Connect with Us

Listat e kandidatëve/ Yuri Kim: Nuk jam prift të gjykoj kush është i përlyer

Politikë

Listat e kandidatëve/ Yuri Kim: Nuk jam prift të gjykoj kush është i përlyer

Publikuar

-

“Për guximin e tij flet e gjithë bota”/ Yuri Kim del me mesazhin e veçantë për heroin tonë Kombëtar

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë jo pak herë thirrje të forta për krerët e partive politike që të mos përfshijnë në lista kandidatë me precendentë kriminalë dhe të korruptuar.

Për këto thirrje ka folur mbrëmjen e sotme sërish Yuri Kim, e cila ka thënë se nuk është as prift dhe as polic të gjykojë dhe të vendosë kush është i përlyer dhe kush duhet të futet në burg.

Ajo theksoi në emisionin “Përballë” të Lufti Dervishit se në Shqipëri ndodhet për të përfaqësuar interesat e vendit.

LEXO EDHE:  Denoncimi i Bashës/ "SHBA-BE të reagojnë sa më parë, PS ka në listë të inkriminuar"

Unë nuk jam prift që të gjykoj kush është i përlyer e kush i papërlyer, nuk jam polic që të vendos kush duhet të jetë në burg dhe kush jo. Jam vetëm një diplomate amerikane dhe jam këtu për të përfaqësuar interesat e vendit tim”, nënvizoi ambasadorja amerikane./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Publikuar

-

Nga

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, do të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë ku do të takohet me homologun e tij Armend Mehaj.

Ministria e Kosovës njofton se takimi do të fillojë në ora 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas do të ketë deklaratë për media.

Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi do ta presë Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Rama publikon videon nga kompleksi i ri në Laç

Publikuar

-

Nga

Rindërtimi/ Rama publikon videon nga kompleksi i ri në Laç

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon se puna për Rindërtimin e pallateve të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit vijon.

Ai ka treguar pamjet nga kantieri i komplkesit të ri në Laç, me 13 pallate, parqe, qendër tregtare dhe njësi shërbimi.

MIRËMËNGJES 😊 nga kantieri i kompleksit të ri në Laç, me 13 pallate, 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e parqe komunitare😍”, shkruan Rama krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja “Cakaj”/ Meta–Rama përballen sot në Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Sot pritet të përballen në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Çështja që i ka çuar dyshen Meta –Rama në Kushtetuese ka lidhje me mosmarrëveshjen e kompetencave për dekretimin e ministrave.

Padia është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën, për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Kryeministri kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave.

LEXO EDHE:  Nga pandemia te papunësia, ekonomia dhe korrupsioni/ Shqetësimet më të mëdha të shqiptarëve

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm nga SHBA/ Vala e dytë e koronavirusit mund të jetë më e rrezikshme

Kujtojmë, se Meta në atë kohë refuzoi të dekretojë Cakajn, i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama.

Kjo është përballja e parë e dy liderve në gjykatë pas zgjedhjeve të 25 prillit./CNA.al

LEXO TE PLOTE