Connect with Us

Dënohet arbitri që anuloi golin e Ronaldos ndaj Serbisë

Sport

Dënohet arbitri që anuloi golin e Ronaldos ndaj Serbisë

Publikuar

-

Anulimi i golit të Ronaldos në minutat e fundit në sfidën Portugali-Serbi, i ka kushtuar rëndë gjyqtarit holandez, Mario Diks, i cili është hequr nga lista e gjyqtarëve kryesore që do të udhëtojnë drejt Europianit 2021.

Gjyqtari Diks, në sfidën Serbi-Portugali luajti një rol kyç në rezultatin e ndeshjes e cila përfundoi në barazim 2-2. Episodi ndodhi në minutën e fundit të takimit dhe ishin të shumta polemikat për atë rast.

Një vendim ekstrem ky nga federata holandeze e arbitrimit për gjyqtarin Diks, i cili nuk është pritur mirë nga fansat e futbollit, pasi dënimin e tij e lidhin me imazhin e Ronaldos, ku portugezi akuzohet si “i përkëdhelur” nga UEFA.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Roca më i miri nga legjionarët, por Reja vazhdon ta injorojë

Publikuar

-

Nga

Eduart Rroca rezulton futbollisti shqiptar më notën mesatare më të lartë për sa i përket këtij sezoni!

Kjo sipas faqes së specializuar të statistikave  “Sofa Score”, e cila ka renditur të gjithë lojtarët më të vlerësuar nga çdo vend Europian. Kushti në këtë hulumtim ishte që ata të kishin zhvilluar të pakën 20 ndeshje me klubet e tyre.

Kësisoj nga futbollisti shqiptar me vlerësimin më të lartë, rezulton Rroca, (nota 7.34). Vlen të theksohet fakti, se pavarësisht se 27-vjeçar, ka bërë paraqitje fantastike këtë sezon, ai ende nuk ka marrë një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Edi Reja.

Me 9 gola dhe 12 asiste në 26 ndeshje, Rroca u shndërrua në një lider te skuadra e Istanbulsporit. Ai ka qenë pjesë e formacioneve më të mira të javës 4 herë.

Ndërkohë për sa i përket Kosovës, lojtari më i vlerësuar rezulton Zymer Bytyqi, me notën mesatare 7.22.

LEXO TE PLOTE

Sport

Dështoi te Juventusi dhe Bayerni, ja ekipi i ri ku ka firmosur Dagllas Kosta

Publikuar

-

Nga

Mungon vetëm zyrtarizimi, Dagllas Kosta do të vijojë karrierën në Brazil te Gremio. 30-vjeçari, sezonin e fundit ishte i huazuar tek Bajerni i Mynihut nga italianët e Juventusit.

Pas eksperiencave të fundit jo fortë pozitive, Kosta mesa duket ka vendosur të rikthehet në Brazil.

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresi, akordi mes palëve është arritur, teksa zyrtarizimi pritet të ndodhë në 72 orët e ardhshme.

30-vjeçari ka pranuar një ulje të konsiderueshme të pagës, për t’iu bashkuar ish-klubit të tij, ku shkëlqeu në fillimet e veta.

LEXO TE PLOTE

Sport

Llogaritë, ja si Teuta shpallet kampione e Superligës

Publikuar

-

Nga

Teuta është tri pikë e shkëputur në krye kur mbeten edhe tri ndeshje për t’u luajtur dhe natyrisht që durrsakët kanë më shumë shanse për t’u shpallur kampionë nga rivalët direktë.

Por, të hënën në orën 17:00 në “Niko Dovana”, do të kenë një duel për titull ndaj Partizanit. Në lojë tashmë futen llogaritë dhe “djemve të detit” u vuloset gjithçka nëse mundin “demat”. Megjithatë, mjafton të mos humbasin kundër të kuqve për të ruajtur diferencën +3.

Barazimi është si fitore në të tilla pozita, por rreziku mund të mbetej sërish, nëse Laçi i vendit të tretë fitonte ndaj Tiranës. Nëse Teuta merr një pikë me Partizanin dhe kurbinasit mposhtin bardheblutë, atëherë do të kishim këtë renditje: Teuta 63, Partizani 60, Laçi 60.

Në javën e 35-të durrsakët përballën në transfertë me kurbinasit, por sërish aty kanë shansin të luajnë për një pikë.

Në skenarin më të keq, këto llogari mund të komplikohen edhe më shumë, nëse durrsakët humbin me të kuqtë, sepse po u barazuan me pikë me “demat”, janë këta të fundit më të avantazhuar me ndeshjet direkte.

LEXO TE PLOTE