LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Axhenda e javës së 28-të, ja kur luhen sfidat

13 Prill 2021, 06:59, Sport CNA
Axhenda e javës së 28-të, ja kur luhen sfidat

Federata Shqiptare e Futbollit, ka zbardhur ditën e sotme axhendën e plotë për javën e 28-të të Kategorisë Superiore. Kjo javë do të ngrejë siparin ditën e shtunë në orën 16:00, ku janë planifikuar të zhvillohen 2 përballje tepër interesante, ajo mes Kukësit dhe Tiranës si dhe Partizanit-Kastriotit.

Java e 28-të, që përkon edhe me fillimin e fazës së katërt, do të kulmojë ditën e diel me 3 përballjet e tjera. Në orën 13:00, në stadiumin ?Loni Papuçiu? është planifikuar të zhvillohet takimi mes Apolonisë dhe Vllaznisë, teksa në orën 16:00, do të zhvillohen 2 sfidat e tjera, Skënderbeu-Teuta dhe Laçi-Bylisi.

KATEGORIA SUPERIORE ? JAVA 28

E shtunë, më 17 prill 2021
Ora 16:00 | Kukësi-Tirana (Stadiumi ?Elbasan Arena?)
Ora 16:00 | Partizani-Kastrioti (Stadiumi ?Air Albania?)

E diel, më 18 prill 2021
Ora 13:00 | Apolonia-Vllaznia (Stadiumi ?Loni Papuçiu?)
Ora 16:00 | Skënderbeu-Teuta (Stadiumi ?Skënderbeu?)
Ora 16:00 | Laçi-Bylisi  (Stadiumi i Laçit)

Lajmet e fundit nga