Connect with Us

Ka shënuar 9 gola këtë sezon, skuadrës së Superligës i rikthehet lideri i ekipit

Sport

Ka shënuar 9 gola këtë sezon, skuadrës së Superligës i rikthehet lideri i ekipit

Publikuar

-

Kastrioti u mposht 0-3 nga Kukësi fundjavën që lamë pas. Krutanët nuk dolën në lojën e tyre, teksa në sulm u vu re mungesa e Da Silvës. Braziliani ka disa javë i dëmtuar, duke qenë mungesë e rëndësishme për të tijtë. 25 vjeçari pritet të jetë gati për sfidën e radhës, atë ndaj Partizanit që do luhet të shtunë në 16:00.

Vetë trajneri Ramazan Ndreu ka bërë me dije se lojtari do jetë gati për duelin e radhës në kampionat, duke qenë një forcë e shtuar në sulm. Da Silva ia ka dalë të shënojë nëntë gola këtë sezon me Kastriotin, ndërsa është lojtari me më shumë realizime te të tijtë. Probleme nga dëmtimet kanë shfaqur edhe Bardhi e Nuriu te Kastrioti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Në Spanjë projektohet Real Madridi i ri

Publikuar

-

Nga

Ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është favoriti për ta zëvendësuar Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit, nëse tekniku francez vendos të largohet. Raul Gonzalez, momentalisht trajneri i Real Madrid Castilla gjithashtu mbetet kandidat.

Lojtarët si Sergio Ramos, Luka Modric dhe Karim Benzema do i japin mundësi lojtarëve të talentuar si Kylian Mbappe, Erling Haaland, Eduardo Camavinga dhe David Alaba, me “Los Blancos” që synojnë ta dominojnë Evropën sërish.

Prioriteti kryesor i Realit mbetet Mbappe dhe Erling Haaland. Ndërkaqq, Alaba ka arritur marrëveshje me Real Madridin, me kontratën që i skadon në verë dhe thuhet se do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me vlerë 12 milionë euro për sezon.

Camavinga, talenti i Rennes gjithashtu shihet si lojtari i duhur për ta përforcuar qendrën e mesfushës. Ndërkohë, Real Madrid është duke vëzhguar edhe situatën e Paul Pogbasë, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022 dhe United është i hapur ta shesë. Reali i sezonit tjetër do jetë shumë ndryshe nga ky i sotmi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Parashikimet e Muçës për javën e ardhshme: Fiton Partizani, Skënderbeu siguron mbijetesën

Publikuar

-

Nga

Ditën e premte do të luhet edhe java e parafundit e Kategorisë Superiore, ku pritet të vendosen edhe disa nga verdiktet e sezonit. Për javën e 25-të, ka dhënë parashikimet e tij edhe Shkëlqim Muça.

Ky i fundit i ftuar në “Rubrika Sportive”, është shprehur se përballjen për titull mes Partizanit dhe Vllaznisë e fitojnë të kuqtë e Ilir Dajës, ndërkohë që ka thënë edhe se Skënderbeu triumfon ndaj Kukësit dhe kështu siguron mbijetesën.

Parashikimet e Muçës:

Apolonia – Tirana (Fiton Tirana)

Kastrioti -Bylis (Fiton Kastrioti)

Laçi – Teuta (Fiton Laçi)

Partizani – Vllaznia (Fiton Partizani)

Skënderbeu – Kukësi (Skënderbeu fiton)

LEXO TE PLOTE

Sport

Debat mes Sul Starovës dhe Olsi Ramës në emision

Publikuar

-

Nga

Problematika e gjykimit në ndeshjen mes Teutës dhe Partizanit ka qenë sot temë diskutimi në studion e “Skaner” ku janë “ballafaquar” drejtori teknik i durrsakëve, Sulejman Starova si dhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama. Ky i fundit e ka cilësuar si të pazakontë caktimin e gjyqtarit Ferataj që nuk ishte një nga emrat kryesorë të arbitrimit në Shqipëri, nga kishte rrjedhur edhe paragjykimi për të e më pas edhe dyshimi duke parë disa statistika të ndeshjes.

“Përtej penalltisë e kartonëve të verdhë, ku është edhe një Brojës i paqenë, nëse flasim me statistika Teuta ka marrë 24 faulle dhe Partizani 10, në një ndeshje të luftuar, ndër të cilat tre janë vërshëllyer ku topi është nxjerrë jashtë apo ishte në vazhdimësi aksioni premtues për ne. Pra janë dhënë vetëm 7 faulle në një ndeshje të tillë e çdo kontrast shoqërohej me vërshëllimë në favor të Teutës”, tha Rama për gjyqtarin,

Ndërkohë, Starova insistoi se lista e gjyqtarëve të mundshëm ishte “holluar” për shkak të refuzimeve që kishin dy palët për gjyqtarë të veçantë. “Jorgji sa te ketë jetën nuk do të prekë bilbil me Teutën. Meta sa të ketë jetën gjithashtu. Daja kundërshtoi katër herë rresht Hamitin, iku edhe ai. Juxhin Xhaja ishte protagonist kundër Teutës në 2 ndeshje”, tha Starova.

“Atëherë paskan qenë me kërkesë të Teutës”, u kundërpërgjigj Rama. “Ne nuk kemi asnjë kundërshtim, thjesht kemi thënë se Hamiti na ka arbitruar disa ndeshje radhazi. Për Jorgjin e mësova sot, Xhajën nuk e dija. Meta edhe mund të ishte, por do të kishte konflikt interesi meqë e kemi dërguar në Prokurori, por nuk kemi bërë kundërshtim për të në Federatë”, tha drejtuesi i Partizanit.

Më pas, ky i fundit u ngacmua se kishte komunikuar me gjyqtarin në pushimin e ndeshjes dhe sipas Starovës, një nga drejtuesit e Teutës e kishte dëgjuar duke ofenduar e kërcënuar gjyqtarin. “Nuk mohoj asnjëherë gjërat që kam bërë, por nuk kam bërë asgjë tjetër përveçse i kam kërkuar drejtësi. Ka ndodhur kur dola pas pushimit nga dhomat e zhveshjes dhe isha në tunel para se të ngjitesha lart. I kam thënë vetëm “Mbaje drejt”, pasi kam përgjegjësinë si drejtues i Partizanit që të mbroj djersën e mundin e skuadrës. Nëse të kërkosh drejtësi quhet t’i bësh presion…”, shpjegoi Rama.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara:
VIDEO/ 8 gola në pesë ndeshje! Partizani, Laçi dhe Vllaznia fitore të arta. Kukësi e Skënderbeu nuk falin në shtëpi. Ja të gjitha rezultatet

Janë mbyllur 5 ndeshjet  javës së 34-t në Kategorinë Superiore, ku nuk munguan sfidat spektakolare. Partizani triumfoi ndaj Teutës në Durrës, duke marrë kështu kreun...

Tare nuk e kapërdin dot humbjen e Lacios në derbi, bën sherr me futbollistin e Romës

Sot është luajtuar derbi i kryeqytetit italian, ku Roma ka mposhtur me shifrat 2-0 Lacion. Bardheklatrit patën mundësinë për të kaluar të parët në avantazh,...