LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet/ Basha paralajmëron humbjen 12 ditë para zgjedhjeve

13 Prill 2021, 10:06, Politikë CNA
Faktet/ Basha paralajmëron humbjen 12 ditë para zgjedhjeve

Zgjedhjet për herë të parë në Shqipëri po njohin humbësin 12 ditë përpara se të votohet.
Gjithçka duket e qartë dhe këtë e bën vetë kryetari i PD, Lulzim Basha me faktet që sjell çdo ditë.

Basha i ndodhur përballë sondazheve ku del humbës, por edhe duke parë sjelljen e strukturave të tij, daljen me koalicion të ndarë, PD dhe 4 parti të tjera të dalë prej saj në garë, duket që tashmë i kanë shuar shpresat Lulit.

Zgjidhja është justifikimi i humbjes jo më fryma e fitores. Kjo është sjellja e ditëve të fundit të shumë kandidatëve të PD, dhe vetë Lulzim Bashës. Vetë Basha dhe kandidatët e tij bërtasin se kundërshtarët po blejnë vota, ndërsa deri tani me blerje votash janë kapur vetëm militantët e LSI, raporton CNA.al.

Asnjë fakt asnjë provë vetëm fjalë, po blejnë po na vjedhin 12 ditë përpara zgjedhjeve që duken qartazi si një këmbanë e fortë se Lulzim Basha po ndjen humbjen dhe për këtë po përgatit alibinë e gjoja vjedhjes apo blerjes së votave që të trazojë Shqipërinë dhe të ruajë karrigen e kryetarit pas 25 prillit.

Një lider fitues nuk ngre alibinë e humbjes, por ecën përpara. Kujtoni 2005, apo edhe 2013 kur PS e LSI i lanë gjithçka në dorë qeverisë, opozita nuk qurravitej e nuk ka ngitur alibi në asnjë rast.

Ky është i vetmi kur pas 8 vitesh opozita qan e lutet se po ja blejnë votat, por nuk nxjerr asnjë provë e fakt konkret megjithsëse janë dy forca të mëdha opozitare më struktura kudo në Shqipëri.

Kandidatët e Lulzim Bashës thjesht dhe vetëm po qajnë humbjen së pari dhe të kenë justifikimin për protesta apo rrëmujë të mundshme pas zgjedhjeve së dyti. Një lloj sigurese për të ardhmen e tyre politike, por në fakt kjo lojë thjesht po tregon se kush është humbësi dhe nga se ka frikë, asgjë më shumë se kaq.

Thirrjet ujku, ujku, kur vetë çakalli po bën kërdinë, në këtë rast LSI, janë mjeranë. Kjo sepse njerëzit i shohin dhe prekin çdo ditë, ndaj dhe sjellja e Lulzim Bashës dhe kandidatëve të tij duket se do i sjellë pasoja më shumë se katastrofike në 25 prill./CNA.al

Luçiano Boçi ?plas bombën?/ Ja sa blihet një votë në Elbasan, Durrës dhe Lezhë

I shqetësuar për vjedhjen e votave/ Duka: Nuk kemi siguri jashtë koalicionit

Hajdari bën denoncimin e fortë/ Kriminelë me makina të blinduara takuan politikanë me peshë, qyteti u fik!

Belind Këlliçi denoncon/ ?Po blihen vota me kërcënime?

Lajmet e fundit nga