Connect with Us

Audio-Denoncimi i “Stop”/ Studentëve i kërkohet të votojnë Luçiano Boçin

Denoncim

Audio-Denoncimi i “Stop”/ Studentëve i kërkohet të votojnë Luçiano Boçin

Publikuar

-

Audio-Denoncimi i "Stop"/ Studentëve i kërkohet të votojnë Luçiano Boçit

Një status në Facebook i Petrit Vasilit udhëzon elektoratin në Vlorë, që të votojë vajzat e veta, duke faktuar kështu prishjen mes LSI-së dhe Luan Ramës, që kryeson listën e kësaj force politike në Vlorë.

Pak ditë më parë edhe Monika Kryemadhi tha se poezitë do t’ia linte Luan Ramës.

Emisioni investigativ “Stop” ka siguruar një audio, ku dëgjohet një vajzë nga stafi elektoral i Luçiano Boçit, që i kërkon votën një studenteje, në mënyrë që të ketë një mik në Universitet.

LEXO EDHE:  Doli kundër Kryemadhit/ Manjani ironizon deputetin e LSI-së

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit/ Një aferë korruptive dhe kriminale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ka të paktën pesë vite, që disa media me investigimet dhe raportimet e tyre, më pas të cilave iu është bashkuar edhe Opozita, kanë raportuar një nga skandalet më të mëdha korruptive dhe kriminale të bëra nga një qeveri shqiptare, siç është inceneratori i Elbasanit.

Një investigim mediatik i bërë nga BIRN, nga CNA.al dhe disa media të tjera të cilat më pas, shumica e tyre filluan të heshtnin. Dhe Opozita, çuditërisht për shumë kohë heshti.

Më pas filluan dhe zërat e saj, por në një moment edhe PD-ja foli, por jo gjithë Opozita. Sepse në kohën e dhënies së inceneratorit të Elbasanit, ministria e Mjedisit në atë kohë drejtohej nga LSI, nga ish-ministri Lefter Koka, i cili më pas u largua nga kjo parti dhe iu bashkua socialistëve.

Pse është një aferë korruptive dhe kriminale e një qeverie?

Është mjaft e thjeshtë për t’u shpjeguar me tre pika. Kjo, për faktin se ligji i koncesioneve kërkon që një kompani koncesionare, në momentin që firmos një kontratë, minimalisht do t’i kërkohet ekspertiza, eksperienca dhe aftësia financiare.

Kur bëhet një ofertë e pakërkuar, pra PPP, qartazi kompania duhet t’i plotësojë këto tre pika, por edhe t’i konfirmojë para se të formoset kontrata.

Me çfarë kemi të bëjmë në rastin e Elbasanit?

Kemi të bëjmë me një kompani, Albtek Energy, e themeluar në mes të korrikut 2014, që pas disa javësh merr kontratën koncesionare me Ministrinë e Mjedisit, dhe më pas këtë kontratë konmcesionare e dorëzon si barrë siguruese tek një bankë e nivelit të dytë, dhe shkon të ndërtojë inceneratorin e Elbasanit, me paratë që i jep Qeveria shqiptare.

Thamë, duhet të ketë tre pika kryesore.

Së pari, aftësitë financiare.

Sipas të dhanëve zyrtare, kompania Albtek Energy nuk ka kapacitetet financiare. Është një kompani e themeluar në korrik të 2014-ës, me kapital vetëm 100 mijë lek të reja. Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit dhe vetë ky i fundit, në kompanitë e tyre zinxhirë nuk duken të kenë disa miliona euro. Nuk po themi se duhej të kishin 22 milionë euro, pra 100% të vlerës, por një sasi e caktuar e parave do të duhej të ishte në gjendje në kompaninë që ata kishin themeluar, për të ndërtuar këtë incinerator. Pra, atë të Elbasanit.

Ka pasur zero lekë. Kjo sipas të dhënave zyrtare të asaj kohe, të deklaruar në Qendren Kombëtare të Biznesit.

Shkojmë tek pika e dytë, eksperienca.

Pra, kur t’i do të marrësh një kontratë koncesionare, për të ndërtuar një objekt të tillë, i cili vlen disa dhjetëra milionë euro, duhet të kesh një eksperiencë të caktuar. Pra, duhet të kesh kryer në momentin e firmosjes së kontratës disa punime të ngjashme. Një, dy, tre apo katër objekte të tilla. Sepse kontrata firmosej me Albtek Energy.

Në momentin që kjo kontratë firmoset, kjo firmë shkon dhe kontrakton një kompani italiane, dhe ndoshta “pelivanët” e politikës dhe të prokurorisë, deri tani e kanë sjellë si argument që ka një eksperiencë, kompania që ka sjellë inceneratorin e Elbasanit, apo ka kryer punimet.

Në fakt kompania që ka sjellë inceneratorin e Elbasanit, është një furnitore nga Italia. Nuk është kompania që ka firmosur kontratën.

Kontrata është firmosur nga kompania Albtek Energy, e cila ka zero eksperiencë në fushën e inceneratorëve dhe trajtimin e mbetjeve, deri në momentin që ka lidhur kontratën me qeverinë shqiptare.

Dhe më tej punimet janë kontraktuar nga kompania ITS (Integreted Energy Services) e Klodian Zotos, i cili deri në atë kohë nuk ishte marrë me asgjë tjetër, vetëm me matësat e ujësjellësave apo me kompani zinxhir, që lidheshin me çështje rrjetesh, fibrash optike të lidhura me Mirel Mërtirin, e të tjera si këto. Pra, edhe pika e dytë bie.

E treta është ekspertiza. Pra, që lidhet me eksperiencën.

Kush janë personat? Inxhinierët? Teknikët? Ata “strategë” që do të kryenin këtë vepër? Edhe këta mungojnë.

LEXO EDHE:  Doli kundër Kryemadhit/ Manjani ironizon deputetin e LSI-së

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Kryemadhi zbulon dy zonat e kandidimit, këto janë emrat që do të jenë në Tiranë

Pra, të treja pikat që thotë ligji i koncesioneve, apo që përdor Qeveria, në këtë kontratë nuk janë plotësuar në asnjë rast të vetëm dhe për asnjë arsye.

Edhe pse ligji e thotë qartë që “një+një, bëjnë dy”, apo si në rastin tonë ku “një+një+një, bëjnë tre” dhe s’ka asnjë hapësirë keqkuptuese dhe të gjitha pikat janë shkelur dhe kjo është një aferë e qartë korruptive dhe kriminale, “tentakulat” e të cilave duhet t’i zbulojnë institucionet përgjegjëse. Pikërisht SPAK-u.

Albtek Energy ka bërë një kërkesë në Ministrinë e Mjedisit, në atë kohë e drejtuar nga LSI, ka marrë një kontratë, kontratën e ka çuar në bankë. Banka Ii ka dhënë një shumë parash, pasi e ka bllokuar këtë kontratë në favor të saj dhe deri këtu diçka duket se ka vetëm një shkelje. Pra, pjesën që nuk plotësohen pikat e ligjit për koncesionet. Mungon eksperienca, mungon ekspertiza dhe kapacitetet financiare.



Por, firma shkon dhe i gjen në një bankë, pasi ka marrë një kontratë nga qeveria shqiptare dhe kjo zgjidhet nga një barrë siguruese, në një bankë të nivelit të dytë.

Por, kush i paguan këto para, kur kompania nuk ka mundësi financiare?

Pra, kush e paguan këstin e kredisë? Se në momentin që merr një kredi me miliona euro siç është në rastin e Albtek Energy, të incenerarotit të Elbasanit, do të duhet të fillosh të paguash këstin, i cili shkon nga 500 apo 700 mijë euro në muaj.

Dhe në këtë rast sërish ka një tjetër skandal.

Kalojnë pak muaj dhe është Qeveria shqiptare që i paguan paratë kompanisë Albtek Energy, sipas kontratës.

Pra, në rastin e PPP-së, të Elbasanit, nuk kemi një investim nga një kompani e cila ka ekspertizën, ka eksperiencën dhe fuqi financiare, për të filluar një investim. Por, ka marrë një kontratë në momentin që ka pasur zero lekë, ka pasur zero eksperiencë, dhe zero ekspertizë. Dhe më pas ka filluar hap pas hapi të shkojë në bankë, të bëjë kontrata me palë të dyta, me furnitorë, dhe këto para për ndërtimin e inceneratorit, i paguan qeveria shqiptare.

Por, pse duhej të fillonte Qeveria shqiptare të paguante lekët?

PPP-ja ka një parim. Shteti apo Qeveria nuk ka para, e ndërton privati, dhe pas një kohe të caktuar, është Qeveria që fillon e disburson paratë.

Në rastin e kontratës koncesionare të Elbasanit, është e zeza mbi të bardhë. Ka çdo provë, çdo gjurmë afere kriminale dhe korruptive. Se incenerarorit i Elbasanit është ndërtuar me paratë e Qeverisë shqiptare, e cila ka filluar pas pak muajsh të paguajë menjëherë lekë, që janë përdorur pa asnjë diskutim nga kompania për të disbursuar kredinë, për të paguar interesat, e të tjera si këto.

Nuk ka pasur ekspertizë, dhe nuk ka pasur eksperiencë. Të gjitha janë të provuara me dokumente dhe gjurmë të lënë në Ministrinë e Mjedisit, në bankën e nivelit të dytë, në Qendrën Kombëtare të Bizneit, dhe mjaftojnë këto dokumenta dhe përballja e tyre me ligjin e koncesioneve, të cilat tregojnë se Ministria e Mjedisit ka firmosur një kontratë, që është një abuzim kryekëput. Një kontratë kriminale, korruptive në kurriz të shqiptarëve, të cilët me taksat e tyre paguajnë një incinerator, të ndërtuar nga një kompani, e cila nuk kishte as para, as eksperiencë dhe as ekspertizë./CNA.al

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Skema korruptive e inceneratorëve në Shqipëri/ Kompania koncesionare pranon skandalin

Afera e shekullit/ Korrupsioni i inceneratorëve “blen” heshtjen e SPAK?

Afera korruptive e inceneratorëve/ “Tre dosje flenë në SPAK”

Pronarët e inceneratorëve, miliarda lekë në kompani zinxhir nga taksat e shqiptarëve

Koncesionet e inceneratorëve/ Thellohet skandali, zbardhen shkeljet

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skandali/ Si përfitoi Klodian Zoto miliona euro nga ujësjellësat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Klodian Zoto, pronari i kompanisë ITS, (Integreted Technology Services), e cila qëndron në majën e piramidës së kompanive që kanë marrë me konçesion inceneratorët në Shqipëri, duket se ka shtrirë “tentakulat” edhe në të tjera tendera, të Rilindjes.

Mesa duket “tentakulat” e Klodian Zotos janë shtrirë edhe tek ujësjellësat.

Pra, kur flasim për Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallen, nuk po flasim vetëm tek 22 milion eurot e  inceneratorit të Elbasanit, për  28 milion eurot e inceneratorit të Fierit, apo për 128 milion eurot e inceneratorit të Tiranës.

Si përfunduan ujësjellësat në “duart” e Klodian Zotos

Menjëherë pas ardhjes së Rilindjes në pushtet kanë lëshuar tentakulat e tyre në shumë bashki të vendit, kryesisht në Berat, në Fier, Tiranë, por edhe në Korçë.

CNA.al ka kryer një investigim të zgjeruar në lidhje me futjen e Klodian Zotos, tek ujësjellësat nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësave. Një histori që ka filluar me Ujësjellësin e Korçës.

Janë kontrata të lidhura për “Për Financimin dhe Instalimin e një sistemi elektronik për matësit e ujit”. Klodian Zoto dhe kompania e tij, ITS, së pari ka shkuar në Korçë, ku kanë instaluar matësa, me vlerë gati 6 milionë dollarë. ( Lexo këtu)

Pas Korçës, me 6 milionë euro, nuk ka shpëtuar as Ujësjellësi i Pogradecit.

Dhe kush mendon se do të ngelej me kaq, “tentakulat” e Klodian Zotos së inceneratorëve nëpërmjet lojës me projekte pilote për vendosjen e matësave të ujit me sistem elektronik kanë shkuar në Fier. 

Një projekt, i cili ishte disa fish më i shtrenjtë sesa në Korçë.

Në Fier, ka filluar një projekt pilot, por është lënë rrugës. Miliona euro të hedhura kot, nga ujësjellësi, për matësa të cilët pas disa vitesh, pas dy ose tre vitesh kur ka filluar projekti pilot me Ujësjellësin e Fierit, nuk kanë funksionuar. Janë gjetur të mbushur me baltë. Pra, miliona euro të ikura dëm.

Më pas, po e njëjta kompani, vjen edhe në Tiranë, ku janë marrë rreth një million euro në Bashki, për matësva wirless, standardet dhe cilësia e të cilëve lë mjaft për të dëshiruar. Pa folur për çmimin, i cili është disa herë më i lartë sesa tregu. ( Lexo këtu)

Pra, një tender prej afro 1 miliard lëkesh i është dhënë kompanisë “Integrated Technology Services – Energy 2 SRL”.

LEXO EDHE:  Petrit Vasili publikon propozimet e LSI-së për paketën fiskale të 2018-ës

LEXO EDHE:  Pas përplasjeve me Vasilin/ Luan Rama rikthehet në Vlorë: Rezultati nuk na e shpërbleu punën

Në faqen zyrtare të kësaj kompanie thuhet se përgjatë periudhës 2019-2020, ka marrë tender për matësa elektronike, me vlerë 757,830.34 euro.

Paratë që kanë paguar shtesë qytetarët e kryeqytetit tek Ujësjellësi i Tiranës, në vend që të sillnin 24 orë ujë nëpër rubinetet e tyre, po shkojnë në xhepat e Klodian Zotos.

Shkojmë më tej në Berat.

Në Bashkinë e Beratit gjithçka ka filluar rreth tetorit të vitit 2013.



Klodian Zoto i ITS-së, shkon dhe pas negociatash, Bashkia e Beratit merr një kredi nga Venetto Bankë, rreth një milion euro për matësa wëirless.

Matësa këto të cilat do të vendoseshin në këtë qytet, por do të kishte dhe një të ashtuquajtur sallë operative, dhe kontrolli apo menaxhimi si dhe kostot e matësave dhe rrjetit të transmetimit.

Salla në të vërtetë ka qënë një ambient me tre televizorë LED, që nuk kushtojnë më shumë se dy apo tre milionë lekë të vjetra dhe disa kompjutera të cilët kontrollonin të ashtuquajtur rrjet, që jepet si zigjidhje nga ITS-ja, e Klodian Zotos. ( Lexo këtu)

CNA.al ka publikuar edhe kontratën e cila mban firmën e Fadil Nasufit, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Beratit, i cili është dhe personi që ka kërkuar kredinë për të bërë investimin në këtë institucion.

Shkeljet dhe abuzimet janë konstatuar edhe nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Gjithçka duket e qartë. Tentakulat e inceneratorëve kanë qënë të  shtrirë më parë edhe tek ujësjellësat. Kanë qënë të shtrirë edhe në Korçë. Kanë shkuar në Pogradec, në Fier, në Berat. Dhe tani janë edhe në Tiranë.

Për ata që mendojnë se thjeshtë dhe vetëm gjithçka ka ndodhur me inceneratorët, dhe ai është i vetmi burim të ardhurash, gabojnë.

Klodian Zoto ka përfituar të tjera miliona euro në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, edhe nëpërmjet ujësjellësave./CNA.al

Skandali/ Inceneratorët e koncesionit 128 milionë euro, reklama mediatike me taksat e shqiptarëve

Skandali/ Inceneratorët e koncesionit 128 milionë euro, reklama mediatike me taksat e shqiptarëve

Ujësjellësi i Tiranës 1 miliardë lekë për Klodian Zoton/ Zgjerohen “tentakulat” e njeriut të inceneratorëve

Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Rrahin dhe kërcënojnë 78 vjeçaren/ Nusja e djalit fëmijëve: Goditeni me gur, unë do e helmoj

Publikuar

-

Nga

Nusja e shtëpisë kthehet jo vetëm në tmerrin e vjehrrës, por edhe të të gjithë fshatit. Në Fiks Fare u ankuan banorët e fshatit Poshnje në Dimal të cilët thanë se nëna e katër fëmijëve bashkë me të shoqin, fyen, kërcënon dhe dhunon gjithë lagjen, për më tepër vjehrrën e saj 78 vjeçare.

Madje përveç ofendimeve nga më të ndyrat situata ka agravuar edhe në konfliktime fizike. Para kameras së Fiksit banorët e Poshnjes tregojnë se mjafton të kalojnë në rrugë apo të dalin në oborr të shtëpisë dhe drejt tyre vërshojnë ‘lumë’ ofendimesh nga çifti Shuli. Të gjitha këto konflikte dhe ofendime sipas banorëve janë pa asnjë shkak. Një e moshuar me lot në sy tregon se si dhunohet e ofendohet plaka 78 vjeçe e më pas tregon konfliktin që dhe djali i saj ka patur me nusen e shtëpisë.

Por gjendja ka agravuar me nusen tjetër të familjes e cila i del në mbrojtje vjehrrës, por që ë shtë goditur me thikë nga kunati i saj. ” Nuk e denoncova se nuk e kisha burrin këtu dhe do më thoshte pse ma fute vëllain në burg” tregon ajo. Banorët tregojnë se e kanë raportuar disa herë rastin në polici, por që dëri më sot nuk është marrë asnjë masë.

Ndërsa e moshuara 78 vjeçarja Alije Shuli në një intervistë për Fiksin tregon se edhe pse e ndarë nga djali dhe nusja, jetojnë në të njëjtën çati ku e moshuara ka dhomën e vet. Ajo aty gatuan e jeton ” nuk u kam rënë kurr në qaf” shprehet ajo. Tregon se më shumë rri e mbyllur në dhomën e saj, pasi ka frikë se nusja mund ta helmojë. Ajo pohon se kjo e fundit mëson fëmijët se si ta gjuajnë me gur, ndërsa vetë nusja bashkë me djalin nuk e kanë kursyer dhunën fizike kundrejt saj. Në një audio të dhënë nga emisioni Fiks Fare nëna me një ton të lartë dhe një fjalor aspak normal për fëmijë nën moshën 8 vjeç, i mëson ata sesi ta gjuajnë gjyshen e tyre dhe të gjithë banorët e tjerë me gurë në kokë. ” Të merrni një gur , e të godisni në shenjë mu në kokë, t’ja çani kokën. Ua kam dhënë lejen, se nuk me rr… lesht për këto lavire e prostituta” u shprehet ajo fëmijëve minorenë. Ndërkohë në fund po fëmijëve nëna u pohon se do ta helmoj gjyshen e tyre.

Fiksi kërkoi edhe një prononcim nga nusja, Zabina Shuli, e cila pohon se vjehrra e saj i rreh fëmijët dhe ky ka qenë shkaku i zënies së tyre, por mohon kategorikisht të ketë ushtruar dhunë fizike mbi të dhe as burri i saj. Ndërsa pyetjes së gazetarës po me banorët e fshatit për çfarë konfliktohet, e reja përgjigjet se e kanë ngacmuar ata të parët ” kruhen vetë”. Ajo me gjakftohtësi shprehet se nesë vjehrra i prek fëmijët e saj me dorë ajo nuk do e lejojë kurr një gjë të tillë” nesë ajo i godet , unë nuk do mbaj sehir” shprehet Zabina. Më pas e pyetur për kërcënimin e helmimit të vjehrrës e reja përgjigjet “Nuk i ndyej duart me të unë”.

