Connect with Us

E quajti ikonë të krimit/ Elisabeta Imeraj kërkon “ndëshkimin” e Bashës

Aktualitet

E quajti ikonë të krimit/ Elisabeta Imeraj kërkon “ndëshkimin” e Bashës

Publikuar

-

E quajti ikonë të krimit/ Elisabeta Imeraj kërkon "ndëshkimin" e Bashës

Kreu i PD-së Lulzim Basha javën e kaluar ka shpërthyer në akuza ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.

Basha e quajti Imerajn ikonë të krimit.

Ndërkohë, nesër në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pritet të diskutohet kërkesa e  Imerajt, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për të dalë me një qëndrim publik të Këshillit në lidhje me akuzat publike ndaj figurës së saj.

Kujtojmë se, Basha dy herë brenda një jave sulmoi prokuroren Imeraj. Sipas kreut të PD-së, KPK nuk pati guxim ta shkarkojë Imerajn edhe pse përfaqësuesi ndërkombëtar i ONM prej 8 orësh e kërkoi këtë.

Kundërpërgjigja e Imerajt ishte e menjëhershme, e cila tha se Basha e sulmon për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës.

Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me Procedurë. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s’kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli. Jam prokuror i Republikës së Shqipërisë, dhe do bëj detyrën time, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, pavarësisht nga sulmet e botës së politikës, së krimit, apo të njerëzve të futur për arsye të ndryshme.

Shpifja për shkak detyre, fyerja publike, dhe kanosja për shkak detyre janë vepra penale, për të cilat do përgjigjeni sipas ligjit.  Reagimi kaq personal është mungese fisnikërie, është reagim i bërë nga një ish- i pandehur i hetuar, për pastrim parash, ikonë dhe simbol i shpëtimit nga drejtësia me procedurë“, u kundërpërgjigj Imeraj, “flakë për flakë” akuzave të Bashës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Të dehur në timon/ Arrestohen dy shtetas në Berat

Publikuar

-

Nga

Dhuna barbare në Krujë/ “Zgjohet” policia: Kanë nisur hetimet

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.Gj., 29 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

F.D., 69 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  Lefter Maliqi bën deklaratën e fortë/ Femrat police ngacmohen seksualisht nga drejtori i burgut

LEXO EDHE:  Zbulohen dokumentet false/ Thellohet skandali i tenderave për pastrimin e Tiranës

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin N.Q., 44 vjeç, banues në Skrapar, pasi në aktivitetin e tij u konstatuan pllaka guri dekorativ të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Me pranga në duar/ Ish-anëtari i “Agimit të Artë” u ekstradua nga Brukseli në Greqi

Publikuar

-

Nga

Me pranga ne duar, i shoqëruar nga forca policore është sjelle nga Brukseli, në aeroportin e Athinës, eurodeputeti dhe ish-anëtari i “Agimit të Artë”, Giannis Lagos të cilit PE i kishte hequr imunitetin para tre javësh dhe pasi është vendosur në arrest shtëpiak, është ekstraduar në Greqi sipas urdhër-arrestit të gjykatës greke.

Lagos është dënuar me 13 vjet e 8 muaj burg për “udhëheqjen e një organizate kriminale” gjatë gjyqit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” bashkë me liderët më të lartë të saj, në gjyqin më të rëndësishëm në historinë e Greqisë së pasluftës, por i është shmangur për 7 muaj e gjsymë burgosjes, duke përfituar nga statusi i eurodeputetit, raporton TCH.

Ai është çuar në burgun e Domokosë, ku vuajnë dënimet edhe liderët e tjerë te Agimit të Arteë si Nikos Mihaloliakos , Ilias Kasidhiaris, Panagitois Germnis etj. Sipas dosjes penale, Janis Lagos, ishte njeriu të cilit udhëheqësi i partisë neonaziste, Nikos Michaloliakos i kishte caktuar përgjegjësinë e grupeve të dhunshme të goditjeve.

Ishte ai, që sipas dëshmive, i ka dhënë urdhër liderit të grupit të Pireut të aktivizonte njerëzit e tij për të sulmuar këngëtarin antifashist, Pavlos Fyssas natën fatale të 18 shtatorit 2013, kur ai mbeti i vrarë nga neonazisti, Giorgos Rupakias.

LEXO EDHE:  Zbulohen dokumentet false/ Thellohet skandali i tenderave për pastrimin e Tiranës

LEXO EDHE:  Prokuroria reagon ndaj Ministrisë së Drejtësisë: Politikat penale janë zbatuar vetëm për disa vepra

Gjithashtu, Lagos ka qenë mbikqyrësi dhe urdhëruesi i disa sulmeve të dhunshme madje dhe tentativave për vrasje, midis tyre edhe ai ndaj disa peshkatarëve emigrantë nga Egjipti si dhe te sindikalistëve të Partisë komuniste greke në vitet 2012-2013. Siç ka theksuar zëdhënësja e qeverisë greke pas burgimit të tij, Greqia luftoi dhe dëboi helmin toksik të Agimit të Artë, ndërsa reagime ka pasur edhe nga forcat e tjera politike.

Ndërkohë, mbetet ende i pa arrestuar një prej udhëheqësve kryesorë të Agimit të Artë, Kristos Papas, që është zhdukur menjëherë pas gjyqit dhe është shpallur në kërkim, per t’u mbyllur edhe cikli i partisë neonaziste, që pas krizës ekonomike në 2010, per disa vite u bë forca e tretë politike në vend, si dhe pjess e parlamentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Eliminohen radhët e gjata”/ Rama publikon videon nga Drejtoria e Transportit Rrugor

Publikuar

-

Nga

Humbja e LSI në zgjedhje/ Rama: Nuk është më faktor

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon se si janë transformuar zyrat e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier dhe Lushnje. Rama shprehet se këto zyra ofrojnë rreth 197,000 shërbime në vit duke shmangur radhët e gjata.

“Ja si janë transformuar zyrat e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier dhe Lushnje, të cilat ofrojnë rreth 197,000 shërbime në vit, duke eliminuar radhët e gjata dhe shërbyer me shpejtësi e transparence”, shkruan Rama./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE