LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bashkë me 25 Prill për të mbrojtur demokracinë”/ Këlliçi përcjell mesazhin e Opozitës

13 Prill 2021, 08:17, Politikë CNA
“Bashkë me 25 Prill për të mbrojtur

Belind Këlliçi, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, ndërsa vijon fuqishëm fushatën elektorale në kryeqytet,  ka komentuar  atmosferën brenda kampit opozitarë.

Sipas të njëjtit, “kampi opozitar” është numerikisht më i madh se subjektet politike e rreshtuara në opozitë.

?Opozita janë njerëzit, qytetarët, çdokush i keqtrajtuar nga qeveria, cilido që paguan taksa dhe nuk merr shërbime. Në opozitë me Qeverinë është çdo qytetar i vjedhur, i fyer në inteligjencë nga propaganda, i lënë për orë të tëra në radhë për një dokument.

Në kampin opozitar qëndrojnë të gjithë qytetarët taksapagues që presin, por nuk marrin shërbime.

Të gjithë ata që u detyruan nga rrethanat të largohen në mërgim. Pra, me “kamp opozitar”, unë kuptoj një bashkim mbarëshoqëror, që synon ndryshimin më 25 prill në mbrojtje të demokracisë?, është shprehur Këlliçi.

Sipas Këlliçit, Opozita politike, në këtë rast PD dhe Aleanca për Ndryshim, kërkojnë që asnjë votë e të pakënaqurve ndaj Rilindjes, të shkojë për partiçka që shtiren si opozitë por financohen nga PS.

?I referohem sajesave politike, që nëpërmjet makinacioneve, kërkojnë të ndalojnë të pakënaqurit të bashkohen e organizohen me një qëllim?, është shprehur ndër të tjera Këlliçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga