Connect with Us

Paralajmërimi i OBSH: Fundi i pandemisë ende larg

Sociale

Paralajmërimi i OBSH: Fundi i pandemisë ende larg

Publikuar

-

Në vitin e dytë të pandemisë së koronavirusit pavarësisht fushatës së vaksinimeve në shumë vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kriza shëndetërose ende nuk është kapërcyer.

“Fundi i pandemisë është ende larg”, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. Megjithatë përmes masave tashmë të sprovuara pandemia po mbahet nën kontroll, theksoi Tedros. ”

Ne duam gjithashtu, që shoqëritë, tregjet, udhëtimet dhe tregtia të rihapen”, shtoi ai. “Por ndërkohë pavionet e kujdesit intensiv në shumë vende janë përtej kapaciteve dhe shumë njerëz po vdesin – e kjo është në fakt diçka që mund të shmanget.”

Kurba e infeksioneve rritet në mënyrë eksponenciale

Një kohësisht shefi i OBSH-së kritikoi faktin, që ka pabarazi masive sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura. Rreth 87 përqind e 700 milionë vaksinimeve në mbarë botën janë realizuar në vendet e pasura, theksoi Tedros në Gjenevë. Ndërkohë që në vendet e varfëra janë realizuar vetëm 0,2 përqind e vaksinave ndaj koronavirusit.

LEXO EDHE:  Për të mposhtur Covid-19, do të duhet shumë më tepër sesa një vaksinë e re

Numri i infektimeve të reja dhe i rasteve të vdekjeve javën e kaluar është rritur dukshëm për të shtatën herë me radhë, tërhoqi vëmendjen kreu i OBSH-së. “Kurba e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale”, tha ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove. Javën e kaluar janë regjistruar 4.4 milionë infeksione të reja, përpara një viti në të njëjtën periudhë numri i infeksioneve ishte rreth 500.000./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni bërë plane për plazh?/ Ja si parashikohet dita e sotme

Publikuar

-

Nga

Për të gjithë ata që kanë bërë plane për ditën e sotme kushtet meteorologjike do të jenë favorizuese.

Moti i kthjellët pritet të dominojnë në pjesën me të madhe të territorit, vranësirat parashikohen të pakta kalimtare këto të përqëndruara përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek.

Valëzimi në detet i forcës 2-3 ballë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rektori i Universitetit të Tiranës: Mësimi online i suksesshëm, pjesëmarrja mbi 96%

Publikuar

-

Nga

Rektori i Universitetit të Tiranës: Mësimi online i suksesshëm, pjesëmarrja mbi 96%

Universiteti i Tiranës e përballoi me sukses mësimin online. Kështu shprehet Rektori Artan Hoxha, i cili bën një bilanc të vitit akademik të zhvilluar në këtë platformë për shkak të pandemisë.

Sipas Hoxhës, përshtatja e mësimit për profesorët dhe studentët ishte e vështirë vetëm në fillim.

“Ne në vlerësimin e përgjithshëm, mund të themi se universiteti e përballi me sukses sfidën pasi ajo që ne konstatuan ishte një pjesëmarrja masive mbi 96% e tyre, ku në auditorë nuk e kemi këtë pjesëmarrje”, tha rektori Hoxha.

Por për studentët, mësimi online nuk ka qenë një sukses.

“Është ndryshe të jesh përballë pedagogut se ke bashkëbisedim. Në auditor ke debate, ke bisedime mes studentëve”, u shpreh studenti Aurel Kujtimi.

Vendimi për t’u kthyer në auditor kaq i shumëpritur dhe i kërkuar nga ta, duket i shpejtë e që sipas tyre I lë shumë pak kohë, që të kthehen dhe të gjejnë shtëpi në Kryeqytet.

LEXO EDHE:  Spanja dhe Italia fillojnë zbatimin e masave të reja kundër pandemisë

LEXO EDHE:  Spanja dhe Italia fillojnë zbatimin e masave të reja kundër pandemisë

Por, çfarë do të bëhet për ata studentë që nuk kanë mundur të zhvillojnë orët praktike?

“Lejon që hapësira që të rikuperosh një pjesë të atyre proceseve që nuk janë realizuar, rikthimi në auditor nuk është për leksione dhe seminare, por është për të përfunduar procesin mësimor me konsultime dhe për të realizuar ata elementë, që nuk ishin të mundur të bëheshin deri sa për të hyrë në sezonin e provimeve”, tha z. Hoxha.

Fakultete e Universitetit të Tiranës po studiojnë platformat dhe rregulloren që do të ndjekin për zhvillimin e mësimit fizik në auditorë./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto/ Gjendet i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur, policia thirrje familjarëve: Kontaktoni te 112

Publikuar

-

Nga

Një fëmijë i mitur është gjetur i vetëm në rrugë nga qytetarët pasditen e sotme në Tiranë tek “Terminali i Jugut”.

Policia njofton se bëhet fjalë për të miturin Vin Uka, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Uniformat blu, kanë bërë publik rastin për mediat me qëllim që të lidhen me familjarët e të miturit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

LEXO EDHE:  OBSH vlerësime për stafin mjekësor/ Tregon kur duhet bërë testi për koronavirusin

LEXO EDHE:  Çfarë na pret në një botë post-pandemike?

Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

LEXO TE PLOTE