur në ndihmë policisë lokale në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të plagosur mbetën dy policët Flamur Lleja dhe Ilir Zeka, si dhe shtetasi Nikoll Vorfi, ndërsa që policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në disa akse rrugore.

Dyshohet se dy policët dh enjë qytetar u plagosën pas shkëmbimit të zjarrit me një grup personash.
Ndërkohë pritet zbardhja e plotë e ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga