Connect with Us

“PD-PS, parti kasetash, të trembura nga ballafaqimi”/ Ardian Kollozi “shuplakë”, dyshes Rama-Basha

Politikë

“PD-PS, parti kasetash, të trembura nga ballafaqimi”/ Ardian Kollozi “shuplakë”, dyshes Rama-Basha

Publikuar

-

Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike në Vlorë, numri një i listës, Ardian Kollozi në një intervistë për CNA.al, ka shenjëstruar dy partitë e mëdha PD dhe PS me në krye Lulzim Bashën dhe Edi Ramën.

Sipas të njëjtit, të dyja po bëjnë një fushatë, që nuk ka lidhje me Vlorën dhe qytetarët e saj.

Situata në Vlorë po ecën relativisht qetë dhe pa shqetësime të mëdha. Dy partitë e mëdha janë duke zhvilluar fushatën e tyre në skenat respektive, që nuk kanë të bëjnë dhe nuk kanë lidhje me qytetin edhe me qytetarët.

Ndërkohë që ne kemi vendosur që intensivisht dhe me entuziasëm të shkojmë të kontaktojmë çdo qytetar vlonjat, t’i shpjegojmë se kush është Bindja Demokratike, se çfarë përfaqësojmë, se kush janë kandidatët dhe pse ne kemi vendosur të dalim në garë”, është shprehur Kollozi.

Bindja Demokratike në Vlorë, ka për qëllim, sipas Kollozit, që ta sfidojë realitetin që ofrojnë dy partitë e mëdha, ku një kërkon stanjacionin dhe tjetra rrotacionin.

LEXO EDHE:  Xhisiela hedh poshtë deklaratat/ Tregon arsyen e vërtetë pse e kallëzoi Rexhepin

Pse kemi vendosur të sfidojmë këtë realitet dhe kush është qëllimi jonë që nuk është as më pak e as më shumë, ndryshimi. Ndryshim, i cili nuk është ofertuar dhe nuk është në qëllimet e dy partive të mëdha. Njëra kërkon stanjacionin dhe tjetra rrotacionin që as njëra dhe as tjetra nuk janë për qytetarët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë”, është shprehur më tej Kollozi.

Ndër të tjera ai ka komentuar situatën parazgjedhore në Vlorë, ku sipas tij nuk ka ballafaqime alternativash, por vetëm kaseta të bëra gati.

“Situata parazgjedhore është ajo e fushatave të fundit, që në fakt lë shumë për të dëshiruar. Një fushatë tipike, pa ballafaqime alternativash, me kaseta të bëra gati, secili në parcelën e vet, pa përfshirë qytetin dhe qytetarët në fushatën elektorale”, ka thënë Kollozi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lufta e Bashës dhe humbja e PD-së

Publikuar

-

Nga

Lufta e Bashës dhe humbja e PD-së

Partia Demokratike humbi në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Socialiste dhe Edi Rama do të jenë në pushtet edhe për katër vitet e ardhshme dhe ky tashmë është një fakt.

Lulzim Basha, lideri perëndimor, i cili nuk e pranon dot humbjen e radhës ka deklaruar se, zgjedhjet u manipuluan dhe u vodhën nga qeveria, ndonëse deri tani nuk ka asnjë ankimim në KQZ nga ana e PD-së.

Të vetmet tentativa nga selia blu janë daljet televizive të deputetëve të dalë nga zgjedhjet, të cilët kanë të njëjtën retorikë si gjithmonë, “nuk i njohim zgjedhjet por do hyjmë në Parlament”, deklarata të cilat janë në kontraditë me njëra-tjetrën.

Por gjithësesi, një tjetër fakt i dukshëm është lufta imagjinare e Lulzim Bashës. Një film i parë, me të njëjtën regji dhe skenar.

LEXO EDHE:  Zjarr i përmasve të mëdha në Vlorë/ Digjet një sipërfaqe me kullota dhe ullishte

LEXO EDHE:  Policia e Vlorës aksion gjatë natës/ Arrestohen disa persona

Thirrjet për protesta dhe mosnjohja e zgjedhjeve do jetë refreni që do të na shoqërojë për katër vite rresht, por ndoshta këtë herë mund të jenë nga foltorja e Kuvendit dhe jo nga rruga.

Për fat të keq, PD ka humbur edhe demokratët e vërtetë. I vetmi që ka fituar është Lulzim Basha. Reformimi i partisë dhe largimi i tij deri tani është parë si e vetmja formë për të shpëtuar PD nga inekzistenca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Merr dhuratë fanellën e Juventusit/ Rama: Ju interistat kini respekt për të mundurit

Publikuar

-

Nga

Rama i përgjigjet Berishës/ "Gogoli i Lalëzit bën propagandë për të futur panik qytetarët për vaksinat"

Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë për fitoren e 25 Prillit. Bëhet fjalë për një fanellë të skuadrës së Juventusit, që mban emrin e tij me numrin 3 të stampuar në simbol të mandatit të tretë të socialistëve.

Krahë fotos Rama ka shkruar se tashmë Interistat duhet të sillen mirë dhe të kenë respekt për të mundurit duke marrë shembull nga ai që sillet mirë me kundërshtarët politikë.

Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë. Grazie Juve. Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla uron ditën e Europës/ “Shqipëria është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja që shpalli Ballën, shpifës/ Me 2 banesa, blen me borxhe sobë dhe lavatriçe

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet ka uruar ditën e Europës.

Sipas tij, Europa për disa shekuj u bë e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë duke e cilësuar si një çarje tektonike. Balla shtoi se Shqipëria është gati të negociojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE.

“Europa, për disa shekuj rresht u bë kaq e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë, sa dukej sikur ndodhi një çarje tektonike. Në të vërtetë, as Shqipëria nuk u zhvendos askund e aq më pak zhvendosjen e bëri Europa. Por, largësia e brendshme mendore dhe shpirtërore ishte e tillë sa që çoi në krijimin e një paradoksi”, thotë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare.

Ky është një paradoks që tashmë i përket historisë, ndërsa Shqipëria sot është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në Bashkimin Europian, stacioni i parafundit në rrugën tonë të gjatë të ribashkimit me Europën, që nisi 3 dekada më parë, kur nën thirrjet “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa” shembëm regjimin më të egër komunist që kishte njohur ndonjëherë kontinenti i vjetër”, ka shkruar Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE