Connect with Us

Manastirliu: Nis vaksinimi i dializantëve dhe grupeve më të rrezikuara

Sociale

Manastirliu: Nis vaksinimi i dializantëve dhe grupeve më të rrezikuara

Publikuar

-

Ka nisur vaksinimi i dializantëve dhe të personave që kanë kryer transplante, pranë qendrave të dializës në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër vaksinimin e qytetarëve që kryejnë dializë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Sot kemi filluar vaksnimin e dializantëve, janë më shumë se 1200 dializantë, të cilët do të vaksinohen në të gjithë vendin. Kemi vendosur që vaksinimin e dializantëve, edhe për të ndjekur kushtet e sigurisë, edhe për të mundësuar vaksinimin e shpejtë të tyre, ta kryejmë pranë qendrave të dializës, qoftë në sistemin publik, qoftë në sistemin jo publik. Dhe gjithashtu fillojmë edhe vaksinimin e personave që kanë kryer transplant dhe sigurisht vaksinimi do të kryhet me përparësi për të gjithë ata individë, të cilët kanë sëmundje kronike të riakutizuara, sipas rekomandimeve mjekësore”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se po vijon vaksinimi i kombinuar në të gjithë vendin, ndërsa bëri me dije se deri tani janë vaksinuar mbi 190 mijë të moshuar.

“Kemi vijuar me vaksinimin masiv të popullatës dhe do të arrijmë sot mbi 270 mijë vaksinime. Ndërkohë që kemi arritur që të vaksinojmë me dozën e parë mbi 190 mijë të moshuar. Sigurisht kjo jep më shumë garanci për mbrojtjen e jetës së tyre. Dhe ne do të vazhdojmë të jemi po kaq të kujdesshëm për vijimin e rivaksinimit me dozën e dytë”, nënvizoi Manastirliu.

Duke ecur me këto ritme të shpejta të vaksinimit, Manastirliu nënvizoi se brenda muajit maj do të realizohet plani ambicioz për 500 mijë vaksinime në rang kombëtar.

LEXO EDHE:  Portali “Mjekë për Shqipërinë”/ Manastirliu: Punësohen 58 mjekë në sistemin shëndetësor publik

“Ritmi i vaksinimit do të vijojë të jetë i shpejtë, sikurse ka qenë deri më sot, pasi vaksina të tjera do të mbërrijnë në kuadër të kalendarit tonë të vaksinimit, me kontratat e lidhura aktualisht. Dhe ne duam që të arrijmë ato objektiva ambiciozë që i kemi vendosur vetes që brenda muajit maj, të kemi arritur një numër prej 500 mijë vaksinimesh dhe për të arritur dhe planin tonë ambicioz të vaksinimit të gjithë popullatës brenda pranverës së vitit të ardhshëm”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu ju ka bërë apel qytetarëve që i përkasin grupmoshës +60 vjeç ose janë në kategoritë e riskut, të drejtohen tek mjeku i familjes, për të marrë rekomandimet dhe planifikuar vaksinimin antiCOVID. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 267,556 doza të vaksinës ndaj COVID19. prej tyre 192,209 vaksinime për të moshuarit; 36,939 vaksinime për personel shëndetesor; 27,090 për arsimtarët; 10,835 vaksinime për punonjës të policisë, etj.

Deri tani, në Shqipëri kanë mbërritur 396,560 doza vaksinash, ndërsa qeveria shqiptare ka siguruar deri tani përmes kontratave të ndryshme, mbi 2.1 milion doza vaksine./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bie numri i të diplomuarve në Shqipëri/ Surprizë arsimi profesional

Publikuar

-

Nga

Bie numri i të diplomuarve në Shqipëri/ Surprizë arsimi profesional

Institutit i Statistikave (INSTAT) ka publikuar këtë të premte raportin për sa i përket numrit të nxënësve dhe studentëve të diplomuar për vitin shkollor 2019-2020.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe arritën të kualifikohen në Shqipëri 98,168 nxënës dhe studentë, ose 5.5% më pak se vitin e shkuar.

Arsimi 9-vjeçar

Në sistemimin arsimor 9-vjeçar rezulton të jenë diplomuar 33.618 nxënës, nga të cilët 52,3 % ishin djem dhe 47,7 % vajza.

Në sistemin parauniversitar vihet re një ulje e ndjeshme numrit të nxënësve të diplomuar. Konkretisht, siç thekson INSTAT gjatë vitit shkollor 2018-19 u diplomuan 31.662 nxënës, duke shënuar një ulje prej 6,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Arsimi profesional

Arsimimi profesional ka pësuar një rritje të interesimit të nxënësve dhe këtë e dëshmojnë të dhënat që raporton Instituti i Statistikave. Konkretisht, në arsimin profesional u diplomuan 4.862 nxënës, ose e thënë ndryshe një rritje me 27,7 % krahasuar me vitin shkollor 2018-19.

Arsimi universitar

Rënie të konsiderueshme ka pësuar numri i studentëve të diplomuar në sistemin universitar. Sipas INSTAT, gjatë vitit akademik 2019-20, u diplomuan 32.889 studentë, duke shënuar një ulje prej 5,7 % krahasuar me 2018-19.

“Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 21.481 studente femra, ose 65,3 % e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë. Studentë të diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 53,5 % të studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 42,4 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

LEXO EDHE:  Manastirliu në qendrën e rehabilituar/ Shërbim cilësor për 13 mijë banorë  

LEXO EDHE:  Sistem elektronik për barnat falas/ Manastirliu: Rimbursim 100% nga shteti për trajtimin ambulator për covid 19

Në lidhje me këtë situatë jo pozitive, Euronews Albania bisedoi me sociologen Entela Binjaku, e cila shpjegoi shkaqet që kanë ndikuar në uljen e të diplomuarve në të gjitha nivelet arsimore.

Ajo u shpreh se këto të dhëna duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për institucionet shtetërore, por edhe për shoqërinë shqiptare.

“Kjo rënia nuk na lumturon aspak, por përkundër duhet të na shqetësoj. Fakti që kemi më pak të arsimuar në të gjitha nivelet, mendoj se duhet të na shqetësoj realisht”, tha sociologia.

Znj. Binjaku pohoi se djemtë shqiptarë arsimimin nuk e shohim më si parësor, por dëshira e tyre tha jo është që të largohen nga vendi.

“Djemtë shqiptarë mendojnë tanimë jo të arsimohen, por të emigrojnë. Mendimi i tyre i parë është si e si të largohen, ndërsa vajzat  janë që emigrojnë më pak dhe në fund të fundit dhe për hir të traditës së familjeve shqiptare, që mashkulli është ai që sjellë para në shtëpi dhe kjo bie më shumë në shpatullat e gjinisë mashkullore”, tha ajo./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Sociale

Plazh në fundjavë?/ Moti prish planet e pushuesve

Publikuar

-

Nga

Plazh në fundjavë?/ Moti prish planet e pushuesve

Stina e pranverës na ofron ndryshime të shpejta të situatës meteorologjike, kështu parashikohen edhe këto tri ditë që vijnë.

Dita e shtunë ndikuar nga kalimi i një fronti do paraqitet me reshje shiu në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, në pjesën bregdetare do të ketë shtrëngata me rrufe të izoluara. Gjatë së dielës reshjet e shiut do të izolohen në pjesën veriore për t’i lënë vend kthjellimeve e vranësirave në zonat e tjera të vendit.

Ndryshe situata do të paraqitet të hënën pasi moti i kthjellët do të mbizotërojë në vend me vranësira kalimtare përgjatë maleve.

LEXO EDHE:  Virusi i gripit/ Manastirliu apel prindërve: Dërgojini fëmijët në qendra shëndetësore

LEXO EDHE:  Ndërtimi i laboratorëve modernë/ Manastirliu: Më shumë siguri për kontrollin e barnave

Era përgjithësisht do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie të dielën në mëngjes e ndërsa rritja e ndjeshme e tyre do të vijë mesditën e së hënës si në fotot e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Manastirliu zbulon të dhënat/ Ja sa qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga 638 mijë e 338 vaksinime në Shqipëri, 192 mijë qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës.

Ajo thotë se vaksinatoret po bëjnë punë fantastike ndërsa qytetarët që kanë bërë dy dozat e vaksinës janë shumë më të mbrojtur ndaj COVID-19.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE