LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fitore në zemër të Shqipërisë”/ Këlliçi tregon sa mandate merr PD në Tiranë

13 Prill 2021, 09:59, Politikë CNA
“Fitore në zemër të Shqipërisë”/

Për herë të parë, kreu i Forumit Rinod Demokratik, Belind Këlliçi është garë zgjedhore për deputet në Qarkun e Tiranës.

Në një intervistë për CNA.al, ai ka zbuluar edhe se sa mandate synon PD në Tiranë. ?Synojmë 20. Fitore në zemër të Shqipërisë?, është shprehur Këlliçi

Ndër të tjera këto zgjedhje ai i konsideron edhe si sfidë të tij personale.

?Kjo është fushata e parë që unë kandidoj. Pra, ndryshe nga më parë, në këto zgjedhje sfida është edhe personale. Ndryshon gjuha politike. Kërkoj të përcjell mesazhe të qarta për zgjedhësit, të jap kurajo, optimizëm por edhe të informoj qytetarët për programin.

Aktiviteti im në politikën aktive nis në opozitë. Kam 8 vjet që bëj opozitë nga Veriu në Jug. Kam shkuar kudo, e njoh vendin tim pëllëmbë për pëllëmbë. Di hallet, njoh problemet, njoh qytetarët nga shpeshtia e takimeve. Ndryshe nga herë të tjera, kjo fushatë nuk ka dy alternativa programore?, është shprehur Këlliçi.

Sipas tij,  qytetarët janë përballë dy zgjedhje, PD-së e cila vjen me një plan program të kopsitur në të gjitha fushat dhe palën tjetër që nuk premton asgjë që lidhet me të ardhmen e qytetarëve.

?Nga njëra anë qëndron PD me programin e saj për ekonominë, rininë, bujqësinë, shëndetësinë, turizmin, arsimin; nga ana tjetër kemi një kryeministër që nuk premton asgjë, që flet për Lulzim Bashën mëngjes,drekë,darkë. E reja tjetër e kësaj fushate është kufizimi në takime për shkak të masave shtrënguese anti-Covid, që na detyron të komunikojmë në distancë me simpatizantët dhe qytetarët?, është shprehur Këlliçi.

Më tej Këlliçi është ndalur tek takimet me qytetarët.

?Vëllazërisht. Kam parë bujari të pashembullt. Dyert hapen sepse në to nuk ka trokitur kush. Ka patur shumë arrogancë ndaj qytetarit këto 8 vjet. Janë luftuar të varfërit, jo varfëria. Kush të rrit taksat, çmimin e ujit dhe energjisë elektrike, nuk të troket në derë me të pyet si je. Janë trajtuar si qëmoti, me përçarje, me ndasi. I kanë ndarë shqiptarët në tanët e të botës?, ka thënë ai, ndërsa është ndalur edhe mënyra se si përdoren certifikatat e legalizimeve apo fatkeqësi të tjera të qytetarëve nga pushteti për vota.

?Me këtë frymë përçarjeje po bëjnë legalizimet e shtëpive. Kështu po veprojnë edhe për nevojtarët në banesa të dëmtuara nga tërmeti. Deklaro votën, mblidh vota, pastaj vjen ndihma. Kjo është mizore. Në vitin 2021 diskutojmë ende për ujë të pijshëm, për vaditje se toka u thahet për një pikë ujë.

Diskutohet për pak kilometra rrugë rurale gjithë e gjithë. Rrugë ku të kalojnë njerëzit dhe makinat, se dhia e ka gjetur gjithmonë shtegun. Fshatra 10-15 min nga Tirana ku s’ka jetë, s’ka rrugë, s’ka punë, s’ka të rinj, ku s’mbillet e s’korret sepse s’ka subvencione për fermerët. Pa qendra shëndetësore. Nuk e di si ia bëjnë. Janë vërtet heronj. Kam mësuar prej tyre, prej çdo bisede. Më kanë nderuar dhe dua t’i nderoj në parlament?, ka thënë ndër të tjera Këlliçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga