LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çelsi-Porto, formacionet zyrtare / Tuhel djeg Verner, portugezët i besojnë atij që eliminoi Juventusin

13 Prill 2021, 18:44, Sport CNA
Çelsi-Porto, formacionet zyrtare / Tuhel djeg Verner, portugezët i

Porto arriti të bënte një mrekulli teksa eliminoi Juventusin për të siguruar praninë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Sot, portugezët do të kërkojnë një tjetër teksa ndeshjen me Çelsin në fushën e kësaj të fundit.

Londinezët kanë fituar në tarnsfertë ndeshjen e parë dhe për të ruajtur avantazhin e ndjeshëm 2-0 kanë edhe një armë më snumë, me Tiago Silvan që kthehet në formacionin e Tuhel, i cili ka preferuar Pulishiç para Verner në sulm.

Ndërsa në radhët e skuadrës së drejtuar nga Serxhio Konseisao, rishfaqet Serxhio Oliveira, futbollisti i cili vendosi kualifikimin ndaj Juventusit.

Çelsi (3-4-3): Mendi; Azpilikueta, Tiago Silva, Rudiger, Xhejms, Kante, Zhorzhinjo, Çilluell; Pulishiç, Havertz, Maunt.

Porto (4-5-1): Markesin; Manafa, Pepe, Mbemba, Sanusi; Korona, Uribe, Grujiç, Serxhio Oliveira, Otavio; Marega

Lajmet e fundit nga