Connect with Us

Basha e ka ftuar në debat publik/ Rama zbulon arsyen pse nuk ka pranuar

Politikë

Basha e ka ftuar në debat publik/ Rama zbulon arsyen pse nuk ka pranuar

Publikuar

-

Basha e ka ftuar në debat publik/ Rama zbulon arsyen pse nuk ka pranuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka ftuar disa herë për përballje publike në çfarëdo emisioni, por kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar asnjëherë.

Mbrëmjen e sotme Rama ka treguar se përse nuk e ka pranuar ftesën e Bashës, teksa ka ironizuar thellë këtë të fundit.

Kreu i qeverisë deklaroi në emisionin “Përballë” se Basha nuk është përgjegjës për atë që thotë, ndërsa pretendon se atë e imponojnë persona të tjerë.

Nuk di të ketë pasur ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare debat mes kryeministrit dhe rivalëve. Nëse është traditë dhe unë e kam thyer… Do të duhej të ishte vërtetë përballë një lider që do të ishte tërësisht përgjegjës për atë që thotë dhe atë që bën, jo një lider që i ka fshehur nga ekranet ata që e imponojnë dhe që mund ta fshijnë nga ekrani për 30 sekonda”, theksoi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Shqipëria mbështet paqen në rajon

Publikuar

-

Nga

Meta uron besimtarët për Fitër Bajramin dhe i bën thirrje për të mbrojtur demokracinë

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

Sipas Metës, Shqipëria do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”, shkruan Meta në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma dhe bandat/ Pse heshti deputetja e Bashës kur mori ofertat e krimit?

Publikuar

-

Nga

Grida Duma, e cila arriti të merrte mandatin për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit, ka folur sërish për banda dhe oferta.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Grida Duma ishte drejtuese politike në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, ku PD humbi edhe pse konsideroheshin si bastione të saj.

Pas humbjes Duma, është shfaqur duke folur për banda dhe oferta.

Të njëjtën deklaratë e ka përsëritur edhe mbrëmë në një emision televiziv, në Syri Tv.

E kam parë me sytë e mi atmosferën, se çfarë do të thotë kur një burri shteti i vjen oferta për të marrë peng biznesin, administratën për të përfshirë krimin, por që e refuzoi.  Edhe sot, Basha e ka pasur këtë mundësi.

Të vijë në pushtet përmes bandave, ka pasur oferta.

Nëse ka një pikë pozitive që duhet që Partia Demokratike të jetë krenare, është që ka një kryetar që nuk bashkëpunon me bandat për të ardhur në pushtet,”- është shprehur Duma.

Po cilat janë bandat? Pse Grida Duma nuk i ka dërguar në Prokurori, që në kohën kur i ka marrë këto oferta dhe ia ka prezantuar Lulzim Bashës?

PD dhe Lulzim Basha, çdo ditë dalin e thonë, se u janë vjedhur votat se është bërë masakër elektorale, por nuk japin prova, vetëm deklarata politike.

LEXO EDHE:  Me çfarë duhet të kurohen të infektuarit?/ Berisha: Ilaçi i përgjithshëm është largimi i Edi Ramës

LEXO EDHE:  Largimi nga PD-ja/ Bregu: Unë nuk kam dalë, na hoqën

Grida Duma del dhe thotë se nuk i fituan zgjedhjet, pasi nuk pranuan ofertat e bandave.

Nëse janë reale këto që thotë, Duma, nëse ajo ka njohur banda, banditë dhe ofertat e tyre, por ka heshtur dhe nuk i ka denoncuar në organet e drejtësisë, atëherë duhet të jetë e para zonja Duma që duhet të hetohet.

Pas saj edhe Lulzim Basha, duhet të japë llogari para drejtësisë.

Se s’ mund të flasësh ditë e natë për banda, pazare dhe oferta dhe të vazhdosh sikur mos  të ketë ndodhur asgjë.

Grida Duma ose duhet të mbajë përgjegjësi për atë që deklaron dhe të japë prova tek organet e Prokurorisë, ose duhet të thotë që gënjen dhe mashtron, se s ‘ka takuar kurrë banda dhe se nuk ka marrë kurrë oferta prej tyre.

E kanë bërë standart të dalin në media e të përhapin terror në opinionin publik dhe më pas të hiqen sikur s’ka ndodhur asgjë.

Grida Duma, bën sikur s’ka thënë, asgjë, policia dhe prokuroria ,sikur s’kanë dëgjuar asgjë dhe gjithçka mbetet pa përgjegjësi thjesht në kuadrin e deklaratave politike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Publikuar

-

Nga

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, do të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë ku do të takohet me homologun e tij Armend Mehaj.

Ministria e Kosovës njofton se takimi do të fillojë në ora 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas do të ketë deklaratë për media.

Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi do ta presë Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE