Connect with Us

Meta djeg Luan Ramën/ Zbulohet kandidatja që sponsorizon në Vlorë

Politikë

Meta djeg Luan Ramën/ Zbulohet kandidatja që sponsorizon në Vlorë

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta është angazhuar së fundmi me fushatën e LSI-së në Vlorë duke dhënë urdhër që  numri një në listë, Luan Rama të mos votohet.

Ditën e djeshme nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka qenë në qytetin e Vlorës nga ku bëri thirrje që të vohohet nga numri dy e poshtë, duke lënë mënjanë kështu Luan Ramën i cili kryeson listën e kandidatëve të kësaj partie për qarkun e Vlorës.

Ndërsa sot numri dy i listës kandidatja Grisejda Myslim i është bërë thirrje dhe sponsorizuar që të votohet nga mbështetësit e LSI-së.

“Vlora është bastioni i përleshjes finale mes LSI dhe RILINDJES së Edi Ramës. Nga Vlora do ta marrë përgjigjen dhe fundin politik kryeministri Rama.

Vlora ka një femër kandidate me emrin Grisejda Myslimi (ose Grejsi siç e thërrasin) në numrin dy të listës së LSI. Grejsi është pedagoge e financës në UET në Tiranë. Kurajoze dhe e vendosur, Grisejda, do jetë deputete në Parlament më 25 prill. Ajo synon që tre deputetë nga LSI të jenë të sigurtë, por edhe Saranda të ketë deputetin e saj.

Ajo nuk ka shumë përvojë politike, por ka shpirtin rinor vlonjat që ndez shpirtrat dhe zemrat e Vlorës për të larguar këtë kryeministër të krimit dhe oligarkëve. Grisejda do të jetë zëri vlonjat dhe do përfaqësojë Vlorën me qëndrimet e saj.

E pyetur për sfidën e 25 Prillit, ajo shprehet e sigurt për fitoren e tre mandateve. “Besoj te patriotizmi i vlonjatëve dhe dinjiteti i tyre. Unë nuk i trembem”- sfidave thotë Grisejda. Ajo është vajza e ish-kampionit të peshëngritjes Myslym Myslymi.

LEXO EDHE:  U qëllua sot me armë/ Kush është ish anëtari i bandës së vrasësve me pagesë së Julian Sinanajt

“Besoj shumë te padurimi i rinisë vlonjate për ndryshim dhe jemi një ekip të rinjsh vlonjatë që kandidojmë, bashkë me Dikens Bushin dhe Anxhela Shenajn”- shprehet kandidatja e LSI me numrin dy në listën e kandidatëve për deputet.

Me vajzat dhe djemte e rinj, kandidate për deputetë si Grisejda Myslimi, Anxhela Shenaj dhe Dikens Bushaj, fitorja e LSI-së në Vlorë do jetë e thellë. E drejtuar nga Monika Kryemadhi, LSI, do jetë zëri i rinisë dhe shqiptarëve të cilët duan ndryshim me 25 prill”, thuhet në shkrimin e porozitur, në të cilin s’përmendet në asnjë rast drejtuesi i listës së këtij Qarku, Luan Rama.

Po sot, Petrit Vasili ka vijuar fushatën kundër Luan Ramës, duke bërë thirrje që të votohen veç vajzat në listën e LSI-së.

“Vendosmeria e pastertia e vajzave te Vlores Grisejda Myslimit dhe Anxhela Shenaj do ti thyeje ne mes mafiozin e Astirit Afrim Qendro dhe batakçiun e diskredituar Damian Gjiknuri qe vetem kane plaçkitur e vjedhur popullin.

Vlora e ka vendosur do te votoje vetem vajzat e saja”, shkruan Vasili, ndërsa pozon me dy kandidatet e LSI-së”, thuhet në gazetën e LSI-së.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zërat kundër Bashës në PD/ Elezi: Kush ka folur është përjashtuar

Publikuar

-

Nga

“Basha ka bërë PD-në të pabesueshme”/ Ibsen Elezi: Ja kush është problem unë, më i madh se Rama

Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit ka komentuar mbi zërat kundër krydemokratit Lulzim Basha në Partinë Demokratike. Ai tha se shumë anëtarë nuk reagojnë kundër tij, pasi të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar.

Ai shprehet se është njerëzore të gabosh, por sipas tij , të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për gabimet që bëjnë.

“Të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar. Kjo është arsyeja. Ky mekanizëm i ndërtuar me kujdes apo rastësisht kanë çuar në vrasjen e kurajos.

LEXO EDHE:  OFL zbarkon në Durrës dhe Vlorë/ “Hedh grepat” për tre shënjestrat e radhës

LEXO EDHE:  Dalin detaje të reja nga atentati në Vlorë/ Viktimës i zunë pritë, ja ku u fshehën ku u fshehën

Në momentin që vret kurajën është e vështirë që njerëzit të besojnë që do ketë sukses nëse del kundër rrymës. Dikush më shumë, dikush më pak, përgjegjës jemi të gjithë. Nuk është turp të korrigjosh diçka, është njerëzore të gabosh. Duke e ditur që demokracia është opinion edhe në rrjetet sociale po deformohet demokracia. Në PD është vrarë konkurrenca, konkurrenca është ajo që prodhon ide”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Elezi: Të bëhet garë e barabartë

Publikuar

-

Nga

“Ka një dakordësi në heshtje”/ Elezi zbulon çfarë fshihet pas sulmeve të Republikasve ndaj Topallit

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi është shprehur se një nga gabimet më të mëdha që Partia Demokratike ka bërë në zgjedhjet parlamentare është që nuk kërkoi votat e emigrantëve. Elezi shton se nëse do të kishin votuar edhe emigrantët opozita do ti kishte fituar zgjedhjet.

Ai në një intervistë për McnTv, thekson se  zgjedhjet brenda PD për të vendosur lidershipin e ri duhet  të jenë të barabarta dhe sipas tij, nëse fiton Basha do ta pranojë këtë gjë.

“E djathta kërkon sisteme që kanë të bëjnë me konkurrencën ndërsa e majta del me teori dhe fshehin listat. Ajo që duhet të kërkonte me këmbëngulje opozita ishte vota e emigrantëve. Si nuk e kërkon votën e tyre dhe del e ankohesh?  Po të kishte qenë vota e emigrantëve që opozita sado e pafuqishme është do kishte fituar mbi qeverinë. Kjo është një qeveri skandalesh. Nuk i numëron dot skandalet e Ramës. Kemi kërkuar që Basha të largohet dhe të bëhet garë e barabartë. Nëse si fiton unë do ta pranoja këtë gjë”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Publikuar

-

Nga

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi ka komentuar mbi dështimet e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  Elezi shton se ai dhe kreu i PD Lulzim Basha do të jenë në garë për të qenë në krye të kësaj partie jo vetëm për idetë por edhe për personalitetin.

Ai në një intervistë për McnTv thekson se Basha nuk mund të fitojë pasi sipas tij, ai ka humbur besueshmërinë e anëtarëve dhe elektoratit. Ish-kryetari është shprehur se krydemokrati i hartoi i vetëm listën e kandidatëve për deputet.

“Si mund të fitojë Lulizm Basha. Nëse konkurrojmë të dy bashkë do konkurrojmë për idetë dhe personalitetin. Do të jemi në garë. Unë në momentin që ti je një njeri që ke një pabesueshme të madhe dhe nëse ke përballe një njeri që ka minimumin e besueshmërisë nuk ka mundësi të fitojë.

Ai u çua dhe tha kam ndërtuar një listë të vetme me 140 kandidatë dhe kërkoi falje. Bëri ca xhinglime por prapë dështoi. Njerëzit nuk besojnë tek fjala por tek veprimi. Lulzim Basha ka treguar mungesën e besueshmërisë tek anëtarësia e PD dhe tek elektorati. Kjo është arsyeja kryesore e dështimit të Bashës”, tha Elezi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE