LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit/ BKH drejt funksionimit

13 Prill 2021, 16:36, Aktualitet CNA
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit/ BKH drejt funksionimit

Byroja Kombëtare e Hetimit po shkon drejt funksionimit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasada e SHBA, e cila përmes një postimi thekson se ditën e djeshme u shqyrtuan testimet e aplikantëve dhe se më të mirët u përzgjodhën për të marrë pjesë në trajnimin e Ditës së Parë të Klasës së Parë.

Po ashtu, BKH ka hapur një tjetër thirrje për aplikim.

?Dje, një grup shqiptarësh nisën të hedhin hapat e tyre të fundit drejt shndërrimit në hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pasi kaluan përmes shqyrtimit të aplikantëve, testimeve të arsyetimit logjik, aftësisë fizike dhe shkrimit të eseve, një paneli intervistash, dhe një kontrolli të imët të karrierës së tyre, ata u përzgjodhën për të marrë pjesë në trajnimin e Ditës së Parë të Klasës së Parë.

Ky grup elitar do të drejtojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje për aplikime, duke kërkuar gra dhe burra të tjerë, nga një gamë e gjerë e prejardhjeve profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të shkathtësisë mendore dhe aftësisë fizike. Dita e Parë e Klasës së Dytë nuk është larg. Është koha për të bërë përpara!!!?, thuhet në njoftimin e ambasadës./CNA.al

Lajmet e fundit nga