Connect with Us

Muaji i Shenjtë i Ramazanit / Meta dhe Kryemadhi urojnë besimtarët

Sociale

Muaji i Shenjtë i Ramazanit / Meta dhe Kryemadhi urojnë besimtarët

Publikuar

-

Ujku, ujku, çakalli po bën kërdinë/ Kush po ble votat?

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

Me një postim në Facebook, Meta uron që Zoti t’i shpërblejë sakrificën besimtarëve dhe t’i lehtësojë dhembjen çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash.

“Të dashur motra dhe vëllezër të besimit Islam,

Gëzuar Muajin e bekuar të Ramazanit! I bashkohem urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari, që Zoti t’i falë mëshirën e Tij, t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë dhe të lehtësojë dhembjen e çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash të mëdha, me të cilat përballen të gjithë shqiptarët. Me lutjet dhe përkushtimet tona, me shpirt dhe zemër, duke u shërbyer me përulësi, të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë dhe që patjetër do të vijnë për Shqipërinë!”, shkruan Meta.

LEXO EDHE:  Krimet e Rënda regjistrojnë padinë e Metës ndaj Dvoranit/ Zbulohet prokurori i çështjes

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë.
Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri. Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vranësira, reshje dhe ulje temperaturash/ Parashkimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që në zonat malore nganjëherë pritet të ketë dhe reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 24°C.

Era do të jetë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Xhamia e Et’hem Beut në prag të hapjes pas tre vite restaurim të plotë

Publikuar

-

Nga

Xhamia e Et’hem Beut në prag të hapjes pas tre vite restaurim të plotë

Ka dalë sërish në dritë pas procesit të thellë të rikonstruksionit xhamia më e vjetër e kryeqytetit. Xhamia e Et’hem Beut i është nënshtruar procesit të restaurimit e tani është gati në përfundim të punës për t’ju kthyer së pari besimtarëve e më pas vizitorëve që janë të shumtë.

Për gati tre vite, detaje të këtij objekti kulture, monument i kategorisë së parë, i ngritur në vitin 1820 i është nënshtruar një procesi të gjatë konservimi veçanërisht muralet që mbeten veçantia e xhamisë.

Restauratori Adrian Çene tregon se ndërhyrja është bërë “për t’i gjallëruar floralet sepse ishin fshehur nga shtresat e pluhurit dhe mbivendosjet”.

Detajet e floraleve janë të pranishme kudo në hapësirat e këtij objekti, një praktikë kjo që është ndeshur rrallë në xhamitë e tjera në vend.

“Është një nga xhamitë e veçanta pasi është e gjitha e pikturuar me murale. E gjitha është e mbuluar me floreale dhe me skena të peizazheve ku ilustrohen pjesët e kuranit për parajsën apo xhenetin”, shprehet Adrian Çene.

Në gjithë procesin e restaurimit është ruajtur identiteti dhe origjinaliteti i veprave, dhe ndonëse nuk ka një datë konkrete se kur do te hapet Xhamia, ajo është shumë e afërt./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesdita sjell zhvillim të vranësirave/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat për javën e ardhshme

Vendi ynë do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve, ndërkohë që mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave.

Sipas MeteoAlb paraditja mbetet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira aftashkurtër në vendin tonë, duke lënë jugperëndimin e vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mbrëmja kthjellon sërish motin në vend.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënje sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 26°C.

LEXO EDHE:  Meta dekoron “Atlantikun”, si “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

LEXO EDHE:  Meta dekoron “Atlantikun”, si “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE