LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milani zonë e kuqe, Ibra “kapet” në restorant dhe bën të nisin polemikat

13 Prill 2021, 15:24, Sport CNA
Milani zonë e kuqe, Ibra “kapet” në restorant dhe bën

COVID vazhdon të mbajë të mbyllur shumë vende teksa rreziku nga infektimet mbetet konkret. Kështu ndodh edhe në Itali, aty ku një nga qytetet më të rëndësishme, Milano është konsideruar zonë e kuqe dhe aktivitetet janë të stopuara.

Këtu përfshihen edhe restorantet apo baret, mirëpo një foto e cila është bërë virale ka treguar të kundërtën teksa bëhet fjalë për Zllatan Ibrahimoviç. Suedezi duket se ka shkelur rregullat dhe është fotografuar në një restorant të Milanos, së bashku me disa miq pjesë e të cilëve ishte edhe ish-milanisti Abate.

Rreth kësaj foto tashmë kanë nisur edhe polemikat nëse për sulmuesin duhen marrë masa. Megjithatë, pronari i restorantit ku është fotografuar Ibra ka theksuar se ata nuk kanë qëndruar për darkë aty, por thjesht sa për të pirë verë mes miqsh.

Lajmet e fundit nga