LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-ministri grek me superlativa për kandidatin e minatorëve/ Thirrje shqiptarëve: Mbështesni lëvizjen e tij

13 Prill 2021, 17:43, Politikë CNA
Ish-ministri grek me superlativa për kandidatin e minatorëve/ Thirrje

Deputeti dhe ish-ministri  financave në Greqi, Yanis Varoufakis, i cili njihet si ish-krahu i djathtë i ish kryeministrit të shtetit fqinj Alexis Tsipras, ka shprehur hapur mbështetjen për kandidatin e pavarur në qarkun e Dibrës, Elton Debreshi.

Neo-marksisti, i cili pesë vite më parë themeloi lëvizjen paneuropiane DIEM 25, ka folur me superlativa për sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Varoufakis ka shpërndarë në rrjetet sociale videon e kryetarit të sindikatës së minatorëve të Bulqizës dhe deklaron se është i lumtur të tregojë lëvizjen që po formohet dhe që drejtohet nga Debreshi.

?Shumë i lumtur të raportoj se në Shqipëri po formohet një lëvizje e re dhe e pabesueshme. Këtu është Elton Debreshi, i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB) të Shqipërisë. Shikoni videon e tyre dhe mbështesni luftën e tyre përkrah International Progresive?, shkruan ish-ministri grek./ CNA.al

We have a problem, as a species. But we also have the plan, as Europeans. Now we must push for it to be implemented. If not, we shall have to answer to the future generations. And their just verdict will be: Guilty as charged! https://t.co/ROOEdMJTAh

? Yanis Varoufakis (@yanisvaroufakis) March 14, 2021

Lajmet e fundit nga