Connect with Us

Ish ministri nxjerr fakte/ “Rama po bën fushatë me projektet e Berishës”

Politikë

Ish ministri nxjerr fakte/ “Rama po bën fushatë me projektet e Berishës”

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka listuar  fakte dhe hedhur akuza mbi kryeministrin Edi Rama duke thënë se socialistët kanë kontribuar për vendin por jo Edi Rama.

Sipas tij, ka qenë Partia Demokratike ajo që ka sjellë anëtarësimin në këshillin e Europës dhe NATO dhe veçanërisht liberalizimin e lëvizjes së lirë.

“PD ka firmën zyrtare në të gjitha dokumentet themelore të marrëdhëkueve të Shqipërisë me perëndimin. Anëtarësimi në Këshillin e Europës dhe NATO; fiksimin i bisedimeve zyrtare me BE për anëtarësim dhe veçanërisht liberalizimi i lëvizjes së lirë janë ME FIRMËN E PD.  Socialistët kanë kontribuar padyshim, por jo Edi Rama.  Ky i fundit u rrjeshtua kundër liberalizimit të vizave dhe kundër anëtarësimit në BE. Fakt është që sot Shqipëria e Edi Ramës është shtojcë e Republikës Turke.  Në planin e brendshëm PD e Sali Berishës çeli literalisht rrugë të reja me të paktën 20 km tunele. Të kritikueshme nga ana buxhetore, por u bënë”, ka shkruar Manjani.

LEXO EDHE:  Revolta e studentëve vlonjatë/ Lubonja: Treguan hallet e shoqërisë shqiptare

Manjani shtoi se në Shqipëri nuk ka qeverisje por ekziston ideja e sundimit duke theksuar se ai që është në krye ndjehet legjitim të bëjë çfarë të dojë.

Qeverisja e Edi Ramës, nuk ka në rekord asgjë të re. Vetëm vonesa në përmbylljen e rrugëve të Saliut, që të duken si të Ramës. Duhet thënë se PS e Edi Ramës investoi më shumë në qendrat e qyteteve sesa në ndërlidhjen midis tyre.  Mbi të gjitha, qeverisje në Shqipëri nuk ka, sepse ekziston ideja e sundimit. Ai që është në krye ndjehet legjitim të bëjë çtë dojë.

Por fakt është që demokracia dhe të drejtat e njeriut kanë marrë goditjen më të madhe gjatë sundimit të Edi Ramës. Me polici e deri dhe ushtri shtypet çdo protestë paqësore. Ky është një bilanc faktesh”– ka shkruar Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kriza në PD/ Bylykbashi: Vula e kryetarit dhe çekiçi i një gjyqtari nuk zëvendësojnë delegatët

Publikuar

-

Nga

Vula e një individi dhe çekiçi i një gjyqtari nuk zëvendësojnë 4446 delegatët e kuvendit të 11 dhjetorit dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike. Kështu u shpreh në intervistën me Merita Haklajn në A2CNN deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndikon te gjykata për të penguar dhe zvarritur procesin e regjistrimit të statutit të 11 dhjetorit.

Ka një pengesë, një zvarritje për ta çuar përtej afateve ligjore të zgjedhjeve vendimmarrjen që për një gjykatë do të ishte e vështirë të vendoste kundër kuvendit të 11 dhjetorit, që ka marrë vendim për shkarkimin e zotit Basha. Gjykata duhet të bëjë diçka të pamundur për ta rrëzuar këtë. Vetëm vonesa për të nxjerrë jashtë procesit zgjedhor e cila nuk mund të realizohet pa mbështetjen e Edi Ramës, i jep dorë Bashës që të tundë një vërtetim me të dhëna të 2017-2018-ës. Urojmë që gjykata nuk do të hyjë në komplikime që nuk do krijojnë precedentë për më vonë.  Vula e një individi nuk ndryshon votën e 4446 delegatëve që vendosën për ta shkarkuar, çekiçi i i një gjyqtari nuk zëvendëson delegatët, as vula e as çekiçi nuk zëvendësojnë delegatët e anëtarët. Janë anëtarët që zgjedhin organet e tyre”, deklaroi ai.

Si njohës i mirë i ligjit, Bylykbashi sqaron atë që thotë ligji për regjistrimin e partive për logon dhe simbolet. Në rastin konkret, ai thekson se vërtetimi nga gjykata që përdori Basha i përket vitit 2017-2018, ku logo është PD-PDSH dhe nuk i korrespondon asaj që ka vendosur Basha në statutin e 17 korrikut, që ishte vetëm PD, por i përket atij që është vendosur më 11 dhjetor 2021.

LEXO EDHE:  “Vëllai i Ramës dërgon tanket në Kosovë”/ Reagon ish-kreu i PD: Po ky President leshi ku është?

LEXO EDHE:  Zbulohet lëvizja e Ramës/ Emëron një femër në krye të Prefekturës së Shkodrës



“Gjykata është tërësisht në shkelje të ligjit. Ligji e përcakton qartë që regjistrimi i partisë bëhet brenda 30 ditësh dhe të njëjtat procedua shërbejnë edhe kur ka ndryshime, janë të gjitha të dhën të rëndësishme si në regjistrimin e për herë të parë apo ndryshime duhet një afat dhe të gjitha këto i kanë ndodhur PD-së se ka ndryshuar inicialet, ka rikthyer PDSH, që Basha e hoqi më 17 korrik mundet për t’ia dhuruar dikujt tjetër. Në statutin që miratoi është vetëm PD. Vendimi i 11 dhjetorit e rikthen të plotë por ka ndryshuar logo dhe vula. Simbolika është gjithmonë e rëndësishme. Jemi rikthyer te logo e ‘91. Një partie këto të dhëna i duhen për fletën e votimit dhe kapërcimi i afatit që është 16 janari bën të pamundur për ne  të çojmë atë që ka vendosur anëtarësia. Me mosveprimet e saj gjykata ka bërë të mundur që vendimet e abnëtarësisë të mos bëhen ekzekutive. Vertetimi nga gjykata, Basha e përdori sikur gjykata e kishte pranuar, por duhet të sqarojmë se statuti i korrikut i Bashës atë që ai tund ende, por që është i shfuqizuar nuk ka PD e PDSH, vërtetimi thotë PD-PDSH, që do të thotë se janë të dhëna të statutit 2018 dhe ai është statuti i fundit i regjistruar në shkelje të ligjit nga gjykata. Nuk i korrespondon atij që ka vendosur Basha, por 11 dhjetorit”, tha ai./E.K-CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni i Rithemelimit gati për primaret/ Kaso: Kandidatët, figura të pastra dhe me kontribut në parti

Publikuar

-

Nga

Ivi Kaso: PD është e gatshme që të vendosë bashkërisht në parlament për reformën zgjedhore

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit është gati për primaret e 30 Janarit, ku do të zgjedhë me votë kandidatët për në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Anëtari i Komisionit Ivi Kaso, në një prenoncim për Syri Tv, është shprehur se kandidatët do të jenë figura me kontribut në parti dhe të pa prekur nga ligji i dekriminalizimit.

Kaso tha, se votimi i kandidatëve nga anëtarësia, është risi në PD, dhe do të shërbejë si një mekanizëm përbashkimi.

LEXO EDHE:  Zbulohet lëvizja e Ramës/ Emëron një femër në krye të Prefekturës së Shkodrës

LEXO EDHE:  Shifrat alarmante/ Shqipëria më e varfra në Europë



Ndër të tjera, Kaso theksoi se Komisioni i Rithemelimit është në negociata edhe me aleatët tradicional të së djathtës për të qenë bashkë në këto zgjedhje.

Gjithashtu anëtari i Komisionit, komentoi edhe braktisjen që demokratët dhe baza e partisë I kanë bërë në protesta, duke thënë se Basha po merr atë që meriton./ A.E-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Protestat e PD/ Noka tregon pabesinë e Bashës: Ja si na futi në kurth

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit dhe njëherazi deputeti i PD-së Flamur Noka, ka akuzuar Lulzim Bashën në lidhje me poshtërsinë këtij të fundit, se gjatë protestave të vitit 2019 futi në kurth atë dhe Edi Palokën.

Në një intervistë për media, Noka tha se Basha ja u ngarkonte atyre drejtimin e protestave dhe më pas ankohej në ambasada duke thënë se dhuna në protesta ishte vepër e njerëzve të Berishës.

Na kërkonte që protestat t’i drejtoja unë dhe Edi Paloka. Sa mbaronte protesta shkonte nëpër ambasada dhe thoshte shikoni, janë njerëzit e Berishës ata që i drejtojnë protestat. Lulzim Basha sot po të zbresë në çdo aeroport amerikan arrestohet. Edhe pse zonja ambasadore ka bërë çdo gjë të marrë vizë, po nuk mori vizë diplomatike arrestohet. Unë kam qenë ministër dhe i njoh këto faza. Këtij proamerikani të madh i vihen prangat”, tha ai.

LEXO EDHE:  Rama jep shifrat/ Ja sa punonjës dhe biznese kanë përfituar sot pagën e luftës

LEXO EDHE:  Çështja “Babale”/ Artan Hoxha zbulon detaje tronditëse



Noka ka zbuluar edhe qëndrimin e ish-kryeministrit Berisha për djegien e mandateve duke theksuar se vendimi është marrë nga Basha pa u këshilluar me strukturat e PD-së.

Unë kam qenë partizan i djegies së mandateve, ose më saktë të kërcënimit për djegie mandatesh, sepse Edi Rama po sillej totalisht në mënyrë jodemokratike me opozitën. Zoti Basha e ka deklaruar në media pa na thirrur ne së pari. Sali Berisha në mbledhje më paska thënë se çdo gjë duhet matur dhe menduar mirë. Djegia e mandateve është një akt që të mos prisni që ndonjë faktor ndërkombëtar t’ju mbështesë. Unë nuk e di a do të keni këllqe ta mbani. Do të zbatoj çdo vendim, tha Berisha, dhe iku. Kjo ka qenë deklarata e Berishës”, deklaroi Noka./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE