LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndëshkoi Ibrën, e pëson keq arbitri Mareska

13 Prill 2021, 06:40, Sport CNA
Ndëshkoi Ibrën, e pëson keq arbitri Mareska

Fabio Mareska ka shqetësuar Shoqatën e Arbitrave në Itali, për shkak të vendimeve të marra në ndeshjen mes Parmës dhe Milanit. Vendimet e gjyqtarit napolitan, dhe kryesisht rasti i Ibrahimoviçit, i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas disa fjalëve, të cilat mund të jenë keqkuptuar nga arbitri, kanë bërë Shoqatën e Arbitrave, të rishikojnë situatën e arbitrit.

Sipas asaj që raporton ?Corriere della Sera?, pritet që për arbitrin të ketë disa vendime të rëndësishëm, ku ekziston mundësia që të mos qëndrojë pushim për disa javë.

Megjithatë vendimi që tashmë është marrë, është se Mareska nuk do ë gjykojë më Milanin të paktën deri në fund të këtij sezoni. Më vonë do të ketë zhvillime të tjera, për të parë nëse kartoni i kuq për Ibrën ishte i merituar apo jo, pasi në Itali mendojnë se suedezi mund të  ishte kaluar me një karton të verdhë për këshillë, sigurisht nëse nuk ka qenë ndonjë ofendim i madh, siç mund të ketë marrë arbitri.

Lajmet e fundit nga