LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Helidon Bushati bën parashikimin/ "Do të marrim 5 mandate në Shkodër"

13 Prill 2021, 18:46, Politikë CNA
Helidon Bushati bën parashikimin/ "Do të marrim 5 mandate në

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, është shprehur se Partia Demokratike synon 7 mandate në këtë qark. Sipas tij, nuk mund të ketë edhe katër vite të tjera shkatërrim për këtë qytet.

?Objektivi ynë në Shkodër është që të arrijmë 7 mandate. Në zgjedhjet e fundit kemi marrë 5 mandate, por sot situata është krejt tjetër. Kujtojmë se 8 vite shkatërrim nuk mund të vazhdojnë më. Nuk mund të ketë edhe 4 vite shkatërrim për Shkodrën sepse do të kishte shpopullim total. Kjo nuk është një sfidë Rama dhe Basha, por nevoja për ndryshim që do të përfshijë edhe Shkodrën. Sot diskriminimi është më i qartë se kurrë?, tha Helidon Bushati.

Më tej, ai shtoi se Rama do të mbahet mend si kryeministri që solli në parlament trafikantë. Ai ka hedhur akuza mbi kryeministrin për vjedhjen e  votave në vitin 2013.

?PS në 8 vite ka çuar para një projekt të tjetërsimit të vullnetit të elektoratit. Rama do të mbetet në histori si kryeministri që solli në Parlament trafikantë . Paratë e korrupsionit dhe kanabisit i hodhi duke blerë vota në 2013. Ne kemi dërguar në Prokurori 52 dosje që përfshijnë shitblerje të votës dhe tjetërsimit të vullnetit të elektoratit për të gjithë Shqipërinë”, përfundoi Bushati./CNA.al

Lajmet e fundit nga