LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për eliminimin e dy deputetëve/ Meta: Basha është zëdhënësi i Rilindjes

13 Prill 2021, 07:15, Politikë CNA
Akuzat për eliminimin e dy deputetëve/ Meta: Basha është

Ilir Meta, sa ishte në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim herë është ?shitur? herë tek Partia Demokratike dhe herë tek Partia Socialiste.

Të njëjtën linjë e ka mbajtur edhe si President, pasi LSI-në ka zgjedhur ta udhëheqë nga zyrat e Presidencës.

Kujtojmë se menjëherë, pasi është zgjedhur President është hedhur në sulm ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste në Integrim, Ilir Meta me 8 Qershor 2017, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ka kryqëzuar kreun e PD-së Lulzim Basha.

Sipas tij Basha përfaqëson Rilindjen më mirë se çdo rilindas tjetër.

“Nuk kam asnjë problem me zotin Rama dhe Basha ka një problem me zgjedhjet e 25 Qershorit 2017. Rama dhe Basha janë bashkë kundër sistemit demokratik?, është shprehur Meta në emision.

Pak ditë më vonë, Meta nga pozicioni i Presidentit me 12 Qershor 2017, foli hapur në studion e emisionit ?Të Paekspozuarit? në News 24, kur hodhi akuza kundër Bashës, se kishte pasur edhe raste të tjera përveç 17 Majit, kur kanë bërë marrëveshje të fshehta kundër tij.

?Mund të them, se raporte dhe marrëveshje të fshehta midis tyre ka pasur vazhdimisht në të kaluarën, siç kanë qenë ato për të më goditur mua me inskenime, si rasti Doshi-Fufi, që nuk kishte asnjë lidhje.

U përdor Partia Demokratike për të bërë zhurmë në të gjithë botën, që unë doja të eliminoja dy deputetë. Njëkohësisht edhe rasti CEZ-DIA ku praktikisht z. Basha u bë zëdhënësi kryesor i fabrikimeve që shkonin nga zyrat e Rilindjes, këto me fakte të pavërteta, që synonin goditjen time, por njëkohësisht edhe goditjen e z. Berisha që ishte kryeministër në atë periudhë?, është shprehur Meta, i cili sot hiqet sikur po përkrah Bashës.

Pasi e ka diskretituar në vitin 2017, sot tenton t?i marrë nga duart drejtimin e Opozitës, duke e lënë në hije, me anë të incidenteve dhe përplasjeve që ai krijon herë pas here dhe deklaratave në emër të Opozitës./CNA.al

Lajmet e fundit nga