LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas nënshkrimit për mbrojtjen e Teatrit/ Basha firmos tjetër marrëveshje

13 Prill 2021, 11:10, Politikë CNA
Pas nënshkrimit për mbrojtjen e Teatrit/ Basha firmos tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka firmosur ditën e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit me personat me aftësi të kufizuara. Sipas tij, kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negocimesh prej dy vitesh e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri.

?Kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negociate që ka nisur prej më shumë se dy vitesh. Rikthejmë në kujtesë me kënaqësi takimin tonë të fundit në selinë e një prej organizatave tuaja ku ajo që spikati ishte sinqeriteti, ishte fryma konstruktive e diskutimit dhe nuk mund të ishte i tillë pa patur edhe reflektimin vetëkritik për përgjegjësitë tona në të shkuarën që janë edhe një pjesë e rëndësishme e themelit mbi të cilat kemi ngritur angazhimet tona për të nesërmen.

Kjo është një marrëveshje e cila është hartuar nga ekspertët tanë më të mirë dhe ekspertët më të mirë të organizatave tuaja që ka për qëllim të vendos një kulturë të re bashkëpunimi midis qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve legjitim të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri?, u shpreh Basha.

Kryedemokrati shtoi se themeli i marrëveshjes është vendosja e standartit europian.

?Do të thoja se themeli i marrëveshjes nuk janë thjesht angazhimet qeveritare, buxhetore por është: së pari vendosja e standardit europian i cili parashikon që në gjithë vendimmarrjet e rëndësishme që kanë të bëjmë me çdo sferë, me çdo aspekt të jetës, të sfidave dhe të pritshmërive të personave me aftësi të kufizuara, konsultimi, bashkërendimi, bashkëvendimarrja dhe angazhimi i përbashkët në zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga këto vendimmarrje, janë instrumenti që e çon përpara kauzën e drejt dhe vuajtjet, dhimbjet dhe pritshmëritë e personave me aftësi të kufizuara?, shtoi Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga