MSH nxjerr shifrat/ Shënohen 234 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën

13 Prill 2021, 15:07, Lifestyle CNA
MSH nxjerr shifrat/ Shënohen 234 raste të reja, ja sa kanë humbur

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2862 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 234 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 5 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

55 raste në Tiranë, 23 në Shkodër, 14 në Korçë, 13 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Gjirokastër, nga 8 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 7 raste në Krujë, Vlorë, Divjakë, nga 5 raste në Fier, Sarandë, Dibër, Gramsh, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Shijak, nga 3 raste në Elbasan, Malësi e Madhe, Peqin, nga 2 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Kuçovë, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Mat, Selenicë, Kolonjë, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 634 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,903 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  3 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 78 – 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital./CNA.al

Lajmet e fundit nga