LEXO EDHE:  Kryemadhi injoroi Bashën në Kuvend/ LSI pranon përçarjen me PD

LEXO EDHE:  Studentët e Drejtësisë përfundojnë tek Liceu/ Detajet që u mbajtën larg mediave pas tërmetit

Fiks Fare u interesua edhe pranë Shërbimit Social në Bashkinë Dimal, ku përgjegjësja e Nerita Heqimi mohon kategorikisht dijeninë për dhunë ndaj 78 vjeçares. “Ne jemi në dijeni për gjedjen e keqe ekonomike të familjes Shuli dhe e trajtojmë me ndihmë sociale , plus kemi dhënë edhe ndihma të tjera për ta. Por për ushtrim dhune nuk jemi në dijeni dhe plaka ditën që kemi vajtur si zemra e çdo nëne na ka kërkuar ta ndihmojmë me çfarë të mundemi familjen e djalit të saj”.

Ajo shpjegon se nëse ka rast dhune referohet në polici e më pas shërbimi sociale ndërhyn. Sëbashku me gazetarët e Fiksit përgjegjësja Heqimi i drejtohen komisariatit ku mësojnë se aty është edhe 78 vjeçarja . Kjo e fundit është shoqëruar nga specialist i policisë së zonës pas shkuarjes së Fiksit. Vetë shefi i policisë mohon të ketë pasur denoncime për këtë familje, por e ndërpret SPZ i cili pohon se kanë pasur konflikte , por janë zgjidhur pa u agravuar situata. Pasi e moshuara bën deklaratën në polici është vetë shefi i policisë që zotohet se do të shoqërohen në komisariat edhe nisja me djalin.



E pyetur nga ana e Fiksit se cila do jetë zgjidhje për këtë 78 vjeçare, përgjegjësja e Shërbimit Social Dimal shpjegoi se procëdura që ndiqet në këto raste do jetë ezaurimi me fëmijët e tjerë nesë duan ta mbajnë nënën, në të kundërt do marrë masa shërbimi social për strehimin e 78 vjeçares.

* * *
Nëna mëson fëmijët t’i gjuajnë me gurë gjyshes dhe komshinjve

Nëna- Sa herë të kam thënë , po më rr… l… mua kushdo qoftë këtu. Për cfarë nuk e qëllove t’i çaje trutë?Pse e lejove dhe kaq? Sa hërë të kam dhënë lejë që njeri po të preku me gojë , shanci më me dorë nuk do jetë me ato prostituta, që i gjithë fshat prostitutash është këtu. Pse nuk i qëllove ti t’i çaje kokën? Pse nuk i çuat të dyja me plisa guri t’i çaje kokën? Pse? Pse e lejon veten me atë që të qëllon kur unë nuk jam në shtëpi?

Moj më rr…. l… nëna mua edhe kushdo qoftë mbas nënës. Unë të kam dhënë leje, këto lavire, këto kurva , këto prostituta, këto që i ka të gjitha ndryrësirat mbi kurriz, pse nuk i çave kokën? Ty ta kam dhënë lejen, nga unë e ke rrugën e hapur ta dëgjojë një botë e gjithë. Apo të vras ty unë për këto kurvat e lagjes që ma rr… lart e poshtë mua këto, ma rr… lartë e poshtë se nuk rrah kalamaqët për këto kurvat e lagjes.

Të kam porositur njëmijë herë kush prostitutë nga këto të lagjes t’u preki me dorë e merrni në shenjë e t’i qëlloni mu në kokë , t’i çani kokën!Sa herë të iki unë një llaf i vogël të dëgjohet do marrësh një plis kaq, do ta vësh me shenjë dhe do t’i biesh. Do ta kapësh në kokë po ma hanë p… këto mua se janë lavire të gjitha. DO T’I MARR HELM, DO TA HELMOJ!/TCH

LEXO TE PLOTE