Connect with Us

Hysaj pranë Milanit, në Itali zbulojnë edhe skenarin surprizë

Seria A

Hysaj pranë Milanit, në Itali zbulojnë edhe skenarin surprizë

Publikuar

-

Periudhës 5-vjeçare në radhët e Napolit po i vjen fundi për Elseid Hysajn. Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij ka nisur të jetë një temë e nxehtë. Emri i shkodranit është lidhur me ekipe të njohur të arenës së futbollit europian, ku një prej tyre është edhe Milani.

Sipas “Il Mattino”, kuqezinjtë kanë nisur negociatat e tyre me mbrojtësin shqiptar dhe agjentin e tij, por akordi ende nuk është arritur. Madje media në fjalë zbulon edhe skenarin që mund të ndodhë në minutat e fundit. Megjithëse menaxheri Xhufredi e ka përjashtuar mundësinë e rinovimit, një gjë e tillë mund të ndodhë në ekstremet e këtij sezoni, teksa Hysaj duket se nuk ia ka mbyllur plotësisht derën Napolit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Përballja e fundit e Juventus, trajneri i Bologna provokon sërish: Vë bast për arbitrin që do na sjellin

Publikuar

-

Nga

Bologna do të jetë skuadra e fundit për Juventusin në Seria A. Kjo ndeshje do të përcaktojë nëse bardhezinjtë do të jenë në Champions League ose do të mbeten jashtë saj. Bologna barazoi ndaj Veronës ditën e djeshme me rezultatin 2-2, një skuadër e cila u ka hapur probleme dhe skuadrave të mëdha.

Pas ndeshjes trajneri Sinisa Mihajloviç deklaroi se është i sigurt edhe për arbitrin që do të caktohet. Ai gjithashtu shtoi se asgjë nuk është e sigurt në letër, pavarësisht diferencave mes ekipeve.

“Jam i sigurt që me Juventus do të kemi një gjyqtar siç duhet, jo nga këta të rinjtë që na kanë bërë dëme. Jam i sigurt që do jetë një mea Valeri dhe Giacomelli, mund të vendos bast për këtë. Në letër duket mjaft e lehtë për Juventusin, po ne do të luajmë lojën tonë. Edhe Milan-Cagliari mendohej se do të ishte mjaft e lehtë për Milanin, por përfundoi 0-0”- deklaroi Sinisa Mihajloviç.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Marash Kumbulla tregon ndeshjen më emocionuese në karrierën e tij

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla është në përfundim të vitit të tij të parë me Romën, teksa mbrojtësi ka lënë shumë përshtypje pozitive.

Ato që e kanë penguar të kenë një vazhdimësi më të mirë ka qenë COVID-19 dhe dëmtimi. Megjithatë, Kumbulla ia ka dalë edhe pse në një komunikim me fansat në rrjetet sociale thekson se periudha e infektimit me koronavirus, ka qenë më e vështira.

“Çfarë mendova në momentin e parë që Roma më bëri ofertë? Wow. Momenti që më gëzon më shumë dhe bën që zemra të rrahë fort është kur futem në një stadium plot me tifozët.

A kam pasur frikë ndonjëherë? Po, ka ndodhur dy vite më parë kur u dëmtova. Ndërsa momenti më i vështirë i karrierës ishte kur u infektova me COVID-19. Ndeshja më emocionuese? Ndeshja me Milanin, kur shënova gol dhe dolëm 3-3″, shprehet Kumbulla.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Italia “blindon” Mançinin, kontrata e re e mban në stol për… 2 Botërore

Publikuar

-

Nga

Është zyrtarizuar zgjatja e bashkëpunimit midis “axurrëve” dhe teknikut Roberto Mançini, teksa kontrata e re është nënshkruar deri në vitin 2026.

Mançi ka bërë mjaft mirë këto 3 vite me kombëtaren italiane duke e rritur shumë si ekip. Gjithashtu kontrata e parashikon Mançinin trajner të Italisë dhe për Botërorin 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Vetë tekniku u shpreh mjaft i lumtur për këtë zgjatje të bashkëpunimit duke vendosur theksin tek marrëdhëniet e mira me numrin një të federatës, Gabriele Gravina.

“Gravina dhe unë kemi kaluar një kohë të mirë, kemi punuar shumë në këto dy vjet. Ne jemi përmirësuar dhe mund të përmirësohemi edhe më tej, nuk kishte asnjë arsye për t’u prishur. Qëllimi është të fitojmë dhe ne po ecim në atë rrugë së bashku.

Unë jam shumë i lumtur dhe falënderoj presidentin. Për ne është një moment i bukur. Ne kemi zgjatur kontratën, do të ketë shumë ngjarje, nuk është e lehtë të fitosh, por ne po përpiqemi të mbajmë mbi një punë të filluar 3 vjet më parë. Do të na duhet edhe pak fat në momente të caktuara dhe ne do të fillojmë të mendojmë për të bërë sa në mirë në Kampionatin Evropian”, u shpreh tekniku italian në konferencën për shtyp.

LEXO TE PLOTE